Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Fundi i idilit pėr sigurinė e bankave


Mbyllja e Bankės Kreditore tė Prishtinės do tė ngrejė njė varg dilemash ndaj sistemit bankar tė vendit, qė deri pardje u konsiderua pa tė meta dhe shumė i sigurt. Deshėn nė BPK tė pranojnė kėtė apo jo, mbyllja e saj shėnoi fundin e njė idili pėr sigurinė e plotė tė mjeteve tė depozituara nė banka


Astrit Gashi

Prishtinė, 15 mars 2006 - Klientėt e bankave, nga e hėna me gjasė do tė bėjnė gjumė mė pak tė rehatshėm se deri mė tani. Tash e tutje secili nga ta mund tė shohė nė ėndėrr veten duke shkuar nė mėngjes nė bankė pėr tė kryer ndonjė punė dhe ta gjejė atė mbyllur, jo vetėm pėr njė orė apo pėr njė ditė por pėrherė.

Ėndrra qė mund ta shohė ndonjėri ditėve nė vijim u ka ndodhur nė tė vėrtetė, tė hėnėn nė mėngjes, njė numri tė klientėve tė Bankės Kreditore tė Prishtinės. Autoriteti i Bankave dhe Pagesave tė Kosovės (BPK), gjatė vikendit, urdhėroi ndaljen e operimeve tė kėsaj banke pėr shkak se kapitali financiar i saj ra nė minus, krahasuar me paratė e depozituara nga klientėt. Kriza financiare kaploi bankėn pėr shkak tė kreditimit tė papėrgjegjshėm tė aksionarėve tė saj. Si pasojė e saj njė pjesė e depozitave si duket nuk do tė mund t’u kthehen klientėve.

Efektet negative tė mbylljes sė Bankės Kreditore nuk do tė ndalen nė humbjen e njė pjese tė mjeteve tė klientėve tė saj. Mbyllja e saj do tė ngrejė njė varg dilemash ndaj sistemit bankar tė vendit, qė deri pardje u konsiderua pa tė meta dhe shumė i sigurt.

Deshėn kėtė tė pranojnė apo jo nė BPK, e hėna shėnoi fundin e njė idili pėr sigurinė e plotė tė mjeteve tė depozituara nė bankat kosovare.

Rasti i Bankės Kreditore tė Prishtinės, tregoi se paska banka qė menaxhohen po aq keq sa edhe disa sektorė tė tjerė tė ekonomisė dhe se kjo tolerohet nga BPK-ja. Intervenimi i saj ishte shumė i vonshėm, ai nuk sanoi problemin por vetėm e ndėrpreu njė krizė edhe mė tė madhe. BPK-ja nuk arriti tė sigurojė klientėt nga tė qenit viktima tė keqmenaxhimit tė bankave. Po tė kishte qenė e kujdesshme me kohė atėherė ajo nuk do tė lejonte qė mjetet e bankės tė keqmenaxhoheshin vazhdimisht nga aksionarėt e saj.

Njohėsit e bankave qė njė kohė tė gjatė kanė folur pėr keqmenaxhim dhe pėr mbyllje tė mundshme tė kėsaj banke, por BPK-ja vazhdimisht ka thėnė se gjithēka ėshtė nė rregull. Banka e mbyllur pardje nuk ka qenė e vetmja qė muajve tė kaluar ėshtė pėrfolur tė ketė pasur probleme tė kėsaj natyre. Mbyllja e saj rrit shqetėsimin se deklarimet pėr problem tė natyrės sė njėjtė nė disa banka tė tjera mund tė bėhen tė vėrteta, sado qė BPK-ja e mohon kėtė kategorikisht.

Mbyllja e njė banke askund nuk do tė kalonte pa pasoja. Kudo ajo do tė pėrcillej me krijim ose thellim tė pasigurisė sė qytetarėve ndaj bankave, por edhe ndaj sistemit rregullues tė tyre. Nė Kosovė, ku mosbesimi nė banka ėshtė kultivuar pėr mė shumė se 10 vite, mbyllja e cilėsdo bankė dhe humbja e ēfarėdo sasie tė vogėl tė parave do tė shumėfishojė mosbesimin ndaj bankave individualisht si dhe ndaj sistemit rregullues tė tyre nė pėrgjithėsi. Shumė ėshtė investuar viteve tė shkuara pėr krijimin e besimit nė sistemin bankar sa qė ėshtė e dhimbshme qė kjo gjė tė luhatet pėr njė kohė tė shkurtėr. Nga shembja e sistemit bankar tė ish-Jugosllavisė qė mori me vete njė shumė tė madhe tė kursimeve, kosovarėt u detyruan tė mbajnė paratė nėn jastėk nga frika se po t’i depozitonin ato nė banka, pėr njė moment mund t’i humbnin tė gjitha. Administrata e UNMIK-ut dhe mė pas institucionet kosovare shpenzuan pesė vite, 2000-2005, pėr tė bindur qytetarėt se bankat qė operojnė kanė para dhe se mbikėqyrja e tyre ėshtė aq rreptė sa tė mos lejojė qė tė humbė as edhe njė cent nga kursimet e tyre. Ky premtimet duket se nuk do tė dalė i saktė nė rastin e Bankės kreditore. Zyrtarėt e BPK-sė thanė se banka ėshtė mbyllur pėr tė shpėtuar paratė e klientėve, por kompensimi ėshtė thėnė se nuk do tė jetė i plotė. BPK-ja njoftoi se ka para pėr tė kompensuar 95 pėr qind tė mjeteve tė depozituara. Pesė pėr qind e mjeteve tė deponuara nė bankė nga klientėt do tė humbin vetėm pėr shkak se ata nuk kanė pasur informacion pėr punėt e brendshme tė bankės qė ia kanė besuar paratė. Vetė fakti se njė pjesė e depozitave humbin, flet se premtimi nuk ėshtė mbajtur. Sektori bankar ishte ndėr tė rrallėt qė u vlerėsua pozitivisht nė shumė raporte tė institucioneve ndėrkombėtare ku sektorė tė tjerė tė ekonomisė morėn nota tė ulėta. Vėrtetim pėr kėtė ėshtė rritja e madhe e depozitave nė banka nga njė vit njė tjetrin. Zotimet se ekziston njė sistem efikas i mbikėqyrjes dhe se bankat kanė para dhe janė likuide rikrijuan besimin e qytetarėve ndaj sistemit bankar tė vendit. Siguria e bankave arriti tė shndėrrohet thuaja nė njė mit, nė tė cilin tė gjithė besonin, por nė tė vėrtetė nuk e dinin pėrse. Gabimi ka qenė se sistemi bankar, ėshtė analizuar ndaras nga ekonomia nė tėrėsi, edhe pse ai ėshtė vetėm njė pjesė pėrbėrėse e saj. Kur e tėrė ekonomia tė jetė e paorganizuar dhe e dobėt ėshtė e pamundur qė njėri element i saj, nė kėtė rast bankat, tė jenė nė tė kundėrtėn. Kolapsi i sistemit bankar nė Argjentinė ėshtė njė shembull qė tregon sa janė pashmangshėm tė lidhura mė njėra-tjetrėn pjesėt e ekonomisė.

Tash kur besimi nė sistemin bankar ėshtė luhatur, mbėshtetja nė fushata propagandistike dhe as izolimi i BPK-sė nuk ndreq punė, por mbikėqyrja e rreptė e bankave tė tjera. BPK-ja e ka nė duar krijimin apo jo tė panikut tek klientėt e bankave.

Frikėn tashmė e ka krijuar.


(Marrė nga Koha Ditore e datės 15 mars 2006)

 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail