|
I merret licenca Bankės Kreditore tė Prishtinės
Prishtinė, 13 mars, 2006 - Si rezultat i inspektimit tė vazhdueshėm, ėshtė vlerėsuar se Banka Kreditore e Prishtinės (BKP) nuk i plotėson mė kushtet e domosdoshme sa i pėrket kapitalit dhe likuiditetit pėr tė mbrojtur klientėt. Duke marrė parasysh mos pėrmbushjen e kėrkesave tė Autoritetit Bankar dhe tė Pagesave tė Kosovės (BPK) nga ana e aksionarėve tė Bankės Kreditore te Prishtinės pėr tė rritur kapitalin e bankės, BPK-ja erdhi nė pėrfundim se kjo bankė i rrezikon paratė e klientėve.
Nuk ėshtė vetėm kaq, inspektimi i ndėrmarrė nga BPK-ja vėrteton se disa anėtar tė Bordit tė bankės si dhe disa aksionar kanė kontribuar fuqimisht nė keqėsimin e gjendjes financiare duke u angazhuar nė operacione huazimesh me rrezik tė lartė. Si rezultat i gjithė kėsaj, me qėllim tė mbrojtjes sė klientėve te Bankės Kreditore tė Prishtinės dhe sipas rregullores nė fuqi, BPK-ja vendosi pėr ndėrprerjen e licencės sė Bankės Kreditore te Prishtinės. Ajo urdhėron Bankėn Kreditore te Prishtinės t'i ndėrpres tė gjitha aktivitetet e saj prej datės 13 mars 2006 nė orėn 06:00 tė mėngjesit dhe tė mbyllė tė gjitha pėrfaqėsitė dhe zyrat e saj. Banka duhet edhe tė pushojė nga detyra anėtarėt e Bordi Drejtues dhe Menaxhmentin e bankės, tė emėrtojė njė Mbrojtės te Klientėve (Likuidator) pėr tė drejtuar bankėn dhe pėr tė mbrojtur interesat e klientėve.
BPK-ja ėshtė e vendosur tė ja pėrcjell faktet Prokurorit tė cilat janė nė kundėrshtim me ligjin. Provat pėr thyerje tė rregullave tė BPK-sė dhe udhėheqje tė keqe janė zbuluar prej BPK-sė. Nga asetet likuide tė bankės tė cila janė nėn mbrojtjen e Mbrojtėsit te Klientėve (Likuidatorit) dhe tė BPK-sė, do tė kryhet pagesa deri nė 1000 pėr tė gjithė klientėt e bankės. Kjo do tė thotė se rreth 95% tė klientėve do tė iu kthehen paratė sė shpejti dhe nė tėrėsi.
Pėr tė mbrojtur klientėt, hapat e mėtejmė janė duke u ndėrmarr, siē janė:
- Depozitarėve tė Bankės Kreditore te Prishtinės ju kėrkohet tė hapin njė xhirollogari nė njė bankė tjetėr,
- Nga depozitarėt kėrkohet tė komunikojnė me Mbrojtėsin e Klientėve (Likuidatorin) pėr referencat nė lidhje me kėtė xhirollogari tė hapur ne kėtė adresė te Michael Rouswell Mbrojtės i Klientėve (Likuidator) i Bankės Kreditore e Prishtinės,
- Klientėt te cilat kanė edhe ndonjė xhirollogari me njė bankė tjetėr, duhet tė informojnė Mbrojtėsin e Klientėve (Likuidatorin) pėr detajet e kėsaj xhirollogarie ekzistuese;
- Sė fundi, sa mė shpejt qė Mbrojtėsi i Klientėve (Likuidator) ti ketė detajet e xhirollogarive, ai do tė ketė mundėsi pėr ta transferuar bilancin e depozitave pėr njė shumė deri 1000 (pas verifikimit tė bilancit ekzistues)
- Pėr arsye tė sigurisė, kthimi i parave tė klientėve do tė behėt ekskluzivisht nėpėrmes transferimit bankar dhe nė asnjė mėnyrė me para tė gatshme. Ēdo kontakt duhet tė bėhet ekskluzivisht me letėr postare; nė asnjė mėnyre nuk duhet qė klientėt tė drejtohen drejtpėrdrejt nė zyrėn e BKP-sė. Mbrojtėsi i klientėve (Likuidatori) do tė mbrojė pasurinė e Bankės Kreditore tė Prishtinės, do tė rimarrė sa mė shumė huazime dhe pasuri qė ėshtė e mundur pėr tiu kthyer paratė e klientėve. Dhe sė fundi banka do tė likuidohet.
Nė vazhdimėsi, BPK-ja vepron pėr tė zhvilluar njė sistem bankar tė shėndoshė dhe efikas nė Kosovė. Mbyllja e njė institucioni tė vogėl siē ėshtė Banka Kreditore e Prishtinės nuk do tė ndikon nė 6 bankat tjera tė cilat janė te afta pėr tė paguar dhe kanė likuiditet tė mjaftueshėm. BPK-ja ka besim tė plotė qė tė 6-tė bankat qė veprojnė tani pėr tani nė Kosovė do ti ofrojnė publikut shėrbime bankare cilėsore.
Kėto banka kanė mundėsi dhe pasuri financiare tė mjaftueshme pėr tė arritur kėtė qellim, ka njoftuar tė hėnėn pėrmes njė komunikate pėr media, Bordi Drejtues i Autoritetit Bankar dhe i Pagesave tė Kosovės.
ECIKS / RTK
|