|
Nis hartimi i planit tė strategjisė zhvillimore
Prishtinė, 2 mars 2006 - Filloi sot puna e grupeve punuese pėr hartimin e vizionit pėr Planin dhe Strategjinė Zhvillimore tė Kosovės 2007-2013, qė udhėhiqet nga kryeministri dhe Grupi Ndėrministror i Kosovės. Konsultimet do tė zhvillohen nė shtatė rajone tė Kosovės, ndėrsa procesi i tėrėsishėm i hartimit tė strategjisė, duhet tė pėrfundojė deri nė fund tė kėtij viti. Kėshtu thanė pėrfaqėsuesit e komunitetit tė biznesit, nė takimin e parė tė punės tė organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovės dhe Aleanca Kosovare e Biznesit.
Oda Ekonomike dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, filluan sot konsultimet me pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit pėr planin dhe strategjinė zhvillimore tė Kosovės. Kėto konsultime, sipas zyrtarėve tė Odės, do tė ndahen nė shtatė fokus- grupe dhe do tė pėrfshijnė grupin pėr gjininė, universitetin, shoqėrinė civile etj, u shpreh kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Besim Beqaj:
Ne si Odė do ta pėrmbyllim procesin e konsultimeve gjatė muajit mars dhe pastaj do ta dorėzojmė dokumentin, pėr mė tutje ėshtė ēėshtje e sekretariatit. Planifikohet qė deri nė fund tė vitit duhet tė pėrfundojė si proces i tėrėsishėm.
Sipas Beqajt, zhvillimi ekonomik mund tė orientohet nė tri drejtime bazė, por pėr to do tė vendosė grupi punues:
Nė fushėn e procesimit tė produkteve bujqėsore, pėrpunimit tė produkteve bujqėsore nė nivel tė industrisė, dhe kjo karakterizohet me angazhim mė tė madh tė punėtorėve, investime mė tė vogla dhe kthim tė shpejtė tė kapitalit. Nė fushėn e sferės energjetike, ngase nė bazė tė studimeve nė nivel ndėrkombėtar, Kosova ėshtė e dyta nė rajon pėr resurset energjetike pas Rumanisė, dhe industria e lehtė e metalurgjisė pėrpunues tė metaleve me ngjyra.
Pėrfaqėsuesi i grupit ndėrministror, Muhamet Sadiku tha se strategjia e qeverisė ėshtė gjithėpėrfshirėse, e fokusuar nė kornizėn makroekonomike dhe qė mbėshtetet nė kapacitetet e Kosovės. Si e tillė, theksoi Sadiku do tė mund tė zbatohet, dhe ėshtė nė pėrputhje me standardet e Bashkimit Evropian:
I tėrė procesi tregon se gjatė realizimit do tė arrijmė konsensus, d.m.th konsensus rreth objektivave dhe rreth pėrparėsive, politikave dhe projekteve nė tė cilat do tė mbėshtetet strategjia e ardhshme.
Oda Ekonomike dhe Aleanca Kosovare e Biznesit do ti udhėheqin konsultimet pėr rajonin e Prishtinės, RIINVEST-i nė Mitrovicė, Gjilan e Ferizaj, ndėrkaq Forumi i Iniciativės Demokratike nė Gjakovė, Pejė e Prizren.
Ndryshe, edhe ish ministri i tregtisė dhe industrisė Ali Jakupi, ishte angazhuar pėr hartimin e njė strategjie Zhvillimore tė Kosovės 2003 2008, e cila nuk gjeti pėrkrahje nga qeveria. Dėshtoi po ashtu edhe pėrpjekja e njė grupi ekspertėsh ndėrkombėtarė pėr hartimin e njė projekti tė tillė.
Ndėrkaq, projekti i tashėm i qeverisė, pas hartimit, pritet tė gjejė zbatim nė praktikė.
ECIKS / Radio Kosova (Drita Loshi)
|