|
Tė shkojmė pėr ski nė Kosovė!
Brezovicė, 26 shkurt 2006 - Ata vijnė nė Shqipėri pėr detin dhe rėrėn, ne mund tė shkojmė atje pėr ski dhe dėborė. Ku? Nė Kosovė, pra! Jo mė shumė se 90 kilometra nė jug nga Prishtina, nė kufi me Maqedoninė gjendet njė nga qendrat mė tė mėdha tė skijimit nė Ballkan, Brezovica, njė fshat turistik, ku shqiptarėt janė rikthyer pas luftės duke rindėrtuar vilat e djegura dhe duke blerė shtėpitė e serbėve. Nuk ėshtė thjesht ēėshtje atdhetarie, por pa dyshim kėnaqėsi tė nisesh njė ditė tė shndritshme dėbore nga Prishtina nė drejtim tė maleve tė Sharrit, pėr tė zbuluar atė qė kosovarėt e quajnė margaritar tė turizmit tė tyre dimėror, Brezovicėn.
Sado elitar tė duket, ky lloj turizmi ka nisur ti tėrheqė gjithnjė e mė tepėr shqiptarėt e Kosovės, ndėrsa tė paktė janė ata prej Shqipėrie qė e njohin kėtė destinacion tė veēantė tė gjysmės tjetėr shqiptare. Rrugės nga Prishtina drejt Brezovicės nuk numėruam mė shumė se 2-3 syresh qė ngjiteshin me makinat e tyre drejt qendrės sė skijimit. Ndėrsa makinat e ndėrkombėtarėve tė Kosovės dhe tė turistėve tė huaj qė udhėtonin drejt Brezovicės ishin tė shumta, pa dyshim qė pjesa mė e madhe e atyre qė rendnin pėr ski ishin kosovarė. Fundjava nė stacionin e skive ėshtė njė nga alternativat mė tė preferuara pėr ta. Sidomos ditėve tė kthjellėta, pa erė dhe me diell.
E tillė ishte e diela jonė e muajit shkurt. Por ditė tė tilla tė bukura dėbore gjen nė kėtė stacion skish deri nė muajin maj. Sipas tė dhėnave tė departamentit tė turizmit pranė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės, qendra e Brezovicės drejt sė cilės po udhėtojnė, shtrihet nė njė territor prej 2 500 hektarėsh, nė njė lartėsi nga 1 718 deri nė 2 522 metra mbi nivelin e detit. Ndėrsa shtigjet e rregulluara pėr skijim qė na presin nė Brezovicė janė plot 40 kilometra. Shtigje tė lakuara siē duhet dhe disa prej tė cilave janė tė gjata deri nė 5 kilometra secila. Statistika e lakueshmėrisė mesatare tė kėtyre shtigjeve ėshtė 38%, gjė qė entuziazmon edhe mė profesionistėt e skijimit.
Kėshtu, tė dielėn e dytė tė shkurtit 2006 Brezovica na priste e populluar si ēdo tė diel dimri. Vargu i gjatė i makinave tė parkuara niste ende pa iu afruar rrėzės sė malit, ndėrsa nė faqen e malit qė dukej nga rruga, mė profesionistėt kishin nisur skijimin e guximshėm. Nuk ėshtė e lehtė tė parkosh pranė stacionit, nė mėnyrė qė tė shmangėsh njė copė tė mirė rruge nė kėmbė, por me pak insistim arrijmė tė gjejmė njė vend afėr stacionit tė poshtėm. Njė udhėtim fare i shkurtėr me kabinė tė ngjit nė sheshpushimin e madh tė stacionit tė skive, aty ku gjenden baret e vogla dhe ku tregtohen e jepen me qira mjete tė skijimit. Nėse nuk ke marrė me vete tė tilla, duhet tė marrėsh parasysh qė ēmimet janė tė kripura, por mund tė gjesh nga tė gjitha llojet e pajimeve. Nė kafenenė e madhe tė hotelit Molika, nuk ėshtė e lehtė tė gjesh as vend dhe as pije tė mira tė ngrohta. Ani, bora dhe koha duken nė favorin tonė.
Grupet e organizuara tė tė rinjve qė ngjiten ēdo fundjavė, janė tė shumta, por frekuentuesit e rregullt tė kėtyre anėve tregojnė se tė shumtė janė edhe studentėt qė zhvillojnė praktikat mėsimore atje lart dhe jo thjesht fundjavave por pėr periudha mė tė gjata. Ndonjėherė u duhet tė bien pre e tekave tė prerjeve tė energjisė elektrike qė mund ti lėrė edhe pėr njė kohė tė gjatė varur nė teleferik, por humori dhe pozitiviteti i moshės bėn qė gjithēka tė pėrfundojė mirė pėr ta. Ndėrsa pėr prindėrit e shoqėruar me fėmijė aventura tė tilla nė teleferikun e hapur nuk janė aq tė kėndshme, prandaj preferojnė tė frekuentojnė ambientet mė pranė qendrės, nė kodrinėn mė tė butė dhe mė pak tė rrezikshme pėr skiatorėt e vegjėl apo diletantėt e skijimit.
Sidoqoftė ata mund tė shfrytėzojnė teleferikun e vogėl qė i ngjit duke skijuar deri nė njė farė pike, nė mėnyrė qė tė zbresin mandej vetė, duke pėrdorur gjithė teknikėn dhe artin e tyre tė skijimit ose tė rrokullisjes teposhtė. Nė radhė pėr tė praktikuar kėtė lloj skijimi qėndrojnė tė vegjlit, por edhe tė rriturit. Mė tė guximshmit preferojnė tė marrin teleferikun mė tė gjatė dhe tė hidhen me ski nė faqen tjetėr tė malit qė gėlon nga ata mė sportivėt. Mundėsitė e shumta pėr tu zbavitur dhe mjetet e infrastruktura sportive i kanė lėnė lojėrat fėminore me topa bore nė prehistori, ndėrsa edhe mė i vogli prej tyre kėrkon tė zbresė me skitė e veta nga teleferiku.
Stacioni mė i ri i nisjes sė teleferikut ėshtė vendosur nė "Livadhin e Madh", nė njė lartėsi prej 1 718 metra mbi nivelin e detit, ndėrsa stacioni i mbėrritjes nga ky teleferik ėshtė vendosur nė 2 212 metra lartėsi mbi det. Pėrveē shtėpive dhe vilave private, disa prej tė cilave jepen edhe me qira, dy nga hotelet mė tė njohura tė Brezovicės janė Molika, hotel i cili gjendet nė pikėn mė tė lartė ku nisin edhe shtigjet e skijimit dhe i vendosur shumė afėr teleferikut tė poshtėm, nė njė lartėsi prej 1 750 metra mbi det dhe hotel Narcis, qė gjendet nė fshatin e Brezovicės, 9 kilometra larg shtigjeve tė skijimit, por qė ka kushte mė tė mira sesa hotel Molika, i cili pritet tė privatizohet dhe tė restaurohet sė shpejti.
Edhe pse i administruar dhe i menaxhuar kryesisht nga komuniteti serb, qendra e skijimit tė Brezovicės frekuentohet rregullisht dhe pa probleme apo incidente nga ana e kosovarėve, tė cilėt shkojnė rregullisht fundjavave aty pėr tu argėtuar, me grupe shoqėrore ose me familjet e tyre. Sipas stafit serb tė qendrės sė skijimit, gjatė fundjavave numri i vizitorėve shkon deri nė 2-3 mijė vetė, ndėrsa gjatė gjithė sezonit numėrohen mė shumė se 100 mijė vizitorė. E ndėrtuar nė vitet 70, qendra e skive nė Brezovicė nuk ka marrė prej kohėsh investime nga shteti, megjithėse ende nuk ėshtė privatizuar.
Belina Budini / Shekulli
|