|
Shiten Grandi, Iliria dhe Birraria e Pejės
Hotelin "Grand" e bleu pronari i hipermarketit "MAXI" dhe ai i firmės "Markus", Gazmend Abrashi nė bashkinvestime me firmėn nga Ohri "Metropol", pėr 10.7 milionė euro, 20.2 milionė euro investime dhe punėsim tė 800 punėtorėve. Abrashi ka blerė edhe hotel "Ilirinė"
Arbana Xharra
Prishtinė, 22 shkurt 2006 - Ekrem Lluka i la tė gjithė "gojėhapur" tė mėrkurėn duke ofruar 11.1 milionė euro pėr blerjen e "Birrarisė sė Pejės".
Lluka nė rrethin e dytė dhe tė fundit pėr shitjen e kėsaj fabrike premtoi se do tė investojė 15.2 milionė euro dhe se do tė punėsojė 612 punėtorė.
Nė rrethin e dytė tė shitjes, tregoi se nuk ka qenė i gatshėm tė heqė dorė lehtė nga birraria nė vendlindjen e tij, duke ngritur ēmimin pėr 7.6 milionė euro mė shumė se nė rrethin e parė tė ofertimit.
Vėllai i tij, Agim Lluka, nuk pėrmbahej nga gėzimi nė ceremoninė e hapjes sė ofertave tė dyta pėr privatizimin pėr 6 ndėrmarrje tė mėdha. Tė zhgėnjyer nga salla e UNMIK-ut, ku edhe mbahej kjo ceremoni, dolėn pėrfaqėsuesit e "Birra Tirana", tė cilėt nė rrethin e parė ofruan mė sė shumti para, ndėrsa nė momentin e fundit dolėn tė dytėt me ēmimin e ofruar prej 8.6 milionė euro. Tiranasit ofruan shumė tė njėjtė tė investimeve dhe numrin e tė punėsuarve tė njėjtė me ofertuesin mė tė lartė.
"Jam shumė i gėzuar qė bashkė me menaxhmentin ia dolėm ta blejmė birrarinė", tha Agim Lluka.
Nė kėtė ceremoni u shit edhe hoteli "Grand", pėr tė cilin ofertuesi i fshehur pas shifrės P93 ofroi 10.7 milionė euro, 20.2 milionė euro investime tė garantuara dhe punėsimin e 800 punėtorėve. Kjo ofertė i ka ēuditur tė pranishmit nė ceremoni, pasi qė ky ofertues nė rrethin e parė ishte i dyti pėr nga ēmimi blerės me 5.1 milionė dhe vetėm 15 milionė euro investime tė garantuara.
Burime tė KD-sė bėjnė tė ditur se pas ofertės fituese qėndron Gazmend Abrashi, pronari i hipermarketit "MAXI" dhe i firmės "Markus" nė bashkinvestime me firmėn maqedonase nga Ohri "Metropol". "Pronari i MAXI-t nuk e ka lėnė me kaq, sepse ai e ka blerė edhe hotelin Iliria pėr 1.6 milionė euro, investime tė garantuara 3 milionė dhe punėsimin e 250 punėtorėve", ka bėrė tė ditur burimi i KD-sė.
Behxhet Pacolli me kompaninė e tij Mabtex si dhe Remzi Ejupi i kompanisė ajrore "Kosova Airlines" nuk ofruan para tė mjaftueshme pėr tė blerė hotelin "Iliria".
Gurthyesi blen vreshtarinė
Nė kėtė rreth tė privatizimit ėshtė shitur edhe Vreshtaria e Rahavecit pėr 5.5 milionė euro, me investime tė garantuara prej 5 milionė eurosh dhe punėsimin e 250 punėtorėve me ofertuesin i fshehur pas shifrės P51. Pas kėsaj shifre qėndron kompania gurthyese shqiptaro-amerikane "Hard rock crouching".
Edhe ēmimi pėr Fabrikėn e Vajit nė Ferizaj ėshtė rritur pėr 350 mijė euro nė krahasim mė rrethin e parė tė ofertimit. Blerėsi nė rrethin e parė ka ofruar 101 mijė euro pėr ēmimin blerės dhe punėsimin e 169 punėtorėve, kurse nė rrethin e dytė, tė mėrkurėn, ka ofruar 460 mijė me zotim tė njėjtė pėr punėsimin e punėtorėve.
Dy minierat e tenderuara nė kėtė tender, ajo e Goleshit dhe Strezovcit, kishin nga njė ofertues me ēmime shumė tė ulėta.
Pėr minierėn e Goleshit u dhanė 100 mijė euro, 136 mijė investime tė garantuara dhe punėsimi i 10 punėtorėve, kurse pėr Strezovcin ēmimi blerės ishte 50 mijė euro, investime 25 mijė euro dhe punėsim tė 10 punėtorėve.
Stop marrėveshjeve mes ofertuesve
Zyrtarė tė Bordit tė AKM-sė bėnė tė ditur se mė nuk do tė lejohet qė nė rast se tėrhiqet ofertuesi i parė tė mos i jepet tenderi ofertuesit tė dytė tjetėr. "Ne mbledhjen e ardhshme tė Bordit tė AKM-sė, mė 3 mars, pika e parė e rendit tė ditės ėshtė qė tė kėrkohet tė ndryshohen politikat operacionale, nė rast se fituesi tėrhiqet tė humbė avancin prej rreth 700 mijė eurove dhe tė mos i jepet rasti ofertuesit tė dytė por tė anulohet tenderi", bėri tė ditur kreu i BSPK-sė Bahri Shabani dhe nėnkryetari i Bordit tė AKM-sė ministri Bujar Dugolli. Ky hap po ndėrmerret pėr shkak se ėshtė vėrtetuar se shpeshherė njė person ėshtė futur nė garė me dy oferta.
(Burimi: Koha Ditore, 23 shkurt 2005)
|