|
Berisha: Sė shpejti punimet nė rrugėn Durrės-Prishtinė
Tiranė, 14 shkurt 2006 - "Javėn e ardhshme do tė nisin punimet nė autostradėn Durrės-Prishtinė, nė 3 segmente tė saj dhe ndėrtimi do tė bėhet nga firma shqiptare, ndėrkohė qė do tė zhvillohen negociata me Bankėn Botėrore pėr rrugėn drejt Kukėsit" premtoi kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha nė mbledhjen e grupit tė deputetėve tė Partisė Demokratike .
"Njėra pjesė e segmentit ka filluar, pėr pjesėn tjetėr do tė bėhet shpronėsimi. Ne do ta bėjmė rrugėn dhe besoj se kjo ėshtė njė dėshirė e tė gjithė shqiptarėve. Kjo rrugė ka rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr fluksin turistik dhe pėr shumė aspekte tė tjera. Negociatat nė tėrėsi kanė ecur shumė mirė, vendosmėria jonė ėshtė shumė e prerė dhe ne jemi tė vendosur pėr buxhet kontributor madhor nė ndėrtimin e saj. Banka Botėrore ka ofruar gatishmėrinė e saj pėr financim dhe ne i jemi shumė mirėnjohės. Javėn qė vjen shpallet tenderi pėr segmentin Milot-Rrėshen, pas 4-5 javėsh shpallet tenderi pėr segmentin Morinė-Kukės dhe nė vazhdim tenderi pėr segmentin Kukės-Kalimash. Ne jemi shumė tė vendosur qė tė operohet nė disa segmente, nė mėnyrė qė koha e ndėrtimit tė kėsaj rruge tė jetė mė e mundshmja e shkurtėr", tha kryeministri Berisha.
ECIKS / RTK
|