|
Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetar i Kosovės
Prishtinė, 10 shkurt 2006 Kuvendi i Kosovės, me 80 vota pėr, 12 kundėr dhe 17 vota tė pavlefshme, zgjodhi tė premten, Fatmir Sejdiun, kryetar tė ri tė Kosovės, i cili garantoi pėrkushtimin pėr tė pėrfaqėsuar unitetin e popullit dhe pėr tė garantuar funksionimin demokratike tė institucioneve, duke shtuar se angazhim i tij kryesor do tė jetė udhėheqja e Ekipit Negociator pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, bazuar nė vullnetin e popullit pėr shtet tė pavarur.
Zgjedhja e tij u bė nė rrethin e tretė tė votimit nė seancėn solemne tė Kuvendit tė Kosovės, pasi nė dy rrethet e para ai nuk arriti tė marrė votat e dy tė tretave tė deputetėve.
Por, nė rrethin e tretė tė votimit, edhe pse i duheshin vetėm 61 vota, ai mori 80 vota pėr, saktėsisht aq sa i duheshin nė dy rrethet e para.
Duke iu drejtuar seancės solemne, kryetari i sapozgjedhur i Kosovės, Fatmir Sejdiu, u zotua pėr pėrmbushjen e obligimeve kushtetuese, duke theksuar se do ta vazhdojė trashėgiminė e pasur shtetėrore e institucionale qė ia la paraardhėsi i tij nė kėtė post, ish-kryetari Ibrahim Rugova.
Kryetari i ri i Kosovės u bėri thirrje tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, veēanėrisht serbėve, tė bashkėpunojnė pėr ndėrtimin e njė Kosove demokratike, prosperuese, e cila, e bazuar nė parimet demokratike, do tė vend njė vend pėr tė gjithė.
ECIKS / KosovaLive
|