|
Ruecker: Ekonomia e Kosovės nė rreth vicioz
Ekonomia e Kosovės, pavarėsisht nga disa tė arritura, gjendet brenda njė rrethi vicioz, pėr shkak tė shkallės sė lartė tė papunėsisė dhe bilancit negativ nė tregtinė e jashtme. Kėshtu u shpreh shefi i shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, Joakim Ruecker gjatė takimit me menaxhmentin e Odės Ekonomike tė Kosovės
Prishtinė, 9 shkurt 2006 - Sipas tij, statusi pėrfundimtar, integrimi nė ekonominė evropiane dhe zhvillimi i pėrparėsive krahasimore tė Kosovės, ndikojnė qė tė dilet nga ky rreth. Ekonomia e Kosovės gjendet nė njė rreth vicioz, pėr shkak tė shkallės sė lartė tė papunėsisė dhe tregtisė sė pabalancuar me jashtė, tha shefi i shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker gjatė vizitės nė Odėn Ekonomike.
Pėr tė dalė nga ky rreth, sipas tij ekziston njė pėrgjigje abstrakte dhe njė konkrete:
Pėrgjigja abstrakte ėshtė se Kosova duhet tė bėjė tri gjėra: sė pari statusi pėrfundimtar do tė ndihmojė shumė, sė dyti, duhet tė krijohet integrim i fortė nė ekonominė evropiane, sepse tregu prej dy milion banorėsh nuk ėshtė i mjaftueshėm dhe sė treti Kosova duhet tė zhvillojė pėrparėsitė e saj krahasimore, dhe zhvillimin ta orientojė drejt kėtyre pėrparėsive krahasimore.
Ai theksoi se duhet tė punohet nė drejtim tė zhvillimit tė sektorit tė minierave dhe tė energjisė, si dhe nė bujqėsi. Por, sferat konkrete nė tė cilat duhet fokusuar nė tė ardhmen, sipas Rueckerit janė investimet nė infrastrukturėn publike dhe investimet private: Kosova ende ka nevojė pėr ndihmė nė infrastrukturėn publike, respektivisht nė sektorin e energjisė por edhe nė sektorėt tjerė. Kurse, investimi nė sektorin privat konsiderohet makinė e zhvillimit tė Kosovės tha Ruecker.
Ndėrkaq kryetari i Odės Ekonomike, Besim Beqaj pohoi se furnizimi me energji elektrike, qė ėshtė pėrkeqėsuar shumė kohėve tė fundit, paraqet shqetėsimin mė tė madh pėr komunitetin e biznesit.
Ne e kuptojmė gjendjen emergjente qė ėshtė e pranishme nė Kosovė sa i pėrket energjisė. Por, duam tė inkurajojmė tė gjitha palėt e interesit, apo pjesėmarrėsit nė sektorin e energjisė se biznesi duhet tė trajtohet me pėrparėsi tė lartė, sepse kėto biznese punėsojnė njerėz dhe janė tė gatshėm tė paguajnė faturat e energjisė.
Beqaj theksoi se nėse kėto biznese punėsojnė njerėz dhe paguajnė energjinė, atėherė nė mėnyrė indirekte ndihmojnė pagesėn e energjisė nga personat individual.
Njė tjetėr problem qė u cek nė kėtė takim ishte bllokimi i aksit rrugor qė lidh Kosovėn me Maqedoninė, dhe qė po u shkakton shumė probleme biznesmenėve vendorė dhe importuesve tė shumtė.
ECIKS / RTK
|