|
Shiten 14 ndėrmarrje shoqėrore pėr 8.7 milionė euro
Prishtinė, 9 shkurt - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) ka shitur 14 ndėrmarrje shoqėrore tė valės sė dhjetė tė privatizimit pėr mbi 8.7 milionė euro. Pėr privatizimin e ndėrmarrjeve tė rrethit tė dhjetė tė privatizimit pati gjithsej 93 oferta. Ēmimin mė tė lartė prej 2 milionė euro, nga tė gjitha ndėrmarrjet e kėtij rundi tė privatizimit e ka fituar ndėrmarrja "Rahoveci" nė Rahovec.
Pėr Industrinė e Duhanit nė Gjilan, e cila privatizohet me metodėn spin-off special, njė ofertues ka ofruar ēmimin mė tė lartė - 1.4 milionė euro dhe investime tė garantuara prej 5.6 milionė euro dhe punėsimin e 799 punėtorėve.
Interesimi mė i madh i investitorėve ishte pėr barnatoren popullore nė Ferizaj, pėr tė cilėn ishin paraqitur 26 oferta.
Mexhit Merovci nga Mitrovica ka blerė restorantin "Parajsa" nė Mitrovicė pėr 91 mijė euro. Mexhit Haxhimusa nga Ferizaj ka blerė "Stacionin e Veterinarisė" nė Ferizaj pėr 240 mijė euro. Ndėrsa kompania "Toni Komerc" ka blerė depon "IMB" nė Vushtrri pėr 211 mijė euro.
Nė kėtė rreth tė privatizimit pėr mbi 413 mijė euro, ėshtė shitur motel "Dardania" nė Pejė, ndėrmarrja "Krikos" nė Prishtinė ėshtė shitur pėr mbi 485 mijė euro, derisa ndėrmarrja "Energomontimi" nė Prishtinė, pėr tė cilėn kishte shtatė oferta ėshtė shitur pėr 850 mijė euro.
Nga qyteti i Ferizajt, ėshtė shitur ndėrmarrja "Autoremont" pėr 861 mijė euro, ndėrmarrja Veglat dhe Aparatet pėr tė cilėn ishin 9 oferta, ėshtė shitur pėr 1.3 milionė euro, Barnatorja popullore nė Ferizaj ėshtė shitur pėr mbi 613 mijė euro.
Gjashtė oferta ishin pėr ndėrmarrjen "Standard" nė Istog, fitues i pėrkohshėm i sė cilės ishte investitori nėn shifrėn P37 i cili ofroi 411 mijė euro, pėr ndėrmarrjen "Kaolini" ishin vetėm tri oferta dhe ajo u shit pėr 109 mijė euro.
Nga qyteti i Prizrenit ishte ndėrmarrja "Liria - Nėna Tereza", e cila u shit pėr 250 mijė euro.
ECIKS / QIK
|