Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

KEK-u po shtrėngohet qė t'i ofrojė


Anėtarė tė Bordit tė AKM-sė bėjnė tė ditur se me tender nuk ėshtė paraparė qė "Alferon"-i tė ketė tė garantuar furnizimin me rrymė nga KEK-u dhe se me kontratė nuk janė as tė obliguar qė ta pėrpunojnė xehen nė Kosovė

Arbana Xharra
Salie Gajtani

Prishtinė, 2 shkurt 2006 - "Alferon"-i, kompania fituese e tenderit tė "Ferronikelit", ėshtė duke e vėnė nė sprovė tė rėndė AKM-nė dhe KEK-un me qėllimin pėr tė arritur caqet e veta, duke u munduar qė ta bindė KEK-un qė t'i sigurojė me ēdo kusht 100 megavat orė energji elektrike me ēmim dyfish me tė ulėt sesa paguajnė qytetarėt e Kosovės. Nė tė kundėrtėn "Alferon" ėshtė "kėrcėnuar" se do ta dėrgojė xehen pėr t'u pėrpunuar nė Kavadarc tė Maqedonisė, ku posedon miniera derisa t'i krijohen kushte mė tė volitshme nė Kosovė ose edhe tė tėrhiqet fare nga tenderi. Kėshtu bėjnė tė ditur burime tė "Kohės ditore", brenda AKM-sė dhe KEK-ut duke komentuar valėn e presioneve qė vijnė nga kjo kompani mbi AKM-nė dhe KEK-un nė kėtė periudhė.

"Alferon"-i ėshtė duke e zvarritur tash dy herė kryerjen e pagesės pėr blerjen e "Ferronikelit" duke shtyrė edhe shtyllėn e IV-tė qė t'i ofrojė afate tė tjera tė reja.

Antarė tė Bordit tė AKM-sė bėjnė tė ditur se me tender nuk ėshtė paraparė qė "Alferon"-i tė ketė tė garantuar furnizimin me rrymė nga KEK-u dhe se me kontratė nuk janė as tė obliguar qė ta pėrpunojnė xehen nė Kosovė.

Zyrtarė tė saj tė lartė, tė cilėt kanė kėrkuar tė mbesin anonimė, kanė deklaruar pėr "Kohėn Ditore" se KEK-u do tė dalė humbės po qe se pranon qė nė kontratėn e bėrė me "Alferon"-in tė thuhet se "KEK-u do t'i sigurojė energji tė garantuar kėsaj kompanie". Ndėrkohė qė mėsohet se disponimi i shumicės prej anėtarėve tė Bordit tė KEK-ut nė mbledhjen qė do tė mbahet tė premten (sot) ėshtė pro nėnshkrimit tė kontratės pėr furnizim me rrymė tė "Alferon".

Ndėrkaq zyrtarė tė lartė tė kėsaj kompanie nuk pranojnė qė tė komentojnė pa i pėrfunduar tė gjitha negociatat nė Kosovė. "Nuk mund tė komentoj asgjė derisa tė mos kryhen negociatat", ka thėnė mė parė shefi i "Alferon"-it, Johanes Sittard.

5 mijė euro nė orė do tė humbė KEK-u nėse i ofron rrymė tė garantuar "Alferon-it"

Me garantimin e 100 megavat orė rrymė pėr "Alferon"-in, KEK-ut do t'i duhet qė tė reduktojė dukshėm furnizimin e konsumatorėve, ose tė importojė rrymė me ēmim dyfish mė tė shtrenjtė sesa ēmimi me tė cilin do t'i shitet "Alferon-it".

Zyrtarė tė lartė tė KEK-ut thonė se pas nėnshkrimit tė kontratės me "Alferon"-in qė do tė bėhet kėto ditė, KEK-u patjetėr do tė duhet tė importojė energji elektrike.

"Me importimin e 100 megavat sa herė qė njė bllok bie nga sistemi, KEK do tė humbasė rreth 5 mijė euro nė orė, sepse nga 100 megavat sa do tė blihen ne orė automatikisht humbje e rrjetit (teknike dhe komerciale) do tė jenė 47 pėr qind", ka thėnė njė zyrtar i KEK-ut pėr tė shtuar se nga 53 pėrqindėshi i mbetur i rrymės jo e tėrė sasia do tė faturohet dhe vetėm 33 pėr qind e rrymės sė faturuar do tė inkasohet.

Nga ana tjetėr, "Aleferon"-i i informuar mirė me kėto humbje nuk ka pranuar qė tė importojė pėr vete rrymė edhe pse KEK-u i ka ofruar shfrytėzimin e rrjetit, ashtu siē parashihet me Memorandumin e Athinės.

"Me kėtė KEK-u do tė hyjė nė obligim qė pati apo s'pati rrymė tė mjaftueshme vetė, t'i gjejė kudo qė tė jetė e mundur 100 megavat orė energji elektrike pėr `Alferon'"-in, thonė burime tė gazetės brenda KEK-ut.

Pėr t'i pranuar kėto kushte qė ka kėrkuar "Alferon"-i KEK-u duhet tė pėrgatitet pėr humbjen e kredibilitetit tek qytetarėt, sepse nuk ka gjasa qė me prodhimin vendor t'i sigurojė asnjė konsumatori furnizim me rrymė 24 me 0.

Me pranimin e kėtij kushti KEK -u duhet tė ndajė mesatarisht njė tė pestėn e prodhimit tė tij vetėm pėr "Alferon-in". Sepse KEK-u mesatarisht pėr njė orė prodhon 550 megavat orė rrymė mė blloqet kryesore ne prodhim, kurse gjatė dimrit kėrkesat pėr rrymė arrijnė deri nė 1000 megavat orė ose edhe i kalojnė ato. Burimet e Kohės Ditore kanė bėrė tė ditur se "Alferon"-i ka kėrkuar qė rryma t'i shitet me ēmimin prej 28 euro pėr megavat, kurse KEK-u ka ofruar ēmimin prej 32 eurosh.

"Sipas tė gjitha gjasave ne mbledhjen e bordit tė KEK-ut do tė vendoset qė marrėveshja tė arrihet pėr njė mes apo 30 euro pėr megavat orė", ka thėnė burimi i KD-sė.

Ndėrkohė qė si rrjedhojė e tėrė kėsaj do tė pėsojė edhe Plani ABC, ku kategorisė A, mė sė shumti do tė mund t'u sigurohej furnizim 5 me 1, kurse dy kategoritė e tjera, do tė pėsonin edhe mė keq.

Vendėsit tė injoruar nga zhvillimet e fundit me tenderin e "Ferronikel”-it

Njėri nga anėtarėt vendorė tė Bordit tė AKM-sė, kreu i BSPK-sė, Bahri Shabani, ka thėnė se zhvillimet e fundit me fituesin e pėrkohshėm tė kėtij tenderi lėnė shumė dyshime pėr parregullsi. "Mosrespektimi dy herė i afatit pėr kryerjen e pagesės tregon pėr joseriozitet tė "Alferon-it", por edhe tė shtyllės sė IV-tė e cila vazhdimisht i jep afate tė reja", ka thėnė Shabani pėr tė shtuar se "Alferon"-i ėshtė dashur qė deri tash sė paku tė paguante 70 pėr qind tė ēmimit tė ofruar.

"Pastaj me kontratė nuk i ndalohet blerėsit qė ta pėrpunojė xehen nė Maqedoni", ka thėnė Shabani duke shtuar se ai si anėtar i Bordit tė AKM-sė ėshtė lėnė shumė anash kėtij procesi. "Unė nuk informohem me zhvillimet e fundit tė kėtij tenderi, jam lėnė krejtėsisht anėsh", ka thėnė kreu i BSPK-sė.

Mėsohet se nė njėrėn nga mbledhjet e fundit tė Bordit tė AKM-sė, shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker, ka thėnė se do tė merret ai me ēėshtjen e ratifikimit tė kontratės dhe me tė gjitha zhvillimet e tjera rreth kėtij procesi. Kėtė e vėrteton edhe agjenda e mbledhjes se ardhshme tė Bordit tė AKM-sė ku shitja e "Ferronikel”-it, nuk ėshtė nė asnjė pikė tė rendit tė ditės.

Edhe zyrtarė tė lartė tė KEK-ut, thonė se janė injoruar nga ndėrkombėtarėt, pasi qė ata nuk kanė pėrfillur asnjėrin nga vendorėt qė mbajnė pozita tė larta nė KEK, gjatė negocimit rreth kontratės pėr furnizim me rrymė tė "Alferon", duke bėrė qė kėto negociatat tė zhvillohen me dyer tė mbyllura pėr ta.

Opsionet e KEK-ut mbahen tė fshehta

Zyrtarisht thuhet se KEK-u i ka ofruar disa opsione pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė furnizimit me rrymė pėr "Alferon"-in ndėrkohė qė zyrtarėt e MEM-it dhe KEK-ut thonė se nuk i dinė detajet.

Zėvendėsministri i Energjisė dhe Minierave, Agron Dida, ka thėnė se ende nuk ėshtė vendosur asgjė lidhur me furnizimin me rrymė tė "Ferronikel”-it. Ndėrsa lidhur me alternativat e parashtruara pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje Dida ka thėnė se "kjo nuk ėshtė punė e ministrisė, por e KEK-ut" duke shtuar se KEK-u duhet tu ofrojė tė gjithė konsumatorėve rrymė me ēmim tė tregut.

Atij nuk i ka pėlqyer fare tė flitet pėr ēmimin e ofruar "Alferon-it" duke pyetur "sesi ka mundėsi tė dalin nė opinion ēmimet ende pa u nėnshkruar kontrata".

"Nuk ėshtė reale tė pėrmenden ēmimet derisa ende nuk kanė pėrfunduar negociatat", ka thėnė Dida duke shtuar se furnizimi me rrymė i "Ferronikel”-it pėr KEK-un ėshtė biznes, prandaj ka nevojė qė tė negociohen kėto ēėshtje. Megjithatė Dida ka theksuar se "Ferronikel"-i ėshtė kompani kosovare andaj KEK-u duhet t'i shohė mundėsitė e veta qė edhe kėtė kompani ta furnizojė me rrymė duke respektuar kriteret ekonomike dhe me ēmime tė arsyeshme pėr "Alferon”-in.

Nga ana tjetėr Donika Kadaj – Bujupi, zėdhėnėse e KEK-ut ka pohuar pėr tė disatėn herė se "KEK-u ende ėshtė nė negociata" dhe se deri tani asgjė nuk ėshtė vendosur. Ajo thekson se KEK-u ka bėrė ofertėn e vet dhe tashmė janė disa opsione nė tryezė ndėrkohė qė sipas saj pritet qė sė shpejti tė arrihet njė marrėveshje. As ajo nuk ka mundur tė thotė se cilat janė opsionet qė janė shtruar nė tavolinė duke u arsyetuar se "nuk i di ato".


(Marrė nga Koha Ditore)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail