Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Fatmir Sejdiu, kandidat pėr kryetar tė Kosovės


Prishtinė, 30 janar 2006 - Kandidati pėr President tė Kosovės, ėshtė Fatmir Sejdiu, zyrtar i lartė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

Vendimin e mori Kryesia e kėsaj partie tė hėnėn nė njė mbledhje tė mbajtur me dyer tė mbyllura.

Kėtė njoftim e bėri tė ditur agjencia zyrtare e LDK-sė pėr informim, Qendra pėr Informim e Kosovės

Thuhet se Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, kėtė vendim e ka marrė me njė konsensus tė plotė tė tė gjithė anėtarėve tė saj.

Po ashtu thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovės, pėr kandidatin qė do tė zėrė postin e Presidentit i ka konsultuar edhe subjektet e tjera politike, si dhe ka pasur konsultime edhe me faktorė tė tjerė politikė dhe diplomatik ndėrkombėtarė.

Zėdhėnėsi i LDK-sė, Lulėzim Zeneli, tha pas mbledhjes sė mbyllur tė Kryesisė sė kėsaj partie se emri i kandidatit pėr president tė Kosovės do tė bėhet i njohur zyrtarisht vetėm pas pėrfundimit tė periudhės sė zisė kombėtare prej pesėmbėdhjetė ditėsh, mė gjashtė shkurt.

Pas kėsaj, nėse ēėshtja e kandidaturės sė zotit Sejdiu do tė jetė ēėshtje e kryer, ajo do t'i kalojė pėr miratim Kuvendit tė Kosovės.

Sipas Kornizės Kushtetuese nė fuqi, zgjedhja e presidentit bėhet me tė paktėn 2/3 e votave tė pėrgjithshme tė Kuvendit. Do tė duhen 81 vota pėr zgjedhjen e president tė ri tė Kosovės.

Nėse kandidatura nuk kalon dy herė me kėtė numėr votash, ai nė votimin e tretė mund tė zgjidhet president edhe me 61 vota.

Emri i zotit Sejdiu si kandidat ishte pėrmendur tash e dy muaj, mirėpo deri mė sot, askush nuk ka qenė nė gjendje tė thotė nėse spekulimet pėr kandidaturėn e tij pėr president kane qenė tė sakta.

Nuk ka pasur njoftime nėse ka pasur ndonjė propozim tjetėr pėr postin e presidentit tė Kosovės.

Analistėt thonė se Fatmir Sejdiu, ėshtė parė si personi mė i pėrshtatshėm pėr President tė Kosovės pėr shkak marrėdhėnieve tė tij tė mira me grupet brenda LDK-sė, por edhe me pėrfaqėsues tė partive tė tjera duke pėrfshirė edhe ato tė opozitės.

Kush ėshtė Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu, ėshtė njėri prej anėtarėve tė njohur tė Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės qė nga ditėt e para tė saj.

Ai pėr njė kohė tė gjatė ka qenė Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK-sė dhe njėri prej bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė dhe me besnikė tė Presidentit tė ndjerė Rugova.

Qė nga anėtarėsimi i tij nė LDK, ai ka mbetur nė strukturat e kėsaj partie dhe nuk ėshtė shquar pėr qėndrime kontradiktore brenda partisė.

Zoti Sejdiu nuk bėn pjesė nė tė ashtuquajturėn "linjė e ashpėr" tė kėsaj partie.

Ai ka qenė njėri prej anėtarėve qė ka marrė pjesė drejtpėrsėdrejti nė hartimin e tė gjitha dokumentave tė partisė, si dhe tė njė varg dokumentesh tė tjera ligjore tė Kosovės.

Fatmir Sejdiu, aktualisht ėshtė anėtar i udhėheqjes sė lartė tė partisė, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės dhe anėtar i dy komisioneve tė tij.

Ai me profesion ėshtė jurist dhe ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Prishtinė.

Zoti Sejdiu ka lindur mė 23 tetor tė vitit 1951 nė Pakashticė tė Podujevės.

Ėshtė i martuar dhe ka tre djem.


ECIKS / BBC
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail