Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

"Alferon” dėshton sėrish ta kryejė pagesėn pėr blerjen e "Ferronikel”-it


Herėn e parė mė 17 janar "Alferon" pat dėshtuar ta kryejė pagesėn nė afatin prej 60 ditės pėr shkak tė negociatave me KEK-un. Mirėpo, shtylla IV e UNMIK-ut pat vendosur qė kėtė afat ta shtyjė pėr 27 janar, tash sėrish ky afat shtyhet pėr disa ditė

Prishtinė, 28 janar 2006 - Fituesi i tenderit tė "Ferronikel”-it, kompania "Alferon", ka dėshtuar ta kryejė pagesėn prej 33 milionė eurove edhe nė afatin e dytė, tė premten mė 27 janar. Mosmarrvėshjet me KEK-un rreth ēmimit tė rrymės kanė bėrė qė tė zvarritet finalizimi i kontratės, kanė bėrė tė ditur burime tė "Kohės Ditore", brenda Ministrisė sė Minierave dhe Energjisė.

"Ka kohė qė pėrfaqėsuesit e ‘Alferon’-it po negociojnė me zyrtarėt e KEK-ut pėr ēmimin e rrymės, por nuk po mund tė arrijnė pajtueshmėri mes vete", ka thėnė burimi i KD-sė.
Kurse, pėrfaqėsuesi i "Alferon”-it, nuk pranoi tė japė detaje rreth negociatave.

"Nė kėtė kohė nuk mund tė komentoj rreth negociatave tona me KEK”-un, ka thėnė pėr "Kohėn Ditore", drejtori i "Alferonit", Johannes Sittard.

Nga ana tjetėr, zyrtarėt e KEK-ut shtojnė se AKM-ja duhet t'ia shtyjė afatin e pagesės "Alferon”-it, sepse kėto ditė pritet qė tė merret njė vendim.

Zyrtarėt e Shtyllės IV thonė se ngjarjet e fundit nė Kosovė kanė bėrė qė tė mos zhvillohen negociatat mes "Alferon”-it dhe KEK-ut sipas planit.

"Pėr shkak tė ngjarjeve tė kėsaj jave, negociatat nė mes tė “Alferon”-it dhe KEK-ut nuk janė zhvilluar sipas planit. Tė dyja palėt reciprokisht kėrkuan zgjatje tė negociatave, gjė qė do tė zgjasė periudhėn e negociatave deri mė 10 shkurt", ka thėnė tė premten zėdhėnėsja e Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Mechthild Henneke. Sipas saj, Shtylla IV e UNMIK-ut pajtohet me kėtė dhe shefi i saj, Joachim Ruecker, ka nėnshkruar tė premten kontratėn pėr zgjatje tė afatit pėr kryerjen e pagesės nga ana e "Alferon”-it.

"Ai ėshtė konfident se ‘Alferon’-i dhe KEK-u do te gjejnė zgjidhjen pėr furnizim tė ‘Ferronikel’-it me energji elektrike,", ka thėnė Henneke.

Edhe me Memorandumin e Athinės, ėshte e rregulluar mundėsia e furnzimit me rrymė nga ndonje furnziues tjetėr jashtė Kosovės, megjithėse zyrtarė tė KEK-ut kanė thėnė se kushtet pėr njė gjė tė tillė nuk do tė mund tė krijoheshin para vitit 2007.

Herėn e parė mė 17 janar "Alferon" pat dėshtuar ta kryejė pagesėn nė afatin prej 60 ditėsh, pėr shkak tė negociatave me KEK-un. Mirėpo, Shtylla IV e UNMIK-ut pat vendosur qė kėtė afat ta shtyjė edhe pėr dhjetė ditė. "Pagesa duhet tė bėhet pas kompletimit tė periudhės gjatė sė cilės do tė sigurohen njė numėr kontratash shtesė nga ana e blerėsit. Fillimisht kjo periudhė ishte paraparė tė pėrfudonte mė 17 janar, por ėshtė shtyrė pėr disa ditė - deri nė fund tė javės sė ardhshme (27 janar) - nė mėnyrė qė t'i jepet mundėsi blerėsit tė kompletojė negociatat rreth kontratės me KEK-un", pat lajmėruar zėdhėnėsja e Shtyllės IV, Methchild Henneke, pėrmes njė komunikate tė lėshuar pėr shtyp. Por edhe ky afat nuk u respektua nga fituesi i tenderit.

Por, mėsohet se zyrtarėt e "Alferon”-it janė tė interesuar qė tė bėjnė zgjidhje qė tė furnizohen me energji nga KEK-u e jo tė importojnė.

Bordi i AKM-sė para katėr muajve ka shpallur fitues tė pėrkohshėm tė "Ferronikel"-it nė Drenas ndėrmarrjen angleze "Alferon". Ky ofertues ka pasur ofertė 33 milionė euro, 16 milionė euro mė tė vogėl sesa ofertuesi i cili u pat eliminuar nga gara "Adi Nikel".

Kompania "Alferon" ėshtė e obliguar me kontratė qė tė investojė 20 milionė euro dhe tė punėsojė sė paku 1.000 punėtorė.


(Marrė nga Koha Ditore, autor Arbana Xharra)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail