Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Kundėrshtime pėr pasuritė e Kosovės


Prishtinė, 27 janar 2006 - Ndėrkombėtarėt parashohin qė nė vitin 2007 tė pėrfundojnė edhe me privatizimin e minierave nė Kosove. Agron Dida, zėvendėsministėr i Energjisė dhe Minierave, tha se gjigantit Trepēa i duhen edhe disa vjet pėr tė qenė i gatshėm pėr privatizim. Ndėrsa anėtari i Bordit tė AKM dhe kryetar i BSPK, Bahri Shabani, ėshtė kundėr mėnyrės sė si zyrtarėt e AKM parashohin ta privatizojnė atė.

Zyrtarėt nga Shtylla IV e UNMIK shpresojnė qė nė vitin 2007 tė pėrfundojnė edhe privatizimin e minierave nė Kosovė. Angela Griep nga ky institucion ndėrkombėtar, qė merret me ēėshtjet e ekonomisė nė Kosovė, tha se sė shpejti Agjencia Kosovare e Mirėbesimit(AKM) do tė paraqesė njė kėrkesė pėr njė administrator qė do tė menaxhonte kėto miniera dhe i cili do tė emėrohet nga dhoma speciale.

“Administratori me hyrjet nga AKM dhe aksionarėt tjerė, pėrfshirė edhe PISG, do tė pėrgatisė njė formulė pėr riaftėsimin e Trepēės qė pėrfshin sjelljen e investitorėve tė huaj dhe privatizimin e pasurive tė saj”, tha Griep.

Megjithatė, sipas Griep, ky ėshtė njė proces kompleks pasi qė investitorėt e interesuar potencialė duhet tė harxhojnė njė sasi tė madhe kohe dhe tė hollash gjatė kryerjes sė hetimeve, nė mėnyrė qė tė vendosin se cilat pjesė tė Trepēės janė mė fitimprurėse dhe deri nė ēfarė shume parash ata janė nė gjendje tė paguajnė.

“Mbesim me shpresėn se privatizimi do tė pėrfundojė nė vitin 2007”, tha mė tej Griep. Edhe shefi i shtyllės IV tė UNMIK, Joachim Ruecker, gjatė njė konference pėr shtyp nė pėrfundim tė vitit 2005 ka thėnė se fillimi i punėve nė Trepēė e dėrgon kėtė gjigant drejt privatizimit.

“Punėt e filluara nė Trepēė do ta mundėsojnė qė tė fillojnė edhe pėrgatitjet pėr privatizimin e saj”, pat thėnė Ruecker.

Mirėpo futja nė privatizim e dy minierave tjera, tė Goleshit dhe atė tė Strezovcit, nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit(AKM) duket se po e bėn edhe mė tė pasigurt fatin e tyre. Kėto dy miniera sė bashku me disa nga ndėrmarrjet shoqėrore mė tė mėdha nė vend kanė dėshtuar tė hyjnė qė nė fazėn parakualifikuese tė procesit tė privatizimit, pėr shkak tė numrit tė vogėl tė interesuarve pėr tė ofertuar pėr to.

Nė anėn tjetėr, Ministria e Energjisė dhe Minierave(MEM) pėrveē dy minierave tė cilat i ka futur nė privatizim AKM, nuk dėshirojnė qė tė pėrshpejtohen procedurat sa u pėrket edhe minierave tjera.

Agron Dida, zėvendėsministėr, tha se pėrveē kėtyre dy minierave nuk do tė ketė miniera tjera qė do tė hyjnė nė privatizim.

“Njėherė pėrnjėherė nuk do tė futen miniera tjera pėr t’u privatizuar”, tha Dida. Dida tha se koncepti i kėsaj ministrie dhe i qeverisė ėshtė qė minierat tė rifillojnė punėn sė pari.

“Pėr t’i vėnė nė lėvizje kėto resurse nevojiten investime shumė tė mėdha dhe buxheti i Kosovės jo vetėm sivjet, por edhe nė dy vitet e ardhshme nuk do tė jetė nė gjendje tė bėjė investime kapitale. Pasi qė nuk ka mundėsi qė kėto resurse tė vihen nė funksion me mjete vetjake, atėherė ne mendojmė se investimet nga jashtė qė ėshtė edhe rekomandim i dokumenteve dhe studimeve tė ndryshme tė Bankės Botėrore pėr Kosovėn”, tha Dida.

Kėto dokumente, sipas tij, japin njė zgjidhje tė mirė pėr investime private tė drejtpėrdrejta nga jashtė. “Nė kėtė drejtim edhe Trepēa ėshtė njė nga kandidatėt nė tė ardhmen, mirėpo ne kemi shkuar me njė strategji shkallė-shkallė, ku ne kemi lėvizur kėto resurse, sepse kur fillon punėn njė minierė, ajo do ta ketė njė vlerė tjetėr nė krahasim mė atė nėse do tė rrinte pa u futur nė funksion”, tha mė tej Dida.

Duke folur rreth Trepēės, Dida tha se edhe kėtij gjiganti do t’i vijė dita kur do tė privatizohet. Ky proces, sipas tij, do tė ndodhė pas disa vitesh.

“Natyrisht edhe privatizimi do tė vijė me kohė, por nė vitet e ardhshme dhe kėtė do ta bėjė njė agjenci tjetėr qė do tė jetė nėn menaxhim tė vendorėve. AKM ka pėr detyrė qė tė bėjė privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore(NSH) nė kėtė mes bėn pjesė edhe Trepēa, mirėpo kjo do trajtohet me njė mėnyrė mė tė veēantė pėr shkak tė rėndėsisė qė ka si njė prej gjigantėve qė ekonomia e Kosovės gjithmonė ėshtė mbėshtet nė tė dhe ne prapė mendojmė se ka njė vlerė tė tillė potenciale”, u shpreh i bindur Dida.

Ai tha se nė Trepēė ėshtė duke u punuar dhe ėshtė duke u prodhuar. Njėjtė ėshtė duke ndodhur edhe nė minierėn e Artanės.

“Ne jemi duke bėrė pėrpjekje qė tė gjejmė fonde pėr tė futur nė funksion edhe minierat tjera. Deri tani qeveria e Kosovės ka dhėnė njė shumė rreth 50 milionė euro pėr rikuperimin e minierės sė Trepēės dhe tė Artanės qė nga viti 1999”, tha Dida.

Anėtari i Bordit tė AKM dhe kryetar i Sindikatės sė Bashkuar tė Punėtorėve(BSPK), Bahri Shabani, ėshtė kategorikisht kundėr zyrtarėve tė AKM qė Trepēa tė futet nė privatizim.

“Unė nuk e pėrkrah mėnyrėn si parashohin zyrtarėt e AKM pėr privatizimin e Trepēės dhe unė do tė votoj kundėr privatizimit tė saj”, tha shkurt Shabani i nervozuar.

Ai nuk tregoi se cilat janė mėnyrat qė parasheh AKM pėr tė privatizuar Trepēėn. Pėr tė njėjtėn ēėshtje nuk kanė dashur qė tė pėrgjigjen as zyrtarėt nga shtylla IV.

“Ne nuk dėshirojmė tė japim asnjė koment rreth kėsaj teme, ngase dėshirojmė t’i japim administratorit pavarėsinė mė tė madhe me qėllim qė tė japė rekomandime dhe gjykime tė pavarura. Presim qė ky administrator tė punojė nė koordinim me tė gjitha institucionet relevante, pėrfshirė edhe AKM”, tha Griep.

Ndėrkohė Trepēa veēse e ka pėrfunduar periudhėn testuese 3 muajsh, e cila ėshtė vėnė si provė pėr minatorėt e kėtij gjiganti, nėse ata do tė jenė nė gjendje qė ta rinisin punėn pėr nxjerrjen e mineraleve nga thellėsia e nėntokės.

“Unė shpresoj se gjatė tre muajve tė ardhshėm tė kemi njė zhvillim tė mirė, mirėpo nė qoftė se nuk na shkon kjo formė e zhvillimin, atėherė do tė ulemi dhe nėse sė bashku me menaxhmentin dhe drejtuesit tjerė nuk arrijmė tė gjejmė njė zgjidhje, atėherė duhet tė mendojmė qė tė hymė nė privatizim”, ka thėnė para minatorėve ministri i Energjisė dhe Minierave, Et’hem Ēeku.

Rreth kėsaj ēėshtjeje, Express ėshtė pėrpjekur qė tė bisedojė edhe me drejtorin e Trepēės, Nazmi Mikullovci, mirėpo ky i fundit nuk ka pranuar tė pėrgjigjet rreth privatizimit tė Trepēės.

“Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė specifike. Nuk mund tė flas mė shumė”, tha Mikullovci.

Agron Dida tha se nė kėtė ministri nuk ka ardhur ndonjė kompani pėr tė shprehur interesim pėr privatizimin e minierave.

Ndėrkaq Angela Griep tha se nė konferencėn e mbajtur nė Londėr, ku ka marrė pjesė edhe Kosova qė ėshtė pėrfaqėsuar nga shtylla IV dhe nga MEM, ka pas kompani qė kanė shpreh interesimin pėr minierat nė Kosovė.

“Gjatė konferencės mbi minierat dhe paratė tė mbajtur nė Londėr nė nėntor tė vitit 2005, mbi dhjetė kompani shprehėn interesimin, madje tri nga to veē i kanė bėrė vizitė minierave tė Kosovės, ndėrsa sė shpejti pritet qė tė vijė edhe njė tjetėr”, tha Griep.

Ligjėruesi i komunikimit optik dhe atij tė kontrollit tė inxhinierive nė Universitetin Kent nė Britani tė Madhe, Shyqyri Hoxha, ėshtė i bindur se gjiganti kosovar mund tė mbijetojė.

“Trepēa nuk duhet tė futet nė privatizim si e tėrė. Ajo mund tė privatizohet vetėm disa sektorė tė saj, sepse ai ėshtė njė gjigant i madh dhe shumė i rėndėsishėm pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi.

Ndonėse nė kėtė ndėrmarrje kanė filluar punė, ato nuk po qesin asgjė nė dritė dhe kjo ėshtė pėr shkak tė mos funksionimit tė shkritores qė gjendet nė Leposaviq e qė ėshtė nėn kontroll tė serbėve”, tha Hoxha, duke shtuar se me njė angazhim mė tė madh tė qeverisė sė Kosovės duke investuar nė tė, ky gjigant mund tė mbijetojė.

Marrė nga Gazeta Express, autor: Kushtrim Ahmeti
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail