|
BB ka ndarė 15 milionė dollarė pėr Kosovėn
Prishtinė, 14 janar 2006 - Pėr vitin 2006 Banka Botėrore ka ndarė 15 milionė dollarė pėr zbatimin e projekteve tė cilat mundėsojnė arritjen e zhvillimit ekonomik nė Kosovė dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės. Ky institucion zbatimin e kėtyre projekteve e fillon me programe tė veēanta nė fushėn e energjetikės, nė zhvillimin e bizneseve dhe nė menaxhimin e shėrbimeve publike, ka thėnė Kathan Shankar, udhėheqės i Zyrės sė Bankės Botėrore nė Kosovė nė njė takim me gazetarė. Ai ka shtuar se nė kėtė projekt janė tė pėrfshira pesė vende tė rajonit Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.
Pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore thanė se megjithatė pengesa kryesore pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės mbetet niveli i lartė i papunėsisė, veēanėrisht tek tė rinjtė tė cilėt pas aftėsimit universitar kėrkojnė rrugėdalje jashtė Kosovės.
ECIKS / QIK
|