|
Express: Skuadra e Muhamet Mustafės
Tė enjten do tė mbahet takimi i parė i grupit tė ekspertėve pėr ekonomi, i cili do ta ndihmojė ekipin negociues tė Kosovės gjatė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės. Ekspertėt vlerėsojnė se nė kėtė grup janė anashkaluar ekspertėt e rinj tė cilėt janė mė dinamikė dhe nuk bartin mbi vete ndonjė barrė nga e kaluara.
Prishtinė, 4 janar 2005 - Tė enjten do tė mbahet takimi i parė i grupit tė ekspertėve pėr ekonomi, i cili ėshtė krijuar pėr tė ndihmuar ekipin negociues tė Kosovės gjatė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės.
Kryesuesi i kėtij grupi, drejtori i Institutit Riinvest, Muhamet Mustafa, nuk ka dashur ti japė emrat e kėtij ekipi. Megjithatė Express posedon listėn e anėtarėve tė grupit, i cili grup deri tani ėshtė mbajtur larg syve tė opinionit.
Muhamet Mustafa i ka vlerėsuar njerėzit pjesėmarrės nė ekipin e tij si mė tė mirėt nė sferėn e ekonomisė nė Kosovė. Ai nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė nė nėngrupet qė do tė krijohen tė pėrfshihen edhe ekspert tjerė. Por tė kėtij mendimi nuk janė edhe tė tjerėt.
Nė bazė tė bagazhit dhe pėrvojės qė kanė emrat e grupit tė ekspertėve pėr ekonomi, konsiderojmė qė do ti ndihmojnė procesit sa mė mirė qė ėshtė e mundur, ka deklaruar Mustafa.
Megjithėkėtė, pėr zgjedhjen e tyre Mustafa pohon se nuk ka pasur asnjė kriter pos vullnetit tė tij pėr ti inkuadruar nė ekipin e tij.
Ata nuk janė zgjedhur nė bazė tė asnjė kriteri, vetėm unė si udhėheqės i kėtij grupi i ngarkuar nga koordinatori Blerim Shala kam konsideruar se ata janė njerėzit mė tė duhur pėr ti kontribuar kėtij procesi. Unė kam qenė ai qė i kam zgjedhur kėta njerėz, tha Mustafa.
Blerim Shala javė mė parė kishte ngarkuar Muhamet Mustafėn si ekspert tė ekonomisė qė tė kryesojė grupin e ekspertėve pėr ekonomi, dhe mė pas ai do ti zgjidhte pjesėmarrėsit tjerė.
Nė bazė tė listės sė emrave qė posedon Express, shumė nga ta i takojnė Institutit Riinvest. Jozyrtarisht mėsohet se Instituti Riinvest nga qeveria e Ramush Haradinajt ėshtė ngarkuar si konsulent pėr tė gjitha proceset ekonomike. Ky institut kishte qenė konsulent i qeverisė Haradinaj, gjė qė e ka trashėguar edhe qeveria e Bajram Kosumit.
Por ky fakt deri tani ka qenė i ditur vetėm pėr qeverinė e Kosovės dhe Institutin Riinvest. Burimi i cili nuk ka dashur ti pėrmendet emri nė gazetė, thotė se me kėtė hap ėshtė lokalizuar puna nė njė institut, duke mos u dhėnė hapėsirė pėr tė kontribuar edhe ekspertėve tjerė.
Kujtim Dobruna, kryetarė i Nismės Ekonomike tė Kosovės (ECIKS) me seli nė Vjenė, vlerėson se nė kėtė grup janė anashkaluar ekspertėt e rinj tė cilėt janė mė dinamikė dhe
nuk bartin mbi vete ndonjė barrė nga e kaluara.
Nuk i di kriteret nė bazė tė tė cilave janė zgjedhur anėtaret e grupit. Megjithatė, vėrehet se edhe nė kėtė grup janė anashkaluar ekspertėt e rinj tė cilėt janė mė dinamikė dhe nuk bartin mbi vete ndonjė barrė nga e kaluara, vlerėson Dobruna.
Sipas tij, nėse dėshirohet qė grupi tė funksionojė dhe tė kryejė me sukses detyrėn qė i ėshtė dhėnė, i domosdoshėm ėshtė hartimi i njė dokumenti bazė nė tė cilin do tė mbėshteteshin negociatat.
Me rėndėsi ėshtė qė ky dokument ti identifikojė ēėshtjet ekonomike me rėndėsi strategjike pėr Kosovėn dhe pėr secilėn prej tyre tė parashohė zgjidhjet e mundshme qė shkojnė nė favor tė vendit tonė, thotė Dobruna.
Sipas tij, pėrpos kėsaj, rėndėsi e veēantė duhet ti kushtohet edhe ēėshtjes se borxheve tė ish-Jugosllavisė qė janė marrė nė emėr tė Kosovės e tė cilat Serbia tash tenton tia bartė Kosovės.
Pra, edhe kėtu duhet tė pėrcaktohet qartė pozicioni i Kosovės nė bisedime. Pėrpos kėsaj duhet tė mendohet edhe pėr reparacionet e luftės dhe pėr procesin e ndarjes sė pasurisė sė ish-Jugosllavisė, nė tė cilin proces Kosova nuk ishte pėrfshirė mė herėt, vlerėson Dobruna.
Ndėrsa dy ditė mė parė, i pyetur nga Express se deri ku ka arritur tė kompletohet grupi i ekspertėve tė ekonomisė dhe cilat janė synimet e tij, drejtuesi i kėtij grupi Muhamet Mustafa, nuk ka qenė nė gjendje tė flasė. Ai ka deklaruar se ky grup ėshtė nė fazėn fillestare tė krijimit tė tij dhe deri tani nuk ka bėrė gjė tjetėr pos qė ėshtė duke kompletuar dokumentacion i cili do ti nevojitet palės kosovare gjatė bisedimeve me palėn serbe.
Grupi i ekspertėve pėr ekonomi si ndihmė ekipit negociues tė Kosovės:
Muhamet Mustafa, Isa Mustafa, Muhamet Sadiku, Ekrem Beqiri, Murat Meha (AKK), Hysni Thaēi (Enti i Statistikės), Iljaz Iljazi, Ali Jakupi, Nazmi Mustafa, Shefqet Cana, Hajrulla Zahiti, Aziz Abrashi, Xhemshit
Duriqi, Ahmet Shala (AKM), Nikė Lumezi, Iljaz Ramajli, Mustafe Blakaj, Adil Fetahu, Besim Beqaj (OEK), Ajri Begu, Ramiz Lladrovci (AAK), Naser Osmani (Kuvendi), Fatmir Rexhepi (Kuvendi), Sejdi Osmani, Agim Shahini (AKB), Nuri Bashota (LEK), Musa Limani (Instituti Ekonomik), Ibrahim Kuka, Selman Selmani, Skėnder Berisha, Berim Ramosaj (Presidenca), Iraj Hashi, B. Marendic, P. Williams.
Marrė nga Gazeta Express, Autor: Avdyl Pajaziti
|