|
Potencialet kosovare: Mineralet dhe Bujqėsia
Prishtinė, 9 janar 2006 - Afro njė vit mė parė bėmė njė studim mbi potencialet e zhvillimit tė Kosovės. Ishte e qartė se pasuria minerale, sė bashku me bujqėsinė janė potencialet kryesore pėr zhvillim. Sė bashku me BE-nė Banka Botėrore bėri dhe njė studim pėr burimet energjetike nė Evropėn Juglindore, qė ėshtė njė rajon i cili ka nevojė pėr sasia mė tė mėdha tė energjisė elektrike. Burimet e linjitit tė Kosovės erdhėn nė krye tė listės, si mundėsia mė e lirė pėr prodhimin e energjisė dhe furnizimin tė Evropės, i ka deklaruar Evropės sė Lirė, thotė pos tjerash, drejtoresha e Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, Orsalia Kalantzopoulos.
Nėse Kosova pėrdor nė mėnyrėn e duhur pasuritė e saj tė shumta natyrore, dhe i investon tė ardhurat nga kėto burime nė arsim dhe shėndetėsi, atėherė Kosova mund tė shndėrrohet nė njė vend qė di ta mbajė veten dhe tė zhvillohet duke siguruar jetesė tė mirė pėr banorėt e saj. Por pėr tė ardhur deri kėtu duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm nė shumė front, thotė Kalantzopulos.
Ajo vlerėson se ēėshtja e pazgjidhur e statusit ėshtė njė pikėpyetje e madhe, pasi investuesit privatė tė cilėt shohin pėrfitimin e tyre nė ēdo investim shohin njė rrezik mė tė lartė investimi nė Kosovėn me status tė papėrcaktuar.
Por gjendja ėshtė stabilizuar dhe diskutimet pėr statusin kanė filluar. Jam e sigurt se do tė arrihet njė zgjidhje nė kėtė drejtim ēfarė do tė lejojė njė prani mė tė madhe tė sektorit privat nė ekonomi. Sektori privat ėshtė i qartė nė atė se ka mundėsi nė Kosovė dhe ata do pėrpiqen t'i pėrdorin mundėsitė qė ofron Kosova.
Ajo konsideron se rreziku kryesor pėr autoritetet kosovare ėshtė qė tė jenė nė gjendje tė arrijnė baraspeshėn e duhur rreth asaj qė do jetė pėrfitimi i sektorit privat dhe ēfarė do tė pėrfitojė shoqėria, ēfarė do tė shkojė nė favor tė popullsisė. Kėtu kemi parasysh pėrmirėsimin e sistemit arsimor, shėndetėsor, infrastrukturės e kėshtu me radhė.
ECIKS / KosovaLive
|