|
ART ndalon Mobtelin serb
Prishtinė, 9 janar 2005 - Autoriteti Rregullator i Telefonisė nė Kosovė do tė bllokojė transmetuesit e kompanisė sė telefonisė mobile Mobtel, pasi kompania serbe ka vepruar nė mėnyrė tė paligjshme deri tani nė territorin e Kosovės.
Mobtel mbulon afro 70% tė territorit tė Kosovės derisa Kosova ka humbur miliona euro nga ky aktivitet i paligjshėm. Agjencitė e lajmeve thonė se MOBTEL nė Kosovė ka mbi 100 mijė pėrdorues. Mirėpo, pse ėshtė pritur njė kohė kaq tė gjatė pėr tu bllokuar aktiviteti i paligjshėm i Mobtelit nė Kosovė, ndoshta shpjegimi mund tė nxirret nga disa ndodhi tė fundit nė Beograd.
Sikundėr njofton Radio Evropa e Lirė, duke cituar tė pėrditshmen beogradase Blic, qė nga dita e enjte policia e cila po heton tė gjitha kontratat kontestuese tė Mobtel-it, ka zbuluar njė listė tė gjykatėsve tė cilėt vite me radhė janė paguar nga Bogoljub Kariqi, nė mesin e tė cilėve mė sė shumti ka gjykatės tė Gjykatės Supreme dhe asaj tė Tregtisė.
Mė tutje, duke cituar tė njėjtėn gazetė, po behėn pėrgatitje pėr njė aksion tė madh tė arrestimit tė gjykatėsve tė korruptuar nė ēdrejtim do tė ndihmojnė edhe incizimet e pagesave tė sajuara nga vetė Kariqi, nė mėnyrė qė ti mbajė nė grusht gjykatėsit e vet.
ECIKS / Radio Kosova
|