|
Kosovateks shitet pėr 3.1 milionė euro
Prishtinė, 14 dhjetor 2005 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) shpalli sot fituesin e pėrkohshėm tė tenderit pėr privatizimin e e ndėrmarrjes sė re Kosovateks. Nga dy ofertues validė, AKM-ja shpalli fitues tė pėrkohshėm personin qė ofron nė tė gatshme 3.1 milionė euro, investime 4 milionė euro pėr dy vjetė pas nėnshkrimit tė kontratės si dhe punėsim pėr 200 persona. Si person qė qėndron pas kėsaj oferte, u deklarua Abdullah Shabani, nga ndėrmarrja "Intershped".
Nexhmedin Ejupi, drejtor i tashėm i ndėrmarrjes Kosovateks tha se duke marrė parasysh privatizimet e ndėrmarrjeve shoqėrore, ai ėshtė i kėnaqur. Fabrika e Tekstilit Kosova-teks nė Prishtinė ka njė hapėsirė prej rreth 13 hektarėsh. Nė anėn tjetėr, sot nė Prizren, punėtorėt e fabrikės mė tė madhe tė tekstilit nė Kosovė Printeks, kanė protestuar pėrsėri duke kėrkuar qė edhe kjo fabrikė me rreth 18 hektarė hapėsirė tė privatizohet me spin-of special.
ECIKS / RTK
|