![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
30.04.2011, 17:01Reforma pėr ta lehtėsuar bėrjen biznes nė Kosovė Qeveria po planifikon qė deri nė vitin 2014 me masat e ndėrmarra ta vėrė Kosovėn nė mesin e 40 vendeve tė para ku ėshtė mė sė lehti pėr tė bėrė biznes. Pėr tė arritur kėtė synim, Qeveria e Kosovės ka planifikuar njė sėrė masash qė do tė merren nė reformimin e sektorit tė biznesit. Ndėr reformat prioritare janė liberalizimi i ekonomisė, thjeshtėsimi i procedurave administrative dhe burokratike, eliminimi i gjysmės sė lejeve dhe licencave pėrmes sistemit tė gijotinės, pėrmirėsimin e kornizės ligjore dhe krijimin e databazės sė akteve ligjore me qėllim tė pėrmirėsimit tė transparencės dhe tė mbrojtjes sė investitorėve, zgjerimin e digjitalizimit tė shėrbimeve institucionale pėr komunitetin e biznesit, pėrmirėsimin e kapaciteteve inspektuese dhe rritjen e formalizimit vullnetar tė aktivitetit ekonomik. Nė takimin e zhvilluar me pėrfaqėsues tė shumtė vendorė dhe ndėrkombėtarė, kryeministri i vendit, Hashim Thaēi, ka thėnė se Qeveria synon qė me kėtė plan tė ndryshojė ambientin ekonomik nė vend. Kjo platformė, e cila ėshtė reflektim i Programit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, fokusohet nė zhvillimin e sektorit privat si motor tė zhvillimit ekonomik, pėr njė shoqėri me standard mė tė mirė jetėsor dhe njė Kosovė evropiane, tha kryeministri nė fjalimin e tij. Pėr periudhėn 2011-2014, vizioni i zhvillimit ekonomik, sipas tij, parasheh disa synime themelore dhe ndėr mė i rėndėsishmi ai i rritjes reale ekonomike prej 7 deri nė 8 pėr qind dhe ulja e papunėsisė, gjegjėsisht ulja prej 8 deri nė 10 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė papunėsuarve tė regjistruar qė i bie rreth 30 mijė vende tė reja pune pėr tri vitet e ardhshme. Nė takimin e zhvilluar me pėrfaqėsues tė shumtė vendorė dhe ndėrkombėtarė, ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka marrė barrėn pėr udhėheqjen e kėtyre reformave, ka thėnė se qėllimi i saj ėshtė tė tėrheqin investime kualitative nė Kosovė nė mėnyrė qė tė krijohet punėsim i frytshėm. Ajo veēoi 12 prej ligjeve qė tashmė kanė hyrė nė proces tė modifikimit, tri prej tė cilave kaluan tė enjten leximin e parė nė Parlament, vazhdimin me reformat e mėtejshme tė legjislacionit, shkurtimin e ngarkesave administrative dhe masave tė tjera tė nevojshme. Kėto pėrfshijnė rishikimin e normave tė tatimit nė pronė, thjeshtėsimin e regjistrimit tė bizneseve, unifikimin e tė dhėnave nė mes tė Doganės, ATK-sė dhe MTI-sė, zvogėlimin e ngarkesave tė tjera administrative, siē ėshtė eliminimi i lejes sė punės e cila ėshtė ngarkesė e panevojshme pėr biznesin dhe ėshtė regjistruar nga raporti i Bankės Botėrore, ka thėnė Kusari-Lila. Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė, sipas saj, tashmė ėshtė nė finalizim tė projektit pėr hapjen e zyrave pėr regjistrim tė biznesit nė tė gjitha komunat e Kosovės. Pėr mė tepėr, pėrmes reformave nė proces, bizneset do tė mund tė regjistrohen pėr 3 ditė, nga 23 ditė qė ka qenė mė herėt, ka shtuar ajo. Ekspertja e Bankės Botėrore nė tė bėrit biznes, Dahlia Khalife, prezantoi para tė pranishmėve hulumtimin pėr treguesit e tė bėrit biznes dhe sugjerimet pėr ndryshimet nė sferat ekonomike tė Kosovės. Ndėrkaq ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka shfaqur besim qė ky plan do tė ketė sukses. Resurset e Kosovės janė popullata e re. Unė shpresoj se pėr tre vjet me punėn dhe angazhimin e tė gjithėve, Kosova do tė jetė nė mesin e 40 vendeve pėr tė bėrė biznes mė lehtė, ka thėnė Dell. Nė kuadėr tė kėsaj reforme parashihet edhe krijimi i task-forces pėr reformėn e Tė Bėrit Biznes. Kjo reformė do ti prezantohet Kuvendit tė Republikės sė Kosovės pėr miratim. ECIKS / Koha
Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½ |
||||||||||||
|
||||||||||||