_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Gjenerata Ninja!

Kujtim DOBRUNA

“Ju jeni Gjenerata NINJA – pa tė ardhura, pa punė, pa pasuri (No Income, No Job, no Assets.)” Kėshtu i drejtohet kryeprotagonisti i filmit tė ri “Wall Street: Paraja kurrė nuk fle”, njė grupi studentėsh amerikanė gjatė njė ligjėrate pėr efektet qė kriza ekonomike botėrore ka nė tė tashmen dhe do ketė nė tė ardhmen e tyre. Ky pėrshkrim, sa i saktė aq edhe i dhembshėm, tingėllon sikur tė ishte thurur enkas pėr tė pėrshkruar gjendjen ekonomike tė rinisė sė Kosovės.

Pėr vite me radhė tashmė kjo rini pėrballet me shkallėn mė tė lartė tė papunėsisė nė Evropė, e cila mendohet tė jetė diku rreth 75 pėr qind. Ajo ėshtė e pa punė, rrjedhimisht pa tė ardhura e pa pasuri, pra ėshtė Gjenerata jonė NINJA. Zgjidhjet pėr kėtė problematikė nuk ofrohen tash e dhjetė vite me radhė as nė formė tentative. Njė “zgjidhje” e rekomanduar nga dy ministra kosovarė nė shkuarje, pėrmes sė cilės papunėsia e tė rinjve do ulej nėse atyre do ju hapeshin dyert e tregut tė punės nė Evropėn Perėndimore, ėshtė jo vetėm e papėrgjegjshme, por ajo prek kufijtė e skajshėm tė asaj qė quhet “refuzim pėr tė pėrmbushur obligimin zyrtar shtetėror”. E nė kėtė rast obligim zyrtar shtetėror do ishte krijimi i parakushteve tė shėndosha, duke u nisur nga pėrmirėsimi i ambientit tė biznesit e deri te hartimi i politikave tė mirėfillta industriale, pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik dhe njė krijim tė vazhdueshėm tė vendeve tė reja tė punės.

Realiteti, megjithatė ėshtė larg pėrmbushjes sė kėtyre obligimeve. Goditjet qė Kosova ka marrė sė fundmi nga raportet e institucioneve tė renomuara ndėrkombėtare, qoftė pėr shkak tė lirisė sė medieve apo pėr nivelin e korrupsionit janė tė rėnda. Ato nė realitet nuk janė goditje, por njė pėrshkrim i saktė i asaj se ēfarė nė realitet po ndodhė nė terren pėr vite me radhė.

Raporti mė i ri i Bankės Botėrore “Tė bėsh Biznes”, i publikuar dje, ka radhitur Kosovėn nė vendin e 119 nga 183 ekonomitė botėrore, pra njė vend mė poshtė se ē’ishte vitin e kaluar. Kjo rėnie e radhės ėshtė alarmi mė serioz se klima pėr afarizėm dhe investime ka marrė tatėpjetėn, se Investimet e Huaja Direkte si rrjedhojė do vazhdojnė tė shėnojnė rėnie, se po hyjmė ngadalė e sigurt nė rrethin ekonomik vicioz, ku ekonomia e vendit do tė preket nga recesioni, sepse aktiviteti ekonomik do bjerė dhe me kėtė edhe konsumi dhe likuiditeti i sektorit privat. Zaten e gjithė rritja ekonomike e viteve tė fundit i atribuohet ngritjes sė shpenzimeve publike, por kur tė hyrat buxhetore bien si rrjedhojė e rėnies sė aktivitetit ekonomik, e nė tė njėjtėn kohė shpenzimet publike mbahen tė larta, shteti ecė me hapa tė sigurt drejt kolapsit financiar. Kjo mė sė miri u pa me rastin e Greqisė, por se a do ta kishte Kosova fatin e njėjtė pėr te gjetur shpėtimin nė Bruksel, kėtė ėshtė e vėshtirė pėr ta parashikuar tani.

Pėr t’ju kundėrvėnė kėsaj situate tė rėndė dhe skenarėve tė tjerė edhe mė tė rrezikshėm, kėrkohet guxim politik dhe qasje serioze e profesionale ndaj sfidave. Nė radhė tė parė duhet ndryshuar prioritetet, duke vėnė aksentin kryesor mbi strategjitė pėr tė bazuar rritjen ekonomike mė shumė nė sektorin privat e mė pak nė investime publike. Parakusht pėr njė zhvillim tė sektorit privat, ėshtė nė radhė tė parė forcimi i ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme (NVM), tė cilat si tė vetmet kanė potencialin, fleksibilitetin dhe aftėsinė pėr tė krijuar vende tė reja pune dhe pėr tu bėrė shtyllė e zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik. NVM-tė nė Kosovė, megjithatė, vazhdojnė tė pėrballen me vėshtirėsi shumė serioze. Qasja nė financa ėshtė problem kryesor me tė cilin ato duhet tė luftojnė nė vazhdimėsi. Sipas tė dhėnave mė aktuale tė Bankės Botėrore, vetėm ēereku i NVM-ve tė Kosovės arrin t’i financojė projektet nga bankat (nė Mal tė Zi 75%), pėrderisa pjesa tjetėr duhet t’i financojė investimet nga mjetet vetanake. Sistemi bankar, sado qė ėshtė stabil, pėr shumė ekspertė ka filluar tė marrė trajtėn e njė karteli, qė ka tėrhequr para tė mėdha nga tregu pėrmes depozitave e tani heziton t’i kthejė ato nė treg pėrmes kredive pėr NVM-tė, ndėr tė tjera me arsyetimin e mungesės sė projekteve tė mira. Sado qė kjo mund tė jetė deri diku e saktė, konzervativizmi i skajshėm nė financimin e sektorit privat dhe mbajtja e normave tė interesit kaq tė larta, nė kohėn kur Banka Qendrore Evropiane ka ulur normėn bazė nė nivel historik dhe kur Kosova politikisht ėshtė shumė mė stabile, s’ka se si tė mos ushqejė dyshimin se sistemi bankar po dirigjohet nga njė kartel i heshtur dhe me kėtė po bėhet pengesė e zhvillimit tė sektorit privat.

Parakusht tjetėr pėr njė ndėrmarrėsi tė suksesshme ėshtė zhvillimi i inovacionit. Parakusht pėr inovacionin ėshtė reformimi dhe modernizimi i vazhdueshėm i sistemit arsimor. Por, Kosova edhe kėtu vazhdon tė ēalojė. Ne kemi shpenzimet aktuale publike pėr arsim ndėr mė tė ulėtat nė Evropė. Me vetėm rreth 1.3 pėr qind tė GDP-sė sa Kosova investon ēdo vit nė arsim, ne mbetemi ende shumė larg mesatares sė vendeve tė OECD-sė prej 5 pėr qind. Nė vazhdimėsi ėshtė thėnė qė pasuria kryesore e Kosovės ėshtė rinia e saj, por se sa nė realitet vlen kjo thėnie, shihet mė sė miri nga fakti se sa ne investojmė nė tė. Si rrjedhojė Indeksi mė aktual i Reformave Investive i OECD-sė radhitė Kosovėn nė vendin e parafundit nė regjion pėr kah zhvillimi i burimeve njerėzore.

Fare nė fund, jo vetėm pėr tė servisuar deficitin buxhetor e atė tregtar, jo vetėm pėr tė ndihmuar mė shumė zhvillimin e NVM-ve dhe tė sektorit privat, Kosovės i duhen mė shumė Investime tė Huaja Direkte (IHD). Ēėshtja e IHD-ve nuk ka qenė lart nė agjendat politike deri mė sot edhe pse ky mbetet mjeti mė i sigurt dhe mė i sofistikuar pėr tu pėrballur me sfidat aktuale. IHD-tė mbeten njėkohėsisht mjeti mė i sigurt pėr tė krijuar vende tė reja tė punės, aq tė nevojshme pėr tė rinjtė e Kosovės. Nėse qeveria e re nuk i jep rėndėsi kėsaj ēėshtjeje, ajo shumė shpejt ose duhet tė bėjė ēmos ta arrijė “zgjidhjen” e zbrazjes sė Kosovės pėrmes “hapjes sė tregut tė punės nė Evropėn Perėndimore”, qė mė shumė i pėrngjan njė misioni tė pamundur nga kėndvėshtrimi evropian, ose tė krijojė kushte, nė radhė tė parė sundim tė ligjit, pėr tė tėrhequr fuqishėm Investime tė Huaja Direkte. Nė tė kundėrtėn ajo shpejt do ta ndiej nė lėkurėn e vet frustrimin e Gjeneratės NINJA!


(eciks.org. Shkrimi ėshtė botuar nė tė pėrditshmen Koha Ditore, 05.11.2010)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org