_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA    
             
   
  LAJME
   
2.03.2009, 16:01
Paratė e buxhetit investohen jashtė Kosovės

Nga 900 milionė euro tė investuara nė BQK, gjysma e tyre janė ekskluzivisht mjete tė buxhetit, tė cilat pa asnjė kushtėzim nga faktorė tė jashtėm, kanė mundur tė investoheshin brenda tregut kosovar, e jo jashtė tij, pohojnė ekspertėt. Gati gjysma tjetėr janė nga mjetet tė Fondit tė Privatizimit, i cili me vite tė tėra mbahet jashtė

PRISHTINĖ, 1 MARS 2009 – Banka Qendrore e Kosovės ka dėrguar jashtė vendit ēdo cent qė Qeveria e ka investuar nė kėtė bankė gjatė vitit 2008.

Fjala ėshtė pėr shumėn e mjeteve nė vlerė prej hiē mė pak se 900 milionė euro. Gjysma e tyre janė ekskluzivisht mjete tė buxhetit, tė cilat pa asnjė kushtėzim nga faktorė tė jashtėm, kanė mundur tė investoheshin brenda tregut kosovar, e jo jashtė tij.

Kurse, gati gjysma tjetėr janė nga mjetet e Fondit tė Privatizimit, i cili me vite tė tėra mbahet jashtė. Investimi i mjeteve tė buxhetit prej rreth 500 milionė eurosh jashtė vendit, ėshtė kritikuar ashpėr nga ekspertė tė ekonomisė, kurse palėt e pėrfshira nė kėtė proces, Qeveria dhe BQK-ja, nuk e komentojnė atė fare.

Nė BQK e kanė pranuar se “vlera e pėrgjithshme e mjeteve tė investuara nė BQK, pėrfshirė mjetet e Qeverisė dhe ato tė Fondit tė Privatizimit, pėrbėn shumėn prej rreth 900 milionė eurosh”, duke pohuar se kėto mjete “po mbahen nėpėr bankat e huaja me renome tė lartė”. Ndėrsa, as Qeveria dhe as BQK-ja nuk kanė dashur tė bėnin publike shifrėn e saktė se sa para tė buxhetit janė investuar gjatė 2008-s dhe as vlerėn e kthimit tė interesit nga ky lloj investimi.

Burime tė “Kohės Ditore” thonė se investimi i mjeteve tė buxhetit jashtė vendit, pa u bėrė publike shumat e sakta dhe as vlerat e sakta tė kthimit tė investimeve, tregojnė majėn e keqpėrdorimit tė parasė publike nė institucionet e Kosovės.

Qeveria dhe BQK-ja nuk janė shprehur tė gatshme qė tė thonė pėr gazetėn shifrėn e saktė se sa para tė buxhetit janė investuar gjatė vitit tė kaluar nė BQK. Zyrtarė tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave janė arsyetuar se nuk dihet shifra e saktė e mjeteve tė buxhetit qė janė investuar vjet nė BQK dhe as kthimi i saktė i kėtyre investimeve, meqė ajo ka ndryshuar nga muaji nė muaj.

“Nuk e dimė shumėn e saktė tė investimit tė mjeteve tė buxhetit dhe as kthimin total tė interesit nga to, meqė shumat e investuara dhe koha e investimit tė tyre kanė ndryshuar nga muaji nė muaj. Varėsisht se sa mjete kanė qenė nė buxhet”, ka deklaruar zėdhėnėsi i MEF-it, Muharrem Shahini.

As Besnik Kada, zyrtar pėr marrėdhėnie me media nė BQK, nuk e ka pėrmendur shumėn e saktė tė mjeteve tė buxhetit qė Qeveria i ka investuar aty. Ai vetėm ka pohuar se “vlera e pėrgjithshme e mjeteve tė investuara nė Bankėn Qendrore tė Republikės sė Kosovės, pėrfshirė mjetet e Qeverisė si dhe mjetet e Fondit tė Privatizimit, pėrbėn shumėn prej rreth 900 milionė euro”.

Kada ka konfirmuar se “pėrveē mjeteve tė Fondit tė Privatizimit, MEF-i ėshtė ndėr depozituesit mė tė mėdhenj tė Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės”.

Ndėrsa, zyrtarisht nga AKP-ja ėshtė thėnė se shuma totale e mjeteve nė Fondin e Privatizimit ėshtė rreth 400 milionė euro. Bazuar nė kėtė tė dhėnė, shihet se pjesa tjetėr e mjeteve tė investuara nė BQK, prej rreth 500 milionė eurosh janė mjete tė buxhetit.

Tė pyetur se ku shkojnė paratė e kthimit tė investimeve, pėrgjigjja e pėrgjithshme e tė dy palėve ėshtė se “ato hyjnė nė buxhet si tė hyra nga interesi”, vlera e tė cilave nuk ėshtė bėrė publike.

Zyrtarė tė Qeverisė thonė se vlera e kėtyre tė hyrave do tė dihet, vetėm pasi tė jetė bėrė publik raporti i tė hyrave dhe i shpenzimeve pėr vitin 2008, i cili nuk do tė jetė gati para muajit prill.

Kurse, ata tė BQK-sė as nuk e pėrmendin fare se kur pritet tė publikohen kėto shifra. I pyetur se sa ka qenė norma e interesit pėr kėto 900 milionė euro mjete tė Fondit tė privatizimit dhe tė buxhetit, sė bashku gjatė gjithė vitit, Kada ka pohuar se “norma e interesit ka lėvizur nė raport me zhvillimet e tregut financiar”.

Sipas tij, gjatė gjithė periudhės sė menaxhimit tė mjeteve BQK-ja ka realizuar kthime nga mjetet e investuara. Kada ėshtė shprehur se krejt kėto mjete sė bashku “janė tė investuara nė Bankat e shteteve anėtare tė BE-sė, dhe bėhet fjalė pėr banka tė ranguara, sipas agjencive ndėrkombėtare, si banka me kredibilitet tė lartė”.

Ekspertėt ankohen

Nė anėn tjetėr, asnjėra palė nuk e ka komentuar se pėrse mjetet e buxhetit tė Kosovės investohet jashtė vendit, e jo nė tregun e brendshėm. I pyetur se ku janė investuar paratė e buxhetit tė depozituara nė BQK, zėvendėsministri i MEFit, Bedri Hamza, ka thėnė shkurt:

“Pyeteni Bankėn Qendrore se ku janė investuar kėto mjete”. Ai nuk ka dashur tė komentonte mė shumė kėtė ēėshtje, ndonėse nė nenin 8 tė Ligjit mbi menaxhimin e financave publike thuhet qartė se “Departamenti i Thesarit e ka autorizimin dhe pėrgjegjėsinė ekskluzive pėr investimin e parave publike. Por, pavarėsisht nga kjo, ministri pėrcakton kushtet pėr investimin e parave publike dhe aktivitetet e investimeve tė Thesarit dhe pėrgatit politikėn pėr investimin e parave publike”.

Lumir Abdixhiku, hulumtues dhe menaxher nė institutin pėr hulumtime zhvillimore “Riinvest”, ka pohuar se nuk ka asnjė argument tė arsyeshėm se pse paratė e buxhetit tė Kosovės duhet tė qėndrojnė jashtė vendit.

“Nė kėtė kohė tė krizės globale financiare, mendoj se jemi ndoshta vendi i vetėm qė edhe mė tutje largojmė paratė e taksapaguesve drejt vendeve tė huaja, nė vend se tė bėjmė pėrpjekje qė t’i kthejmė ato”, ėshtė shprehur ai.

Arsyetimet e deritanishme se Kosova ėshtė vend i pasigurt pėr mbajtjen e kapitalit, se nuk ka sistem ė zhvilluar bankar dhe se nuk ka kapacitete alokuese janė tė tejkaluara dhe tė paqėndrueshme. Sot Kosova, bizneset dhe qytetarėt kanė mė shumė se kurrė nevojė pėr rritje tė ofertės monetare, ka tėrhequr vėrejtjen Abdixhiku.

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovės me autorizimet dhe tė drejtat qė kanė duhet qė sa mė parė tė ndėrmarrin hapat e nevojshėm pėr kthimin e mjeteve nė tregun kosovar, e jo t’i largojnė ato nga vendi.

“Mendoj se kthimi i mjeteve do tė ishte njė infuzion pėr ekonominė kosovare nė kėto kohė tė vėshtira globale. Ato fonde institucionet vendimmarrėse mund t’i pėrdorin si stimulim pėr zhvillimin e bizneseve nė sektorėt qė me tė vėrtetė kanė nevojė. Njė ide qė gjen konsensus tek analistėt ekonomikė ėshtė se njė pjesė e kėtyre fondeve nėpėrmjet linjave tė veēanta kreditore mund t’iu huazohet bizneseve me kushte mjaft tė volitshme kreditore. Mjetet e huazuara do tė shėrbenin si katalizatorė tė zhvillimit dhe rritjes sė bizneseve duke ndihmuar kėshtu zbutjen e rėndė tė papunėsisė nė vend”, ka thėnė ai.

Goditje ekonomisė sė vendit

Abdixhiku ka nėnvizuar se “fondet e kosovarėve duhet tė jenė nė shėrbim tė tyre e jo tė tregjeve ndėrkombėtare”. Sipas tij, praktika e nxjerrjes sė parave nga tregu kosovar dhe dėrgimi i tyre nė fonde kinse mė tė sigurta ėshtė goditje e rėndė pėr ekonominė e vendit dhe kjo praktikė duhet tė ketė njė fund.

Kurse, nė BQK thonė se depozitimi i mjete tė buxhetit bėhet bazuar nė Ligjin pėr menaxhimin e financave publike. Zyrtari Kada ka thėnė se pėr Fondin Rezervė tė Mirėbesimit pėr Shėrbimin e Borxheve ekziston njė marrėveshje qė nga data 17 korrik 2008, midis Qeverisė dhe BQK-sė. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, BQK-ja administron kėto fonde. Fondi Rezervė i Mirėbesimit pėr Shėrbimin e Borxheve investohet nė instrumente financiare, tė cilat janė nė pajtim me politikėn e investimeve tė Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės.

“Bazuar nė Ligjin mbi Bankėn Qendrore tė Republikės sė Kosovės, nr.03/L-074, neni 6, ajo ėshtė e autorizuar tė veprojė si agjent fiskal i MEF-it bazuar nė Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe pėrgjegjėsitė, nr. 03/L-048, neni 7, BQK-ja ėshtė e autorizuar tė investojė mjetet e qeverisė”, ka thėnė Kada.

Sipas tij, kjo formė e investimeve financiare mundėson kthimin nė investime dhe krijimin e mjeteve tė paguara nga interesi, tė cilat mjete pastaj derdhen nė Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės.

SALIE GAJTANI-OSMANKAQ / KOHA DITORE

Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Edhe Maqedonia shkele CEFTA-n
> Paratė e buxhetit investohen jashtė Kosovės
> Tregu unik Kosovė - Shqipėri, projekt me leverdi
> Premtohen subvencione pėr fermerėt kosovarė
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Bujqėsia dhe industria e ushqimit nė Kosovė
> Prodhimi dhe pėrpunimi i drurit nė Kosovė
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> "Factsheet Kosovo"
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Rrokullisni paranė
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 eciks.org