_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA    
             
   
  LAJME
   
26.02.2009, 11:52
Tregu unik Kosovė - Shqipėri, projekt me leverdi

Duke u mbėshtetur nė njė kalkulim tė thjeshtė, tregu i pėrbashkėt mes dy vendeve, pėrveēse do tė kėnaqte nė njė masė ithtarėt e bashkimit kombėtar ndėrshqiptar, do tė mund tė shndėrrohej nė njė terren tė leverdishėm edhe pėr investitorėt e huaj

ARBANA XHARRA E
ESMERALDA BARDHYLI


PRISHTINĖ, 24 SHKURT 2009 - Nė kohėn kur bashkėpunimi ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė ėshtė zgjeruar nė ēdo fushė, njė ide e re ėshtė duke ngacmuar vėmendjen e ekspertėve tė ekonomisė nga tė dyja anėt e kufirit. Duke u mbėshtetur nė njė kalkulim tė thjeshtė – mbledhjen e numrit tė popullsisė sė dy shteteve nė mė shumė se 7 milionė – ata vlerėsojnė se tregu i pėrbashkėt mes dy vendeve, pėrveēse do tė kėnaqte nė njė masė ithtarėt e bashkimit kombėtar ndėrshqiptar, do tė mund tė shndėrrohej nė njė terren tė leverdishėm edhe pėr investitorėt e huaj.

Me njė ide tė tillė pajtohen edhe zyrtarėt e dy qeverive, ndėrsa shprehin gatishmėrinė pėr formimin e njė tregu tė pėrbashkėt ekonomik pėr t’u bėrė mė atraktiv karshi investitorėve dhe ekonomikisht mė stabil karshi vendeve tė rajonit. Nė bisedė pėr gazetėn, ata thonė se ideja e heqjes sė barrierave doganore dhe harmonizimi i politikave fiskale do t’i forconte shumė kėto dy shtete nė aspektin ekonomik.

Zėvendėsministri i Ekonomisė dhe Financave i Kosovės, Bedri Hamza, pohon mundėsinė e formimit tė njė tregut tė pėrbashkėt edhe pse rikujton se njė projekt i tillė kėrkon harmonizimin paraprak tė shumė gjėrave.

“Kjo ide ėshtė shumė e pranueshme”, shprehet Hamza. “Nėse s’kemi mundėsi me pas njė shtet tė pėrbashkėt, atėherė mund tė kemi njė treg tė pėrbashkėt ekonomik”. Sipas tij fillimisht duhet bėrė unifikimi i politikave fiskale edhe ligjeve tė tjera qė kanė tė bėjnė me ekonominė.

“Definitivisht tregu i pėrbashkėt shqiptar prej shtatė milionė banorėsh do tė jetė shumė mė atraktiv”, vlerėson njeriu i dytė i MEF-it.

Idenė pėr tregun “mbarėshqiptar” e konsideron tė leverdishme edhe Selami Xhepa, kėshilltar ekonomik i kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Nė bisedė pėr gazetėn, ai vlerėson se krijimi i njė tregu tė integruar mes dy vendeve do ta bėnte mė tė lehtė depėrtimin e tyre nė tregjet rajonale dhe tė Bashkimit Evropian.

“Besoj se prej dy vitesh midis Shqipėrisė dhe Kosovės kemi njė zonė tė lirė tregtare ku qarkullimi i mallrave realizohet pa tarifa doganore, apo barrierė tarifore. Nga ana tjetėr zhvillimi i projekteve tė infrastrukturės sė pėrbashkėt do tė krijojė kushte pėr lehtėsimin e kėtyre shkėmbimeve”, thotė Xhepa.

“Mendoj se ka mundėsi pėr tė koordinuar dhe politikat ekonomike mė mirė nė tė ardhmen me qėllim zhvillimin nė harmoni tė burimeve ekonomike duke rritur ekonominė nė shkallėn e operacioneve ekonomike”, shton ai.

Sipas tij, tė gjitha kėto drejtime dhe veprime tė pėrbashkėta do tė krijojnė mundėsi pėr krijimin e njė tregu tė integruar midis Shqipėrisė dhe Kosovės nė tregjet rajonale dhe ato tė Bashkimit Evropian.

“Politikat janė tė realizuara tashmė, pasi regjimi doganor ėshtė i harmonizuar dhe pa tarifa. Pjesa tjetėr qė lidhet me zhvillimin e rrugėve tė transportit mundėson materializimin nė praktikė tė regjimeve tė politikave tė arritura, dhe nė kėtė mėnyrė janė hedhur tashmė shinat pėr tė realizuar atė aspiratė pėr zhvillimin komplementar tė tė dy ekonomive tona, duke sjellė njė integrim tė natyrshėm tė tyre”, pohon Xhepa.

Ekspertėt: Barrierat e vetme janė ato teknike

Pėr njohėsit e rrethanave ekonomike, ideja e krijimit tė njė tregu tė pėrbashkėt mes Kosovės dhe Shqipėrisė, cilėsohet si hap drejt realizimit tė koncepteve evropiane. Nėnkryetari i institutit pėr hulumtime zhvillimore “Riinvest”, Muhamet Sadiku, thotė se koncepti i tregut tė pėrbashkėt ėshtė koncept evropian, sepse edhe Evropa e ka kaluar njė rrugė tė gjatė pėr tė arritur tek tregu i pėrbashkėt.

“Kjo nėnkupton eliminimin e barrierave teknike, doganore, jo doganore, harmonizimin e politikave ekonomike, atyre fiskale dhe kuptohet forcimi i lidhjeve infrastrukturore”, thotė Sadiku. Sipas tij me kėtė hap Kosova dhe Shqipėria do tė krijonin njė hapėsirė joshėse pėr investitorė tė jashtėm. “Po ashtu do tė krijohej lėvizje e fuqisė punėtore dhe e kapitalit brenda kėtyre dy vendeve dhe nė kėtė mėnyrė do tė forcohej pozita tregtare e dy vendeve nė raport me vendet e tjera”, thotė ai.

Megjithatė, ai tėrheq vėrejtjen se procesi i harmonizimit tė politikave zakonisht ėshtė i gjatė dhe se pėr njė gjė tė tillė, duhet tė bėhen analiza paraprake. “Tė dyja vendeve u mbetet punė e madhe pėr tė bėrė pėrshtatjen e legjislacionin ekonomik dhe tė kontribuohet pėr tregun e pėrbashkėt”, vlerėson Sadiku.

Kryetari i Iniciativės Ekonomike pėr Kosovė nė Vjenė, (ECIKS), Kujtim Dobruna, vlerėson se njė treg i pėrbashkėt mes Kosovės dhe Shqipėrisė tashmė ekziston nė kuadėr tė marrėveshjes CEFTA, mirėpo, sipas tij, “afrimi i mėtejshėm ekonomik nė mes tė dy vendeve do tė bėhej mė sė miri pėrmes krijimit tė njė unioni ekonomik Kosovė -Shqipėri”.

Duke pohuar se ky union pos qė nė thelb ėshtė natyror, Dobruna vlerėson se ai do ndihmonte zhvillimin ekonomik tė dy vendeve, sidomos “duke shfrytėzuar sinergjitė qė dalin nga komplementariteti ekonomik”.

Ndėrkohė qė sipas tij parakusht pėr kėtė ėshtė ndėrtimi i autostradės Merdar-Durrės. Duke folur nė cilėsinė e njė promovuesi tė Kosovės karshi investitorėve, Dobruna pohon se shumė investitorė tė huaj kanė filluar tė shohin tregun shqiptar nė radhė tė parė si treg nacional.

“Kėshtu pėr shembull kompanitė austriake tashmė mbulojnė tregun shqiptar duke investuar njėkohėsisht nė Kosovė, Shqipėri e Maqedoni. Tregu 7- milionėsh ėshtė njė balancė e mirė ndaj tregjeve mė tė mėdha tė rajonit dhe shton atraktivitetin e tė dyja vendeve pėr investimet e huaja”, thotė Dobruna pėr tė shtuar se krijimi i kėtij unioni nė realitet do tė ishte “njė reagim pozitiv ndaj nevojave, kėrkesave dhe strategjive tė investitorėve tė huaj, por nė radhė tė parė ndaj afaristėve vendorė”.

Ai mohon tė ekzistojnė barriera qė do tė mund tė pengonin realizimin e kėtij unioni, pėrpos mungesės sė autostradės.
“Barrierat mė shumė mund tė jenė tė natyrės teknike dhe administrative”, thotė ai.
“Nė radhė tė parė kjo ėshtė ēėshtje e vullnetit politik tė tė dyja vendeve”.

Sipas tij, kusht pėr realizimin me sukses tė kėtij projekti, ėshtė qė ai t’u besohet ekspertėve tė tė dyja vendeve.

Konfindustria, pioniere e idesė sė krijimit tė tregut tė pėrbashkėt

Krijimi i njė tregu tė pėrbashkėt Shqipėri - Kosovė tashmė konsiderohet mė shumė se vetėm njė ide e hedhur nė tavolina biznesesh nė Shqipėri. Njė konfederatė e industrive, e cila pėrfaqėson interesat e industrive te prodhimit dhe shėrbimeve nė Shqipėri, (Konfindustria), pohon se ka tashmė njė vit qė po e materializon idenė qė ky treg tė mos jetė thjesht njė ide, por tė konkretizohet me veprime konkrete mes dy vendeve.

Gjergj Buxhuku, administrator i pėrgjithshėm i Konfindustrisė, thotė pėr gazetėn se krijimi i kėtij tregu do tė ndihmonte pozitivisht ekonominė mes dy vendeve”.

”Industrialistėt e Shqipėrisė janė tepėr tė interesuar pėr krijimin e njė tregu tė pėrbashkėt Shqipėri - Kosovė. Nėse nuk do tė krijojmė atė qė Konfindustria shqiptare e ka quajtur “tregu i hapur” atėherė i bie qė pavarėsia e Kosovės tė kthehet thjesht nė njė festė folklorike. Ne duhet ta shfrytėzojmė pavarėsinė e Kosovės nė interes tė rritjes ekonomike mes dy vendeve. Pasi sa mė i madh tė jetė tregu aq mė shumė do tė lėvizė pozitivisht ekonomia mes dy vendeve”, vlerėson Buxhuku.

Ai pohon se Konfindustria e ka hedhur prej kohėsh idenė pėr krijimin e kėtij tregu tė hapur duke pasur parasysh njė sėrė lehtėsirash qė do tė krijohen tani mes dy vendeve, siē ėshtė pėrfundimi i rrugės Durrės-Merdar dhe planet pėr krijimin e njė tregu energjetik tė pėrbashkėt.

”Ka ardhur ēasti, pėr tė mos thėnė qė jemi tė vonuar nė ndėrmarrjen e veprimeve tė caktuara pėr ndėrtimin e politikave fiskale, tė ekonomisė sė tregut tė punės, sė sistemit arsimor pėr tė krijuar de facto tregun e pėrbashkėt shqiptar”, thotė ai, duke pohuar se koncepti i Konfindustrisė ėshtė “Dy shtete – njė treg”. “Sa mė i madh tė jetė tregu aq mė interesant ėshtė ai pėr investimet e brendshme e pėr tėrheqjen e investitorėve tė huaj”.

”Nė dhjetėra takime qė Konfindustria ka pasur me kompani ndėrkombėtare shumė tė rėndėsishme, tė interesuara pėr tė investuar nė Evropėn Juglindore, ēėshtja e parė qė kėta industrialistė e shohin si pengesė ishte madhėsia e kufizuar e tregut tė Shqipėrisė. Ndėrkohė kur atyre u shpjegohet pėr hapat qė po merren pėr krijimin e tregut tė madh shqiptar Shqipėri - Kosovė e mė pas dhe Maqedoni, pėr tė qenė tė hapur mė pas edhe nėpėr rajone, pra pėr tė kaluar nga njė treg 4-milionėsh nė Shqipėri nė njė treg prej 7-milionėsh Shqipėri-Kosovė, interesi i tyre rritet jashtėzakonisht. Aq mė shumė kur ngritja e tregut tė hapur shqiptar mbėshtetet me ndėrtimin e rrugės sė Kosovės, investimet pėr lidhjen e sistemeve energjetike tė Shqipėrisė dhe Kosovės, investimet e rėndėsishme nė portet shqiptare, etj.”, thotė Buxhuku.

Buxhuku pohon se Konfindustria nė datat 22 prill deri nė 2 maj do tė organizojė nė bashkėpunim me Ministrinė e Ekonomisė tė Shqipėrisė, Panairin Ndėrkombėtar tė Teknologjisė e Cilėsisė, ku tė pranishėm do tė jenė me prodhimet e shėrbimet e tyre industrialistėt e Shqipėrisė, Kosovės dhe industrialistėt shqiptarė tė Maqedonisė. Gjatė ditėve tė panairit, gjithashtu do tė zhvillohet dhe njė forum i nivelit tė lartė, ku pėrveē vendimmarrėsve politikė mė tė lartė tė Shqipėrisė do tė ftohen nė bashkėbisedim dhe pėrfaqėsues tė lartė tė politikės sė Kosovės.

“Ndėrkohė qė ka vazhduar me ritme tė kėnaqshme ndėrtimi i rrugės sė Kosovės, e ndėrkohė qė janė lidhur disa marrėveshje tė rėndėsishme nė sektorin energjetik mes dy vendeve nuk ėshtė bėrė sa duhet (nga ana e Shqipėrisė), pėr pėrafrimin e politikave fiskale ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, politikave financiare, tė tregut tė punės, sistemit arsimor etj”, thotė Buxhuku. Sipas tij, nė disa raste vendimmarrja politike e Kosovės ka qenė me e avancuar sesa ajo e Shqipėrisė drejt idesė sė reformave ligjore pėr krijimin e tregut tė pėrbashkėt, ku mund tė pėrmendim vendimet e Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacionit tė Kosovės, pėr uljen e taksave aeroportuale qė lidhin Tiranėn me Prishtinėn dhe veprimi pėr pjesėmarrjen e kompanisė “Vala” nė tenderin pėr operatorin e katėrt tė telefonisė mobile nė Shqipėri.

”Konfindustria do tė bėjė tė gjithė trysninė e duhur edhe nė panair edhe nė forumet pėrkatėse tė tij, por edhe nė kontakte tė drejtpėrdrejta me qeveritė e Shqipėrisė e Kosovės qė veprimet e sipėrpėrmendura tė jenė tė rregulluara me njė strategji tė pėrbashkėt dhe tė mos jenė vetėm si nisma vetjake tė pėrfaqėsuesve tė ndryshėm qeveritarė. Kjo ide pėr krijimin e kėtij tregu ėshtė nė harmoni tė plotė me frymėn e procesit tė integrimit tė Shqipėrisė, Kosovės, rajonit tė Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian”, thotė thotė kreu iKonfindustrisė.

Koha Ditore

Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Edhe Maqedonia shkele CEFTA-n
> Paratė e buxhetit investohen jashtė Kosovės
> Tregu unik Kosovė - Shqipėri, projekt me leverdi
> Premtohen subvencione pėr fermerėt kosovarė
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Bujqėsia dhe industria e ushqimit nė Kosovė
> Prodhimi dhe pėrpunimi i drurit nė Kosovė
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> "Factsheet Kosovo"
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Rrokullisni paranė
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 eciks.org