_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Rrokullisni paranė


Kujtim Dobruna / Vjenė


27 shkurt 2009 - Paraja duhet tė rrokulliset, qė ta pėrmbushė funksionin e vet. Kjo ishte gjėja e parė qė mė ra ndėrmend derisa lexoja pėr fatin e lypėsit amerikan, i cili edhe pse i pasur, tėrė jetėn e vet kishte jetuar nga lėmosha e tė tjerėve. Kur nė moshė tė shtyrė ai kishte ndėrruar jetė, policia hyri nė shtėpinė e tij dhe bėri njė zbulim tė ēuditshėm. Policėt u shtangėn kur brenda nė shtėpi gjetėn mė shumė se njėqind mijė dollarė para tė gatshme tė shpėrndara nėpėr kthinat e tė ndjerit. Ēdonjėri nga ne me siguri se do ta pyesė veten, pse njė njeri me aq shumė para tė gatshme kishte kaluar jetėn nė varfėri? Pse nuk i kishte shpenzuar apo investuar ato pėr njė jetė mė tė mirė?

Mirėqenia rritet me mobilitetin e parasė. Sa mė shumė qė paraja ndėrron pronarėt, qoftė pėrmes bankave apo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, aq mė e madhe ėshtė mirėqenia ekonomike. Sa mė pak qė pėrdoret, aq mė pak vlen. Sikur ky lypės tė kishte pasur vetėm pak njohuri bazike mbi funksionin e parasė, ai s’do mbetej nė kujtesė si “lypėsi i pasur”.


Krizė, por jo panik

Fati i “lypėsit tė pasur” ma pėrkujton ekonominė kosovare. Para tė shumta janė vėnė nė qarkullim jashtė vendit, apo mbeten tė pashfrytėzuara nga agjencitė buxhetore nė vend, pėrderisa ekonomia ka nevojė pėr to. Nė kohėn kur tregjet ndėrkombėtare janė nė ankth tė likuiditetit dhe efektet e krizės po ndjehen gjithnjė e mė shumė nė ekonominė reale, ėshtė koha qė edhe ne tė mendojmė pėr hapat qė duhet ndėrmarrė nė mbrojtje tė asaj qė quhet ekonomi vendore.

Ėshtė fakt se gėrshetimi i vogėl i ekonomisė kosovare me atė botėrore ka bėrė qė ndikimi i krizės globale tė jetė i vogėl. Janė disa fusha nė tė cilat Kosova megjithatė ėshtė prekur. Rėnia e vlerės sė eksporteve, si pasojė e rėnies sė ēmimeve tė metaleve nė tregjet e botės, ėshtė njėra nga kėto. Prodhues si Ferronikeli, Trepēa, apo eksportuesit e mbeturinave tė metalit, e ndjejnė mė sė shumti kėtė krizė.

Sė dyti, gatishmėria e investitorėve tė huaj pėr tė investuar nė Kosovė, ėshtė nė rėnie si pasojė e mungesės sė likuiditetit nėpėr banka. Sot pothuajse nuk mund tė gjendet asnjė bankė e vetme perėndimore, qė ėshtė e gatshme tė financojė projekte tė mėdha nė Ballkan.

Sė treti, trendi i tė hyrave nga diaspora, qė pėrbėn edhe njėrėn prej shtyllave kryesore tė ekonomisė kosovare, mund tė shėnojė rėnie. Kjo nėnkupton njė rėnie tė konsumit dhe pėrkeqėsim tė bilancit tė pagesave.

Sė katėrti, janė paratė e trustit pensional qė tashmė janė dėmtuar shumė, por qė nė planin afatgjatė mund tė rikuperohen.


Ktheni paratė, pėrkrahni NVM-tė, investoni

Pėr fat tė mirė, sistemi bankar nė vend mbetet njėra nga storiet e suksesit tė ekonomisė sė pasluftės. Likuiditeti i bankave ėshtė mjaft i kėnaqshėm, ndėrsa numri i kredive tė kėqija mbetet i vogėl. Fakti se Kosova nuk ishte pėrfshirė nga histeria e konsumit tė tepėrt privat tė financuar nga bankat, sikur nė Evropėn Lindore, duket se do tė ruajė ekonominė nga kolapsi.

Edhe pse nuk ka vend pėr panik, shteti nė kėtė situatė emergjente nuk mund tė rrijė mėnjanė. Pėrkundėr faktit se ekonomia e tregut mbetet synim yni, nuk duhet lejuar qė zhvillimet eventuale tė pakėnaqshme tė rrezikojnė gjithė atė qė ėshtė arritur nė gati dhjetė vjet liri.

Njė ndėr hapat e parė qė qeveria duhet ndėrmarrė ėshtė para sė gjithash sigurimi i njė likuiditeti afatmesėm i tregjeve, pėrmes kthimit gradual tė mjeteve tė privatizimit nė Kosovė, pa rrezikuar rritjen e ndjeshme tė inflacionit. Huqjet e agjencive tė rejtingut si Moodey dhe Standards&Poor nė vlerėsimin e bonitetit tė investimeve tė ndryshme, kanė dėshmuar se nuk ka garanci se fondet e privatizimit apo cilado fonde tjera jashtė vendi mund tė mbrohen nga ekspozimi i lartė i tregut. Nė kėtė kohė krize, vėnia e kėtyre parave nė qarkullim nė tregun vendor, qoftė pėrmes bankės qendrore apo bankave lokale nė formė kredish tė lira pėr NVM-tė, do tė ishte njė shtytje e madhe pėr zhvillimin ekonomik dhe pėrballimin sa mė tė lehtė tė krizės. Paraqitja e formave tė ndryshme tė jolikuiditetit nė tregun e Kosovės, qoftė tek NVM-tė apo tek sektori bankar, nuk do tė mund tė luftohet ndryshe, siē ėshtė rasti me paketat e koniunkturės nė ShBA e BE. Kosova nuk ka valutė tė veten, andaj edhe nuk mund tė shtypė para pėr tė mbajtur tregjet likuide. Parakusht themelor qė kjo ndėrhyrje tė ketė sukses ėshtė pėrshpejtimi i krijimit tė instrumentit tė skemės sė garantimit tė kredive, pėrmes tė cilit shteti do tė garantojė bankat komerciale pėr kreditė e dhėna dhe kėshtu do tė ndikojė nė uljen e normave tė interesit. Kjo nismė tashmė ėshtė nė pėrgatitje e sipėr si rrjedhojė e bashkėpunimit austriako-kosovar.

Sė dyti, njė masė tjetėr e rekomanduar nė kėtė situatė ėshtė pėrshpejtimi i realizimit tė projekteve kapitale, siē ėshtė ndėrtimi i Kosovės sė Re, ndėrtimi i autostradės Merdare-Morinė si dhe dhėnia e shpejtė me koncesion e tetėmbėdhjetė hidrocentraleve tė vogla. Kėto akte do tė rrisnin nivelin e investimeve tė huaja direkte, duke zėvendėsuar rėniet nė sektorėt tjerė. Kompanitė e huaja energjetike, edhe pėrkundėr krizės, mbeten ndėr mė likuidet, prandaj edhe mund tė pėrballojnė kėto investime.

Sė treti, duhet rritur nivelin e investimeve publike, qoftė pėrmes investimeve nė infrastrukturė nga buxheti, apo pėrmes tėrheqjes sė mjeteve tė zotuara nė Konferencėn e Donatorėve. Kėto investime jo vetėm qė do tė sigurojnė likuiditet tė mjaftueshėm nė tregun kosovar, ato edhe do tė ndikojnė qė projeksionet e rritjes ekonomike tė mos dėmtohen.

Sė katėrti, duhet tė analizohet se a ėshtė i qėlluar privatizimi i PTK-sė nė kėtė kohė recesioni, apo duhet pritur kohė mė tė mira pėr tė siguruar njė ēmim mė tė mirė shitės. Nėse shtyhet privatizimi, PTK do tė mund tė rrisė investimet pėr tė pėrmirėsuar pozitėn nė treg, investime kėto qė sjellin rritje ekonomike. Fundja, ky cikėl recesioni nuk ėshtė i pėrjetshėm.

Sė pesti, duhet subvencionuar bujqėsinė dhe eksportin. Ėshtė kjo ndoshta mėnyra mė e kritikuar e ndėrhyrjes sė shtetit nė ekonomi, pėr qė praktikohet edhe nga vet kritikėt mė tė mėdhenj tė saj. Pėrkundėr krizės, ēmimet e ushqimit mbeten pėr 80 pėr qind mė tė larta se para tri vjetėsh, andaj investimet nė bujqėsi dhe nė industrinė e pėrpunimit tė ushqimit do tė ndikojnė nė zėvendėsimin e importeve dhe para sė gjithash nė uljen e papunėsisė.

Paraja ėshtė pėr t’u qarkulluar dhe pėrdoruar. Pa marrė parasysh se si do zhvillohen gjėrat, ne nuk guxojmė tė pėrsėrisim gabimin e lypėsit amerikan.


(Ky shkrim ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmen kosovare Koha Ditore, mė 27 shkurt 2009)


 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org