![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
20.02.2009, 17:07Kosova-Austria, memorandum mirėkuptimi nė fushėn e ekonomisė Ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Lutfi Zharku dhe homologu i tij austriak, Ministri i Ekonomisė, Familjes dhe Rinisė i Republikės sė Austrisė, Reinhold Mitterlehner kanė nėnshkruar tė hėnėn nė Vjenė njė Memorandum Mirėkuptimi nė fushėn e bashkėpunimit ekonomik. Sipas kėtij memorandumi, Kosova dhe Austria premtojnė tė thellojnė bashkėpunimin ekonomik si dhe tė shtojnė dialogun dhe kontaktet, posaēėrisht ne fushėn e zhvillimit tė sektorit privat, promovimit te investimeve direkte, intensifikimit tė tregtisė, promovimit tė eksporteve si dhe transferimit tė dijes dhe teknologjisė. Nė kuadėr tė memorandumit, dy shtetet janė pajtuar edhe pėr asistencė teknike nė krijimin e njė Fondi pėr Ndėrmarrjet e Vogla dhe tė Mesme nė Kosovė. Kjo asistencė teknike nė mes tjerash do tė pėrfshijė edhe zhvillimin e infrastrukturės legale dhe institucionale, zhvillimin e koncepteve tė biznesit, trajnimin e ndėrmarrėsve kosovarė si dhe bashkėpunimin nė fushėn e Kartės Evropiane pėr Ndėrmarrje tė Vogla. Bashkėpunimi ekonomik dhe implementimi i kėtij memorandumi do tė mbikėqyret nga "Komiteti pėr Bashkėpunim Ekonomik", qė do tė themelohet bashkėrisht nga dy shtetet. Ministri Zharku i ka paraqitur Mitterlehner tė arriturat dhe zhvillimet aktuale nė Kosovė si dhe ka falėnderuar homologun e tij pėr pėrkrahjen e vazhdueshme tė Qeverisė sė Austrisė. Ministri Mitterlehner, ndėrkaq, i ka konfirmuar homologut tė tij kosovar interesin e Austrisė pėr tė ndihmuar Kosovėn dhe pėr tė thelluar bashkėpunimin ekonomik. Mitterlehner ka premtuar se Austria do tė vazhdojė ti pėrkrahė investitorėt austriakė pėr tė investuar nė Kosovė. Ministri Zharku ka vizituar edhe Ambasadėn e Republikės sė Kosovės nė Vjenė, ku ėshtė pritur nga Sabri Kiēmari, i ngarkuari me punė nė kėtė Ambasadė. Z. Kiēmari ka shoqėruar ministrin nė ceremoninė e nėnshkrimit tė memorandumit. Nė njė vizitė nė pėrfaqėsinė e Agjencisė sė Kosovės pėr Promovimin e Investimeve (APIK) nė Vjenė, e cila ka kontribuar nė arritjen e marrėveshjes ndėrmjet dy shteteve, Ministri Zharku ėshtė pritur nga Kujtim Dobruna, udhėheqės i kėsaj pėrfaqėsie. Gjatė qėndrimit tė tij nė Vjenė, Ministri Zharku ėshtė intervistuar nga e pėrditshmja austriake "Der Standard", ku ka folur pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė si dhe pėr bashkėpunimin ekonomik ndėrmjet Kosovės dhe Austrisė. Komunikate per shtyp e APIK |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||