![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | KLIENTËT TANË | SHËRBIME | PROJEKTE | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGËZA | |||||
29.08.2008, 13:28Ministri Lutfi Zharku ligjėron nė Forumin prestigjioz tė Alpbahut Alpbah, AUSTRI, 28 gusht 2008 - Ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Lutfi Zharku, ka mbajtur tė mėrkurėn nė mbrėmje njė ligjeratė speciale nė forumin prestigjioz tė Alpbahut nė Austri. Nė ligjeratėn me temė "Njė Shtet nė Krijim", Ministri Zharku ėshtė koncentruar nė ēėshtje ekonomike duke paraqitur sukseset dhe sfidat e Kosovės dhe duke ftuar kompanitė e huaja tė investojnė nė Kosovė. Kosova ka bėrė pėrparime tė mėdha nė krijimin e njė ekonomie tė tregut, kurse deklarata e pavarėsisė dhe njohja e saj nga ekonomitė mė tė mėdha botėrore ka mėnjanuar edhe pengesėn e fundit pėr investitorėt e huaj, ka thėnė Ministri Zharku nė ligjeratėn e tij duke konkluduar se Kosova ka potenciale tė mėdha pėr zhvillim dhe pėrparim, ka pozitė gjeografike nė mes tė tregut tė Evropės Juglindore qė pėrbėhet nga rreth 70 milionė konsumatorė, ėshtė e pasur me resurse natyrore dhe ka njė fuqi punėtore tė re, tė motivuar dhe me shpirt ndėrmarrės. Gjatė punimeve tė forumit, Ministri Zharku, i shoqėruar edhe nga Kujtim Dobruna nga Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS), ka pasur takime edhe me Z. Erhard Busek, kryetar i Forumit tė Alpbahut dhe Z. Veit Sorger, kryetar i shoqatės sė industrialistėve tė Austrisė. Gjatė kėtyre takimeve janė diskutuar ēėshtje tė bashkėpunimit ekonomik si dhe aktivitete pėr tė ardhmen, pėrfshirė organizimin e "Ditės sė Investitorėve Austriakė" nė Kosovė (Austrian Investor's Day), pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė Kosovės nė Forumin Ekonomik tė Vjenės si dhe njė prezantim tė Kosovės para industrialistėve tė Austrisė. Forumi i Alpbahut ėshtė njė ngjarje tradicionale ku pėrfaqėsues tė politikės, ekonomisė e tė shoqėrisė nga e gjithė bota diskutojnė gjatė dy javėve sfida dhe tema aktuale e globale. Ėshtė ky viti i parė qė nė Qendrėn e Kongreseve nė Alpbah ka valuar edhe flamuri i Kosovės pranė flamujve tė shteteve tjera pjesėmarrėse. ECIKS / MTI |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||