_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Klasifikimi kreditor i Kosovės
Nga: UK LUSHI

Ditėve tė fundit flitet shumė se shpresa e madhe e Kosovės ėshtė Konferenca e Donatoreve, qė pritet tė mbahet gjatė verės. Mirėpo vendit tonė do t’i duhej ta shijojė supėn e pavarėsisė sė vėrtetė nė menaxhimin ekonomik mė shpejt se qė mund tė besohet. Donacionet janė njė prokrastinim i ballafaqimit me probleme ekonomike qė nuk zhduken vetvetiu nga injeksione financiare prej konferencave tė donatorėve. Asnjė vend nė botė nuk ėshtė zhvilluar me donacione. Kapitali investues ėshtė ēelėsi qė ndez

motorin e ēdo ekonomie-jo donacionet. Pėr shkak tė mungesės sė akumulimit tė kapitalit dhe tregjeve vendore tė kapitalit Kosova paranė mund ta marrė vetėm prej dy burimeve. Njėri burim janė investitorėt, tė cilėt mund t’i japin Kosovės kapital investues direkt. Por investitorėt mund t’i nxjerrin jashtė profitet dhe dividendėt dhe pėr konsekuencė Kosova nuk do tė mund tė pėrjetojė zgjerimin dhe rritjen e bazės se depozitave dhe kreditit. Tjetri burim janė borxhet dhe huat qė Kosova mund t’i marrė nga tregjet apo organizmat financiare. Pėr tė dyja burimet qė tė jenė me kosto sa mė tė ulėt vendit tonė i nevojitet klasifikimi kreditor, sepse pa tė Kosova do tė jetė entitet ekonomik i pashenjuar pėr investitorėt profesionistė dhe tregjet e kapitalit.

Ēfarė ėshtė klasifikimi kreditor?

Klasifikimi kreditor (credit rating) ėshtė opinion i njė agjencie pėr klasifikim kreditor (AKK) mbi kapacitetin e emetuesit tė instrumenteve financiare pėr tė paguar obligacionet nė plotėsi dhe me kohė. Ai reflekton besueshmėrinė kredituese dhe aftėsinė paguese tė emetuesit. Klasifikimi kreditor mund t’i jepet njė entiteti (klasifikimi i emetuesit) apo mund t’i caktohet njė bonoje, borxhi ose huaje tė lėshuar nga njė entitet (klasifikimi i instrumentit financiar). Emetuesit e instrumenteve financiare mund tė jenė qeveritė lokale apo qendrore (prej nivelit komunal e deri te niveli central/ federal), korporatat, entitetet pėr qėllime speciale (EQS) dhe bile edhe organizatat joqeveritare. Nė botė ekzistojnė disa agjenci qė japin klasifikime kreditore, por tri mė tė rėndėsishmet janė: Moody’s, Standard & Poor’s (S&P) dhe Fitch Rating.

Klasifikimi kreditor shfrytėzohet nga investitorėt, bankat, organizatat financiare ndėrkombėtare, autoritetet rregulluese, promotorėt e investimeve dhe qeveritė. Pėrcaktimi i klasifikimit kreditor ėshtė posaēėrisht i rėndėsishėm pėr nevojtarin e borxhit edhe pse nė fakt ai ndikon nė zbritjen e kostos pėr tė dyja palėt - edhe borxhmarrėsit, edhe borxhdhėnėsit. Klasifikimi kreditor ofron mundėsinė e krahasimit tė alternativave investuese pėr investitorėt si dhe mundėsinė e kuantifikimit tė rrezikut kreditor tė borxhliut. Me fjalė tė tjera, tė mos kesh klasifikim kreditor nė botėn moderne do tė thotė tė paguash njė kosto super tė lartė pėr kapital dhe tė mbetesh jashtė radiusit tė interesit tė investitorėve seriozė dhe me xhepat mė tė thellė. Klasifikimi kreditor u jepet entiteteve tė ndryshme pas kėrkesės pėr klasifikim kreditor. Nė rastin e shteteve klasifikimi kreditor ėshtė i dyfishtė , ai i jepet qeverisė apo shtetit dhe instrumenteve tė emetuara nga qeveria. Klasifikimi i parė quhet klasifikim kreditor qeveritar dhe i dyti quhet klasifikim sovran dhe mund tė jepet pėr borxhet e emetuara nė monedhė vendase (borxhet e brendshme) ose nė monedhė tė jashtme (borxhet e jashtme).

Procesi i pėrfitimit tė klasifikimit kreditor

Procesi i aplikimit dhe i marrjes sė klasifikimit kreditor ėshtė i qartė dhe i pėrpiktė, por jo edhe i lehtė. P.sh. Moody’s kėrkon qė qeveria tė bėjė kėrkesė formale pėr nisjen e procesit tė pėrcaktimit tė klasifikimit kreditor. Posa tė merret kėrkesa zyrtare Moody’s fillon procesin konfidencial duke caktuar njė ekip ekspertėsh dhe analistėsh ekonomikė dhe financiarė, qė do tė jenė nė kontakt tė pėrditshėm me qeverinė. Kėta menaxherė tė Moody’s, nė bashkėpunim me qeverinė, brenda 30 ditėsh kryejnė diskutimet preliminare, planifikojnė takimet e nevojshme dhe kėrkojnė/pranojnė dokumentet mbi buxhetin, situatėn makro dhe mikroekonomike, si dhe indikatorėt statistikorė. Kur tė kryhet faza pėrgatitore starton e ashtuquajtura fazė e due diligence. Moody’s dėrgon njė delegacion tė larte nė Prishtinė pėr takime me qeverinė, pėrfaqėsues nga sektori publik dhe privat, pastaj me pėrfaqėsues tė FMN-sė, BB-sė, USAID-it, bankave komerciale, si Raiffeisen dhe Pro Credit, dhe nė fund delegacioni takohet edhe me opozitėn, qė ėshtė njė takim shumė i rėndėsishėm. Zakonisht pas 45 ditėve ndodh takimi i fundit dhe diskutohen konkluzionet e punės. Pas 60-70 ditėsh mblidhet Komiteti i Klasifikimit Kreditor tė Moody’s dhe Kosova merr klasifikimin kreditor nė varshmėri tė gjendjes ekonomike, performancės dhe menaxhmentit financiar, strukturės buxhetore, kornizės legale dhe institucionale dhe klimės politike. Shkalla klasifikuese e Moody’s pėrfshin dy nivele. I pari quhet shkallė investuese me klasat Aaa, Aa, A, Baa, ndėrkaq niveli I dytė quhet shkallė spekulative dhe pėrfshin klasat Ba, B, Caa, Ca dhe C. Tė nėntė klasat mund tė shndėrrohen nė nėnklasa duke i shtuar secilės klasė indikatorėt numerikė 1,2 dhe 3 me pėrjashtim tė klasave Aaa dhe C. Kosova dhe ēdo shtet ka tė drejtė tė kėrkojė klasifikim kreditor pėr qeverinė dhe borxhet edhe nga agjencitė e tjera si S&P ose Fitch Rating, porse pėr fillim klasifikimi kreditor nga njė agjenci ėshtė i mjaftueshėm edhe pse nga ekspertėt rekomandohet qė ai tė merret sė paku nga Moody’s dhe S&P. I gjithė procesi i kushton buxhetit tė shtetit mes 70 deri 80 mijė dollarė amerikanė pėr fillim dhe 40 mijė dollarė amerikanė pagesė si taksė nė bazė vjetore. AKK-tė kėrkojnė nga qeveritė qė kur tė projektojnė buxhetet tė fusin taksėn vjetore nė buxhetin e vitit pasardhės pėrndryshe ata mund tė ndėrpresin klasifikimin. Nėse shteti dhe ekonomia nuk tregojnė stabilitet klasifikimi kreditor mund tė ulet, kurse nėse ndodh e kundėrta, pra vendi tregon stabilitet dhe zhvillim ekonomik, klasifikimi kreditor mund tė ngrihet, qė pėrkthyer nė numra do tė thotė kursim, nė raste tė caktuara, me qindra milionė.

Vendet nė rajon dhe klasifikimi kreditor i tyre

Fakti qė tė gjitha vendet nė rajon kanė klasifikim kreditor e vendos Kosovėn nė situatė tė pafavorshme, por edhe nė pozitė tė bėjė pėrgatitje tė duhura pėr tė filluar procesin me kėmbė tė mbarė duke mėsuar nga proceset nėpėr tė cilat kanė kaluar tė tjerėt. Shqipėria, fjala bie, ka klasifikimin kreditor B1 pėr qeverinė, Ba1 pėr borxhet nė monedhė tė huaj, B2 pėr depozitat bankare nė monedhe tė huaj, A3 pėr borxhet nė lekė, Baa1 pėr depozitat nė lekė dhe B1 pėr bonot qeveritare nė lekė dhe monedhė tė huaj. Republika e Shqipėrisė vazhdimisht ka pėrmirėsuar performancėn buxhetore dhe p.sh. deficitet kanė shėnuar njė rėnie prej 7.3 pėr qind tė GDP-sė nė vitin 2000, nė 3.2 pėr qind tė GDP-sė mė 2007. Shqipėria qėndron jo keq edhe nė pėrpjesėtimin e borxhit ndaj GDP-sė, qė ėshtė 55 pėr qind pėrkundrejt 64.9 pėr qind pėr p.sh., Turqinė. Serbia, nė anėn tjetėr, nė mars tė 2008-ės ka pėrjetuar njė kolaps tė klasifikimit kreditor kur S&P, qė ėshtė e vetmja AKK qė ka klasifikuar fqinjin tonė, ka vendosur klasifikimin kreditor afatgjatė dhe atė afatshkurtėr tė Serbisė nėn vrojtim negativ me probabilitet pėr ulje pėr shkak tė krizės qeveritare dhe rėnies sė intensitetit tė reformave ekonomike atje. Kosova duhet tė mėsojė ēfarė tė bėjė nga Shqipėria dhe ēfarė tė mos bėjė nga Serbia.

Sfidat dhe pėrparėsitė e Kosovės

Vendi ynė nė rrugėn deri te klasifikimi kreditor sa mė preferencial do tė ballafaqohet me disa vėshtirėsi. Sfida pėr Kosovėn janė nivelet e ulėta mesatare tė tė ardhurave, institucionet e nėnzhvilluara tė tregut, mungesa e tregjeve vendore tė kapitalit, ushtrimi jo i plotė i sovranitetit nė tėrė territorin e shtetit, mosqartėsim se kush ėshtė autoriteti kryesor qeverisės nė vend dhe problemet me dritat dhe energjinė, qė kushtėzojnė fjala vjen zhvillimin e sektorit tė prodhimit dhe shėrbimeve dhe ekonomisė nė pėrgjithėsi. Sido qė tė jetė, Kosova tregon edhe pėrparėsi efektive pėr klasifikim kreditor tė favorshėm. Tė tilla pėrparėsi janė: a) remitancat apo urdhėrxhirimet prej qindra milionave euro nga emigrantet; dhe b) borxhi i ulėt publik dhe borxhi nonekzistent i jashtėm nėse nuk merret parasysh fakti se vendi ynė do tė bartė mbi supe borxhet nga koha e ish-Jugosllavisė. E vėrteta ėshtė se Kosova mund ta kėtė mė tė vėshtirė sesa Shqipėria dhe Serbia qė tė marrė njė klasifikim kreditor tė lartė, sepse gjendja e ekonomisė sė vendit tonė ėshtė mė shumė e pėrafėrt me atė tė Bosnjės, qė ka klasifikimin kreditor B2 pėr qeverinė dhe Ba3 pėr borxhet devizore prandaj pėrfaqėsuesit e qeverisė qė caktohen tė punojnė me AKK-tė do tė ishte e udhės tė studionin rastin e Bosnjės dhe tė nxjerrin mėsime nga pėrvoja e boshnjakėve. Vendi ynė nuk ka opsion tjetėr pėrpos zhvillimit ekonomik. Kosova ėshtė duke u pėrgatitur pėr projekte tė mėdha infrastrukturore, siē janė autostrada Morinė-Merdar ose termocentrali “Kosova C” dhe pa klasifikim kreditor financimi i kėtyre projekteve do tė jetė nėse jo i pamundshėm shumė mė i kushtueshėm. Si shembull ilustrues le tė themi se Qeveria e Kosovės emeton njė bono me principal 200 milionė euro, qė nuk ka klasifikim kreditor ose ka klasifikim kreditor Caa. Blerėsit e kėtij produkti do tė pajtoheshin tė investonin vetėm nėse do tė paguheshin sė pakut 20 pėr qind ose 40 milionė euro kupon pėr annum. Nėse bonoja do tė riklasifikohej si investim i klasės Ba, norma e interesit pagues do tė binte nė 15 pėr qind dhe Qeveria do tė kursente 10 milionė euro pėr njė vit. Qeveritė mbajnė tė drejtėn tė kontrollojnė publikimin e klasifikimit kreditor dhe AKK-tė e bėjnė atė publik vetėm pas miratimit tė tij nga qeveria. Kosova do tė duhej tė niste procesin e marrjes sė klasifikimit kreditor sa mė parė. Kostoja maksimale do tė jetė rreth 100 mijė dollarė amerikane, por kursimet mund tė jenė me miliona dollarė dhe financimi i projekteve madhore tė infrastrukturės do tė jetė shumė mė i lehtė me klasifikim kreditor tė pėrcaktuar.


(Autori ėshtė menaxher investimesh nė Wall Street)

Kjo analizė ėshtė botuar nė gazetėn Koha Ditore me 21 maj 2008.

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org