_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA    
             
   
  LAJME
   
8.09.2008, 16:11
Beteja e Evropės pėr energjinė

Varėsia e Evropės nga importet e energjisė, sipas analizave tė Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė (IEA), do tė rritet. Prodhimi i brendshėm i energjisė ėshtė nė rėnie dhe kjo do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Ėshtė raporti i parė i Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė me seli nė Paris, i cili shqyrton politikėn energjetike tė gjithė BE-sė. Objektivat kryesorė tė pėrmendur nga Agjencia janė siguria e furnizimit, rritja ekonomike dhe mbrojtja e ambientit. Raporti jep njė rezultat qetėsues pėr BE-nė nė tėrėsi. Njė ndėr ta ėshtė shtimi i varėsisė energjetike nga Rusia. Drejtori ekzekutiv i Agjencisė, Nobuo Tanaka merr shembullin e vendit tė tij tė origjinės, Japonisė. Ajo ėshtė thuajse 100 pėr qind e varur nga furnizimi nga jashtė me energji. Megjithatė, pėrmes diversifikimit tė furnizuesve ka arritur njė siguri tė mjaftueshme furnizimi. Pėr kėtė arsye, Tanaka pėrpiqet t'ua heqė frikėn evropianėve, tė cilėve Rusia iu lėvron rreth 30 pėr qind tė naftės dhe gazit. "Rusia ėshtė shumė mė tepėr e varur nga Evropa sesa Evropa nga Rusia. Rusia eksporton 70 pėr qind tė kėtyre produkteve nė Evropė dhe pėr Rusinė ėshtė po aq logjike tė diversifikojė klientelėn, duke iu drejtuar p.sh. Kinės ose vendeve tė Paqėsorit. Ky diversifikim pėrmirėson sigurinė nė tė dy drejtimet." Nė temėn e diversifikimt, Tanaka gjen dyer tė hapura te komisari i BE-sė pėr Energjinė, Andris Piebalk, aq mė shumė pas luftės sė re nė Kaukaz: "Mendoj se pas ngjarjeve nė Gjeorgji, objektivi i diversifikimit tė furnizuesve dhe rrugėve tė furnizimit, merr edhe mė shumė rėndėsi." Megjithatė, BE-ja vazhdon tė qėndrojė nė projektin e saj pėr ndėrtimin e tė ashtuquajturit naftėsjellėsi Nabuko qė kalon nė Gjeorgji. Shefi i Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė vlerėsoi shprehimisht sistemin evropian tė tė drejtave tė emisionit, i cili rėndon financiarisht emetimin e gazrave tė dėmshėm pėr klimėn.

Nė SHBA dhe Australi po diskutohet mbi shembullin evropian. Por Tanaka sheh edhe mangėsi nė politikėn energjetike evropiane, nė radhė tė parė nė faktin qė ajo vazhdon tė jetė e orientuar nga interesat kombėtare. Kjo pengon konkurrencėn dhe ėshtė ineficiente. Pėr tė kapėrcyer kėtė situatė, ai kėrkoi ndarjen e tė drejtave tė pronėsisė nė prodhimin dhe rrjetin shpėrndarės tė energjisė: "Ne jemi pra pėr t'u dhėnė pavarėsi tė plotė shfrytėzuesve tė rrjetit nga fushat e tjera tė industrisė energjetike. Rregullimi nga shteti mund tė ketė efekt deri nė njė farė mase, por ajo mbetet gjithnjė zgjidhja e dytė optimale." Nė kėtė pikė pėr kohė tė gjatė kanė bllokuar nė radhė tė parė koncernet gjermane tė energjisė, tė mbėshtetur nga Qeveria nė Berlin. Vetėm kohėt e fundit nėn trysninė e Brukselit, kėto koncerne kanė ofruar pėr shitje rrjetet e tyre."

Gjermanisė, ku koalicioni qeveritar vazhdon tė mbėshtesė daljen nga energjia bėrthamore, i duhet tė dėgjojė kritikėn e Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė. "Mė lejoni tė them qartė se ėshtė e vėshtirė tė kuptohet si mund tė pėrputhet njė dalje nga energjia bėrthamore me objektivin pėr prodhimin e energjisė sė pastėr nė BE!" - tha Tanaka. Por kėtu mendimet janė tė ndryshme. Thuajse askush nė BE nuk e kundėrshton objektivin e diversifikimit nė anėn e importit tė energjisė. Por nė temėn e energjisė bėrthamore shumė zėra pėrmendin problemin e pazgjidhur tė depozitimit pėrfundimtar tė mbetjeve bėrthamore, ēėshtjet e sigurisė sė reaktorėve dhe sė fundi edhe faktin se urani ėshtė njė lėndė e parė me rezerva tė kufizuara dhe pra me tendencė shtrenjtimi. Pra, beteja verbale vazhdon.

Gazeta Express / Deutsche Welle

Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> KEK merr rrugėn e privatizimit
> MEF parashikon 5.2% rritje tė GDP-sė pėr 2008
> Paratė e PTK-sė do tė shfrytėzohen nė rrugė, shėndetėsi e arsim
> Tronditje nė sistemin bankar tė ShBA
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Bujqėsia dhe industria e ushqimit nė Kosovė
> Prodhimi dhe pėrpunimi i drurit nė Kosovė
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> "Factsheet Kosovo"
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Ēfarė po ndodhė nė tregjet financiare botėrore?
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 eciks.org