![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
9.09.2008, 14:53Shqipėria nis prodhimin e energjisė me erė Tiranė - Shqipėria ėshtė duke e ndėrtuar parkun e parė tė mullinjve qė do prodhojė rrymė nga era dhe ka nė plan qė ta eksportojė atė nė Itali. Dy kompanitė, Moncada Construzioni e Italisė dhe Enpower Albania, qėndrojnė prapa kėtij projekti, i cili ka kapacitete gjeneruese prej 500 megavatėsh. Prodhimi i rrymės pritet tė nisė nė vitin 2010. Energjia do tė bartet pėrmes njė kablloje tė rrymės qė do zgjatet nga porti shqiptar i Vlorės deri nė Brindizi tė Italisė, nėn njė thellėsi detare prej 825 metrash. Nė tė ardhmen e afėrt, kjo kabllo do tė mund tė bartė tėrė importin e energjisė qė do tė prodhohet nė parqet e tjera tė energjisė sė ripėrtėritshme qė kemi ndėrmend ti ndėrtojmė nė tokėn shqiptare, thuhet nė njė njoftim pėr media, tė lėshuar nga Moncada Construzioni. Nė gusht, Qeveria shqiptare aprovoi vendimin pėr tė lejuar shfrytėzimin e pyjeve dhe rrafshinave nė rajonin e Vlorės pėr tė ndėrtuar parqe pėr prodhimin e energjisė me erė. Ekspertėt thonė se potenciale pėr zhvillimin e projekteve tė ngjashme ekzistojnė edhe nė disa lokacione tė tjera nė Shqipėri, sidomos nė lugina pėrgjatė bregdetit dhe nėpėr male. Autoriteti Rregullator i Energjisė tashmė u ka lėshuar licenca disa kompanive tė interesuara pėr ta zhvilluar kėtė potencial. Vitin e kaluar, licenca e parė iu nda kompanisė Hera, e cila ka ndėrmend qė ta ndėrtojė njė park mullinjsh ere nė rajonin e Kapshticės dhe Bilishtit, nė juglindje tė Shqipėrisė, me kapacitet prej 150 megavatėsh. Projekti do tė kushtojė 240 milionė euro. Malet e Terpanit pranė qytetit jugor tė Beratit janė njė rajon tjetėr i planifikuar pėr zhvillimin e energjisė sė erės. Investimet pėr kėtė projekt vlerėsohet tė arrijnė nė 460 milionė euro, me kapacitete tė instaluara prej 225 megavatėsh. Italgest, njė kompani energjetike italiane, ka propozuar ndėrtimin e njė ferme tė mullinjve tė erės pranė Kryevidhit, 50 kilometra larg Tiranės. Kjo fermė do tė kishte kapacitete gjeneruese prej 150 megavatėsh, ndėrsa investimet e kompanisė do tė arrinin nė 202 milionė euro. Koha Ditore / SEE Times |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||