![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | KLIENTËT TANË | SHËRBIME | PROJEKTE | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGËZA | |||||
20.08.2008, 14:55Arsimi ėshtė prioritet i qeverisė, thekson ministri Hoxhaj Pėr Qeverinė e Kosovės arsimi do tė definohet si njė prioritet shtetėror i dorės se parė dhe i cili duhet tė jetė vendimtar pėr Kosovėn. Njė prioritet i tillė synon qė Kosovėn ta shndėrroj nė njė shtet i cili fuqinė e tij e bazon nė dije, tha sot ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, nė ligjėratėn me temėn, Arsimi nė Kosovė, mbajtur nė kuadėr tė Seminarit nėrkombėtar pėr gjuhėn, letėrsinė dhe kulturėn shqiptare. Njė sistem arsimor i reformuar do tė jetė baza mė e rėndėsishme e shtetit tė Kosovės, tha ministri Hoxhaj. Sipas tij Qeveria e Kosovės ka pesė prioritete kryesore nė fushėn e arsimit tė cilat do ta bėjnė Kosovėn njė shtet i cili fuqinė e tij do ta bazoj nė dije. "Pėr qeverinė e Kosovės arsimi definohet si njė prioritet shtetėror i dorės sė parė dhe i cili duhet tė jetė thjeshtė vendimtar pėr Kosovėn. Prioritet i dytė ėshtė se arsimin e shohim si njė prioritet ekonomik e jo si njė politikė sociale si ėshtė parė nė tė kaluarėn. Prioritet i tretė ėshtė qė tė kemi njė arsim fillor dhe tė mesėn kėshtu qė ne si qeveri e kemi njė synim madhor qė gjithė pėr fshirja nė arsim tė jetė njėri prej prioriteteve tė para e qė thirret si edukim inkluziv", tha Hoxhaj. Me qėllim tė ngritjes se cilėsisė nė arsim, ministri Hoxhaj, premtoj se do tė ketė edhe ngritje tė pagave pėr mėsimdhėnėsit. "Ngritja e pagave tė arsimtarėve definitivisht i referohet kualifikimit si kriter dhe pėrvojės nė punė tė cilėn e kanė dhėnė kėta arsimtar", theksoi ministri Hoxhaj. Pėrndryshe Seminari ndėrkombėtar pėr gjuhėn letėrsinė dhe kulturėn shqiptare do tė vazhdoj punimet deri me datėn 29 tė kėtij muaji. RTKlive |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||