![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | KLIENTËT TANË | SHËRBIME | PROJEKTE | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGËZA | |||||
18.08.2008, 16:13Kosova mund ti humbė milionat e "ngrirė" tė privatizimit Sipas gazetes "Express", ekspertėt ligjorė tė Kombeve tė Bashkuara kanė ardhur nė pėrfundim se rreth 80 pėr qind e 400 milionė eurove tė grumbulluara nga shitja e ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, do tu takojnė kompanive serbe. Mundėsinė e njė skenari tė tillė e pranojnė edhe disa ekspertė vendorė. Nėse Qeveria ka bėrė plane se ku do ti shpenzojė mjetet e grumbulluara nga Fondit i shitjes sė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, nuk do tė bėnte keq qė ti rishikonte edhe njė herė mundėsitė reale pėr ti futur nė dorė 400 milionė eurot e grumbulluara deri mė tash. Ekspertėt ligjorė tė AKM-sė dhe ata tė Kombeve tė Bashkuara, ka mėsuar gazeta, kanė konstatuar se rreth 80 pėr qind e 400 milionėve do tė mund tu takojnė atyre kompanive qė kanė bėrė ankesa rreth pronėsisė sė ndėrmarrjeve tona shoqėrore. Pjesa dėrrmuese e kompanive qė kanė pretendime nė pronėsinė e kėtyre ndėrmarrjeve, janė tė Serbisė. Sipas kėtyre ekspertėve ligjorė, ekziston njė moēal me ankesa nė drejtim tė UNMIK-ut dhe Agjencisė Kosovare tė Privatizimit nga firmat dhe shteti i Serbisė. Firmat e Serbisė kanė sjellė njė moēal me ankesa. Shumica e tyre kanė bazė juridike, tregon burimi ndėrkombėtar i gazetės, duke cituar ekspertėt ligjorė. Kosovarėve duket se kjo punė nuk u ka rėnė nė vesh ende pėr shkak se tė gjitha qeveritė kanė llogaritur nė kėtė fond. Ekzistojnė edhe shumė projekte kapitale nė kėtė qeveri, tė cilat syrin e kanė vetėm te ky fond. Pėr kėtė edhe ish-lideri i ORA-s, Veton Surroi dhe shumė politikanė tė tjerė patėn bėrė bukur shumė plane, duke menduar nė kėtė fond. Ekspertė dhe drejtues tė institucioneve vazhdojnė ende tė planifikojnė projekte tė mėdha kapitale, duke shfrytėzuar Fondin e privatizimit. Eksperti ligjor, Robert Muharremi shpjegoi se koncepti ligjor ėshtė i modeluar nė kėtė mėnyrė nga UNMIK-u qė njė shumė e madhe e parave tė privatizimit t`u shkojė kėtyre firmave, tė cilat pretendojnė se janė tė tyret. Edhe Muharremi beson se kėto para do t`i marrin firmat e Serbisė nė saje tė titullarėve, por ai shpreson se Qeveria do tė ketė pėrfaqėsues tė zotė rreth kėsaj ēėshtjeje, tė cilėt do tė ballafaqoheshin me kėto fakte dhe do ta argumentonin tė kundėrtėn. Ndėrmarrjet kur shiten, duhet qė secilit qė ėshtė kreditor nė ato ndėrmarrje, t`i kompensohet ajo pjesė dhe nė kėtė rast, firmat mund tė marrin njė pjesė tė madhe tė fondit nėse ne nuk paraqesim dėshmi qė e kundėrshton kėtė, tha Muharremi. Ai tha se Qeveria ėshtė dashur ta dijė kėtė dhe tė tregojė tė vėrtetėn se si ėshtė problemi dhe jo ta fshehė atė. Ndėrmarrjeve tė privatizuara u regjistrohen tė gjitha asetet nė mėnyrė tė veēantė dhe kjo ka krijuar gjithashtu probleme pėr tė cilat nė njė ndėrmarrje kanė dalė shumė aksionarė me asete tė ndryshme brenda saj. Edhe ekonomisti Shpend Ahmeti tha se kjo punė ėshtė rregulluar qysh nga fillimi prej UNMIK-ut. Sipas tij, njė pjesė e madhe e kėtij fondi do t`i shkojė Serbisė dhe firmave tė saj. Ai tregoi se gjatė procesit tė privatizimit tė njė ndėrmarrjeje, ēdokush mund tė bėjė ankesė dhe tė paraqesė fakte. E kėtė, tregon ai, e kanė shfrytėzuar maksimalisht firmat e Serbisė. Ahmeti mendon se nė rast tė mosdhėnies sė kėtyre kompensimeve, Serbia edhe mund ta padisė Kosovėn. Agjencia Kosovare e Mirėbesimit prej fillimit tė procesit tė privatizimit ka kaluar nėpėr mbi 30 valė tė shitjes, gjatė tė cilave ka tenderuar afėr 310 ndėrmarrje dhe ka nėnshkruar mbi 500 kontrata. Para disa ditėsh, vetė ministri Ahmet Shala tha se 380 milionė euro ndodhen nė Fondin e Mirėbesimit, prej tė cilave 20 pėr qind e tyre shkojnė te punėtorėt, ndėrsa tė tjerat do tė planifikohen tjetėrkah. Ai tha se rezultatet e hulumtimit tregojnė se nė 2 vitet e fundit, totali i punėve tė reja tė qėndrueshme tė krijuara ėshtė rritur nė 23 pėr qind, ndėrsa investimet janė mbi 45 milionė euro. Gazeta Express / Telegrafi.com |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||