![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | KLIENTËT TANË | SHËRBIME | PROJEKTE | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGËZA | |||||
15.07.2008, 18:173,5% rritje ekonomike ne 2007 Rritjen ekonomike prej 3.5 pėr qind guvernatori i Bankės Qendrore tė Kosovės, Hashim Rexhepi, ia ka atribuuar si rezultat investimeve dhe sektorit privat, derisa arritjet mė tė mėdha gjatė kėtij viti, sipas raportit, i ka shėnuar sektori bankar, falė normave tė larta tė interesit Prishtinė, 14 korrik 2008 Nė raportin vjetor tė Bankės Qendrore, i publikuar tė hėnėn, thuhet se nė vitin 2007 Kosova ka arritur bruto-produktin e brendshėm nė rreth 1.400 euro pėr kokė tė banori, pėrderisa ekonomia ka shėnuar njė rritje reale prej 3.5 pėr qind, njofton e pėrditshmja kosovare Koha Ditore. Sipas gazetės, guvernatori i Bankės Qendrore, Hashim Rexhepi, kėtė rritje ia ka atribuuar investimeve dhe sektorit privat derisa arritjet mė tė mėdha gjatė kėtij viti, sipas raportit, i ka shėnuar sektori bankar, falė normave tė larta tė interesit. Fitimi i lartė dhe i qėndrueshėm i bankave gjenerohet kryesisht nga rritja e vazhdueshme e aktiviteteve tė huadhėnies dhe pėrhapjes sė normave tė larta tė interesit nė sektorin bankar tė vendit, thuhet nė raport. Sipas Rexhepit, vazhdon njoftimi i gazetės, sektori bankar vazhdon tė dominojė nė sektorin financiar me 90 pėr qind tė mjeteve tė pėrgjithshme tė kėtij sektori. Sektori bankar i Kosovės gjatė vitit 2007 ka shėnuar njė fitim nė vlerė prej 157.4 milionė eurosh, pėrderisa fitimi neto i bankave ka qenė 33.8 milionė euro. Zyrtarė tė kėtij institucioni kanė thėnė pėr mediet kosovare se proklamimet e bankave pėr zbritje tė normave tė interesit nuk janė tė kėnaqshme, por se vetėm konkurrenca e shėndoshė nė tregun bankar mund ti ulė kamatat nė kredi. Ata kanė vlerėsuar se gjatė vitit 2007 ekziston njė rėnie e vogėl e normave tė interesit nė kredi, por kjo rėnie nuk ka qenė aq sa ėshtė pritur. Nė raport thuhet se fitimi i gjeneruar nga interesi mban pozitėn e burimit kryesor tė fitimit tė bankave, duke paraqitur 74.8 pėr qind tė tėrėsisė sė tė ardhurave tė sektorit bankar. ECIKS / Burimi: Koha Ditore |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||