_ FILLIMI | RRETH ECIKS | KLIENTËT TANË | SHËRBIME | PROJEKTE | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGËZA    
             
   
  LAJME
   
14.07.2008, 17:09
Komunat mbesin tė zhgėnjyera nga Konferenca e Donatorėve

Prishtinė, 13 korrik 2008 – Projektet individuale qė Qeveria ka paraparė tė financohen me paratė e fituara nė Konferencėn e Donatorėve, do tė shqyrtohen sėrish pas njė muaji, kur ato do t’u prezantohen nė hollėsi donatorėve. Kėshtu ka bėrė tė ditur ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq, i cili shpreson qė atėherė tė prezantojė edhe projektin e partisė sė tij liberal-demokratike “Graēanica e Re”, pėr tė cilin kishin kėrkuar 600 milionė euro nga donacionet. Ai vetėm pasi kishte shkuar nė Bruksel kishte kuptuar se asnjė projekt individual nuk do tė prezantohej nga Qeveria e Kosovės nė kėtė konferencė.

Nga 3.883 projekte tė propozuara nga ministritė dhe komunat, qė kapin shuma miliarda eurosh, pėrpos projekteve tė Kornizės Afatmesme tė Shpenzimeve, pėr tė cilat edhe janė zotuar 1.2 miliardė euro, asnjė projekt tjetėr nuk u ėshtė paraqitur donatorėve. Megjithatė, Rashiq shpreson se projekti i partisė qė pėrfaqėson, parti liberale, do tė fitojė pėrkrahje nga donatorėt pas njė muaji.

“Nuk ka qenė momenti ta prezantojmė projektin tonė nė Bruksel, sepse atje ėshtė prezantuar vetėm Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, muajin e ardhshėm do tė kemi prezantim tė projekteve para donatorėve”, ka pohuar Rashiq.

Sipas tij, KASH-i ka qenė dokumenti qė shtetet donatore e kanė pėrkrahur nė mėnyrė tė pėrgjithshme pa hyrė nė detaje tė projekteve tė tjera. Ai nuk ndihet i zhgėnjyer nga kjo konferencė, pasi qė edhe projektet e tė gjitha komunave janė trajtuar njėjtė dhe shpreson nė shansin e dytė qė do t’u jepet nė muajt e ardhshėm pėr t’i prezantuar projektet e tyre.

Ndryshe nga Rashiqi, i cili personalisht ka qenė nė kėtė konferencė, kryetarėt e komunave thonė se kanė mbetur tė zhgėnjyer nga kjo konferencė. Ata akoma nuk janė nė dijeni nėse projektet qė ua ka kėrkuar Qeveria kanė shkuar nė adresė tė duhur dhe se ēfarė kanė pėrfituar nga paratė e donatorėve.

Tė painformuar
Krerėt e komunave tė Kosovės, tė cilėt deri para 11 korrikut kanė qenė nė garė se cila komunė tė dorėzojė mė shumė projekte nuk kanė shumė shpresa se do tė pėrfitojnė nga kėto mjete.

Kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Berisha, ėshtė skeptik se mundi do t’u shpėrblehet pasi qė akoma nuk ėshtė njoftuar pėr procedurat e ndarjes sė mjeteve.

“Duke u bazuar nė atė se vetėm KASH-i ėshtė prezantuar dhe nė bazė tė tė dhėnave tė pakta qė kemi se ku do tė shpėrndahen kėto mjete, dyshojmė se do tė mund tė fitojmė ndonjė para nga kjo konferencė”, ka pohuar Berisha.

Ai thotė se nga kjo komunė i janė dorėzuar nivelit qendror projekte nė vlerė prej 108 milionė euro. Edhe kreu i Komunės sė Vitisė, Nexhmedin Arifi, nuk ka asnjė informatė nėse komuna qė ai udhėheq do tė ketė mundėsi tė financojė ndonjėrin nga projektet qė kishin dorėzuar – pėr tė cilat kjo komunė kishte kėrkuar gjithsej 60 milionė euro.

“Nuk e di a do tė na ndajnė para neve si komunė pasi nuk na kanė njoftuar asgjė. Di se konferenca ka kaluar mirė dhe se donatorėt kanė dhėnė 1.2 miliardė euro”, ka pohuar Arifi.

Ndėrkaq, numri njė i Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, shpreson se nga paratė e zotuara prej donatorėve, komuna e tij tė arrijė tė financojė 10 pėr qind tė projekteve tė propozuara.

“Shpresojmė tė realizojmė 10 pėr qind tė projekteve prej vlerės totale 147 milionė euro sa kemi kėrkuar”, ėshtė shprehur Rexhepi.

Pėr 1.2 miliardė eurot e zotuara tė donatorėve akoma nuk e dinė se nė ēfarė forme do tė jepen as zyrtarėt e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, sipas tė cilėve nė ditėve nė vazhdim do tė definohen tė gjitha.

KASH-i parasheh qė pjesa mė e madhe e parave tė derdhen nė buxhet
Zėvendėsministri i MEF-it, Bedri Hamza, ka thėnė se kėto janė para tė zotuara qė pritet tė investohen brenda dy tri viteve tė ardhshme. “Na mbetet qė nė mėnyrė tė pėrgjegjshme ta bėjmė menaxhimin e kėtyre fondeve”, ka thėnė Hamza. Se si do tė ndahen kėto mjete, Hamza nuk jep hollėsi, pavarėsisht se sipas KASH-it parashihet qė pjesa mė e madhe tė derdhen drejtpėrsėdrejti nė buxhet.

Ndėrkaq, sa i pėrket projekteve tė tjera ai pohon se ka qenė e ditur se nuk do tė shkohet nė Konferencėn e Donatorėve me projekte individuale, por ato do tė prezantohen nė forma tė partneriteteve publiko-private pas konferencės. Megjithatė, mbetet shumė pak shpresė se nga paratė e zotuara tė financohen kėto projekte, pasi qė pėrafėrsisht donatorėt kanė caktuar fushat se ku do t’i investojnė paratė e tyre.

Shuma prej 500 milionė euro qė ka ndarė Bashkimi Evropian do tė jepet nė dy pjesė, njėra nė vlerė prej 350 milionė para-anėtarėsim nė BE dhe 150 milionė euro pėr asistencė makroekonomike. Nga 1.2 miliardėt e premtuar, rreth 200 milionė do tė shkojnė pėr t’u paguar borxhet qė Kosova ia ka pasur Bankės Botėrore dhe Klubit tė Parisit prej kohės sė ish-Jugosllavisė, ndėrsa akoma nuk ėshtė dhėnė njė shifėr e saktė se sa pėr qind e mjeteve do tė investohen direkt nė buxhet dhe sa do tė jenė drejtpėrsėdrejti investime tė donatorėve.

Marrė nga Koha Ditore / Zekirja Shabani


Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Pritet ndėrtimi i 18 hidrocentraleve
> Themelohet kėshilli i akreditimit pėr prodhimet vendore
> Prej shtatorit bizneset obligohen t’i kenė arkat fiskale
> Rritjen e TVSH-sė do ta paguajė konsumatori
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> "Factsheet Kosovo"
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Klasifikimi kreditor i Kosovės
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 eciks.org