_ FILLIMI | RRETH ECIKS | KLIENTËT TANË | SHËRBIME | PROJEKTE | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGËZA    
             
   
  LAJME
   
30.07.2008, 11:51
Rritjen e TVSH-sė do ta paguajė konsumatori

Rritja e tatimit mbi vlerėn e shtuar nuk do tė vėrehet shumė nė ēmime, sipas Qeverisė, mirėpo ekspertė tė ekonomisė thonė se sa do qė tė jetė ajo rritje, do t’i prekė kryesisht shtresat me standard mė tė ulėt

Arbana Xharra

Prishtinė, 29 korrik 2008 - Rritja pėr 1 pėr qind e tatimit mbi vlerėn e shtuar do tė bartet te konsumatori i fundit, sipas Qeverisė, por kjo nuk do tė paraqesė ndonjė ngarkesė tė madhe, meqė nuk do tė ndikojė shumė nė rritjen e ēmimeve. Ekspertė tė lėmit sė taksave megjithatė konsiderojnė se rritja e TVSH-sė do ta dėmtojė mė sė shumti shtresėn me standard mė tė ulėt, ndėrkaq qė pėrfitime nga uljet e taksave tė tjera do tė kenė vetėm njė numėr i kufizuar tatimpaguesish.

Ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ahmet Shala, tha se fenomene ekonomike me kėtė rast edhe “Ngritja e taksa nė shumicėn e rasteve nuk ka korrelacion funksional, andaj edhe ngritja e TVSH-sė pėr njė pėr qind nuk do tė thotė se mund tė ketė rritje tė ēmimeve pėr njė pėr qind”, ka thėnė tė martėn ministri Shala.

“Pėson konsumatori me buxhet tė ulėt”
Lumir Abdixhiku, drejtor menaxhues i universitetit “Riinvest”, tha se duhet tė bėhet e qartė se kush ėshtė bartės i TVSH-sė. ”Duhet tė analizohet bartėsi kryesor, pasi rritja e TVSH-sė mund tė ndikojė nė rritjen e ēmimeve. Bizneset do t’i rrisin pėr t’i mbuluar humbjet qė u shkakton tatimi mbi vlerėn e shtuar”, ka thėnė Abdixhiku. Sipas tij, nė kėtė mėnyrė, bartėsi i TVSH-sė mbetet konsumatori i fundit. Ai sugjeron qė Qeveria tė bėjė njė analizė pėr barrėn fiskale. Sipas tij, ndryshime fiskale duhet tė vazhdojnė edhe mė.

“Tash pėr tash obligohen vetėm ata qė kanė mė shumė se 50 mijė euro qarkullim qė ta paraqesin TVSH-nė. Mendoj se duhet obliguar ēdo biznes qė ka qarkullim edhe mė tė vogėl se 50 mije euro qė tė regjistrohet. Kėshtu bizneset do tė detyroheshin qė ta bėnin regjistrimin e transaksioneve”, ka shtuar Abdixhiku.

Drejtuesi i organizatės antikorrupsion “Ēohu”, Avni Zogiani, tha se nga ndryshimet e politikave fiskale qė ka bėrė Qeveria do tė pėrfitojnė vetėm ata qė i kanė pagat e larta dhe dėmtohen qytetarėt me standard tė ulėt jetėsor.

“Me kėto ndryshime pėrfitojnė ata qė i kanė rrogat e mėdha, sepse do tė paguajnė tatim mė pak. Qeveria ėshtė dashur qė tė shkojė me sistemin e pėrshkallėzimit qė do t’i merrte parasysh kategoritė edhe mė tė ngushta tė klasave ekonomike”, ka thėnė Zogiani. Sipas tij, Qeveria nuk ka arritur qė ta rrisė akcizėn nė alkool, duhan dhe karburante pėr shkak tė ndikimit qė kanė bizneset e mėdha nė Qeveri. ”Nė prill ka dalė njė propozim nė Qeveri pėr ngritjen e akcizave pėr alkoolin, duhanin dhe karburantet. Ky vendim ėshtė bllokuar me reagim tė tregtuesve tė cigareve”, tha Zogiani. Sipas tij, mė shumė kanė ndikim biznesmenėt e mėdhenj nė Qeveri sesa shtresa me standard mė tė ulėt.

“Mbushja e buxhetit bazohet nė njė sistem tė tillė qė e shterin mbledhjen horizontalisht edhe i rėndon shtresat e ulėta tė shoqėrisė, Qeveria gjithmonė zgjidhjen e bėn nė kurriz tė shtresave me standard mė tė ulėt jetėsor”, ka thėnė, mes tjerash, Zogiani.

ECIKS: Me taksa mė tė ulėta, Kosova mė joshėse pėr investitorė tė huaj
Kryetari i Nismės pėr Promovimin e Kosovės tek investitorėt e rajoneve gjermanofolėse (ECIKS) nė Vjenė, Kujtim Dobruna, ka thėnė se vendimi pėr ndryshimet nė skemėn tatimore ėshtė lajm shumė pozitiv si pėr ne ashtu edhe pėr investitorėt e huaj. “Nga kėndvėshtrimi i promovimit tė investimeve tė huaja, pas statusit, kjo ėshtė arritja mė e madhe e qeverisjes aktuale. Kosova, megjithėse ėshtė njė nga shtetet mė tė pazhvilluara nė rajon me normė mė tė ulėt tė rritjes ekonomike vjetore, deri tash ka pasur shkallėn mė tė lartė tė tatimeve nė rajon”, ka thėnė Dobruna.

Sipas tij, forma qė aplikohej deri tani nuk sillte dobi, as pėr tatimpaguesin e as pėr arkėn e shtetit. “Tashmė ėshtė e njohur qė njė pjesė e ndėrmarrjeve kosovare, pėr t’i ikur normave mė tė larta tė tatimit nė tė ardhura, deklarojnė rroga mė tė ulėta tė punėtorėve, qė pėrfshihen nga norma e 5-pėrqindėshit, ndėrsa pjesėn e mbetur tė rrogės reale e japin nė zarf”, ka thėnė Dobruna. Ai shtoi se normat e deritashme tatimore, ndėr mė tė lartat nė rajon, nuk e bėnin Kosovėn joshėse pėr investitorėt e huaj. Sipas tij, ato tėrthorazi e vėshtirėsonin zhvillimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme dhe me kėtė edhe hapjen e vendeve tė reja tė punės. Kėshtu qė, sipas tij, kėto ndryshime nė njėrėn anė do tė ulin shpenzimet e larta tė buxhetit pėr tatimin nė tė ardhura dhe, nė anėn tjetėr, do ta lehtėsojnė barrėn tatimore pėr kėto ndėrmarrje pėrmes pėrgjysmimit tė tatimit tė korporatave.

“Implementimi i tarifės sė fiksuar (flat-tax) pėr tatimin e korporatave nė 10 pėr qind do ta rrisė aftėsinė konkurruese tė ekonomisė kosovare pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja”, ka thėnė Dobruna, pėr tė shtuar se kjo reformė, e shoqėruar me instrumente tė forta implementuese, do tė ndikojė nė zbutjen e evazionit fiskal dhe do t’i vė themelet pėr njė rritje tė qėndrueshme ekonomike.

Qeveria nė mbledhjen e saj tė hėnėn ka marrė vendim qė tatimet nė tė ardhurat personale ose paga t’i ulė pėr 10 pėr qind pėr pagat mbi 450 euro, 8 pėr qind pėr pagat mbi 250 euro dhe 4 pėr qind ato nėn kėtė shifėr. Ndėrsa pėr pagat deri nė 80 euro mbetet me 0 pėr qind.

Ndėrsa pėr korporatat, ministri Shala ka propozuar qė taksa tė ulet pėr 10 pėr qind, pėrkatėsisht taksa e cila ka qenė prej 20 pėr qind tė zbret nė 10 pėr qind.

Ai ka thėnė se pėr tė kompensuar kėto ulje Qeveria ka shqyrtuar disa mundėsi. “Megjithatė njė ngritje prej 1 pėr qind ėshtė e domosdoshme, prandaj TVSH-ja do tė ngritet nga 15 nė 16 pėr qind”, ka thėnė Shala.

Marrė nga Koha Ditore

Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Nisin pėrgatitjet pėr koncesionimin e aeroportit
> Hapi i vėshtirė pėr nė FMN
> Ministri Lutfi Zharku ligjėron nė Forumin prestigjioz tė Alpbahut
> Fillojnė punimet nė zgjerimin e magjistrales Fushė Kosovė - Aeroporti i Prishtinės
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> "Factsheet Kosovo"
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Klasifikimi kreditor i Kosovės
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 eciks.org