_ FILLIMI | RRETH ECIKS | KLIENTËT TANË | SHËRBIME | PROJEKTE | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGËZA    
             
   
  LAJME
   
10.06.2008, 10:54
Shqipėria synon tė bėhet superfuqi energjie nė rajon

Tiranė, SHQIPĖRI - Shqipėria do tė bėhet superfuqi energjie nė rajon, qoftė me energji nga burimet hidrike, solare ose edhe bėrthamore. Kėshtu ka deklaruar kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, nė Forumin Ekonomik tė Vjenės qė ėshtė mbajtur nė Tiranė pėr dy ditė radhazi. ”Shqipėria ka synim tė bėhet superfuqi e vogėl energjie nė rajon. Ky ėshtė qėllimi, ajo do tė pėrfitojė energji, do tė pėrfitojė edhe nga eksporti i energjisė. Kjo kėrkon njėfarė kohe, por do tė bėhet njė realitet me siguri”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha e radhiti Shqipėrinė si vend me pasuri tė madhe ujore. Sipas tij, nė periudhėn e krizės energjetike Shqipėria duhet tė pėrdorė mbi 20 miliardė kilovat-orė nga lumenjtė e saj. “Shumė kompani tė mėdha evropiane kanė projekte pėr kaskadat pėr lumenjtė tanė. Do tė ndėrtohen mbi 400 hidrocentrale me fuqi dhe pėrmasa tė ndryshme”, tha Berisha. Ai shtoi se Shqipėria ka edhe resurse tė pasura me naftė dhe pozitė tė pėrshtatshme edhe pėr prodhim tė energjisė solare.

“Nuk ka asnjė vend tjetėr mė tė pėrshtatshėm se vendi im qė ka njė lartėsi mesatare, mė e larta nė Evropė, 640 metra, e me njė bregdet tė gjatė. Jemi vendi me mė shumė diell nė rajon. Interesi pėr prodhimin e energjisė solare ėshtė duke u rritur nė vendin tim”, ėshtė shprehur Berisha. Ai tha se Shqipėria ėshtė e hapur edhe pėr prodhim tė energjisė bėrthamore.

Nė Forumin Ekonomik tė Vjenė tė pranishėm kanė qenė dhe koordinatori special i Paktit tė Stabilitetit, Erhard Bussek, pėrfaqėsues tė forumeve tė bizneseve dhe tė sipėrmarrjeve tė mėdha austriake, pėrfaqėsues tė Dhomave tė Tregtisė sė tė dy vendeve, pėrfaqėsues tė ambasadave nė Tiranė dhe ministra tė kabinetit qeveritar. Koordinatori Busek e ka vlerėsuar pozitivisht zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė duke thėnė se Shqipėria ėshtė duke u zhvilluar nė drejtimin e duhur. Kreu i Qeverisė ka favorizuar edhe liberalizimin e sektorit tė energjisė nė vend. “Ēmimet e energjisė nė Shqipėri janė tė larta”, ka thėnė Berisha. Ai kujtoi se Shqipėria ėshtė njė vend qė posedon njė potencial tė madh turistik pėr t’u pėrdorur. “Janė 400 kilometra tė mrekullueshėm, panoramikė, pra njė bregdet i jashtėzakonshėm”. Kryeministri shqiptar po ashtu u lavdėrua pėr pasuritė minerare tė Shqipėrisė.

”Jemi njė nga vendet mė tė pasura nė botė me krom. Kemi qenė dikur nė vend tė tretė ose tė katėrt. Nėse pėrpara 3 vjetėsh njė ton krom kushtonte 70 dollarė, tani ėshtė 480 dollarė nė treg. Por, jemi edhe mė tė pasur me bakėr dhe nikel”, tha Berisha.

Forumi Ekonomik i Vjenės pėrveē problemeve tė rajonit pati edhe njė diskutim mbi problemet me tė cilat ėshtė hasur ekonomia paskomuniste nė Shqipėri. Inflacioni nė vend ka njė rritje prej 6 pėr qind, mirėpo edhe eksportet nė kėtė vend janė duke u rritur ēdo ditė, sikurse edhe investimet e huaja. ”Njė vit mė parė patėm 57 pėr qind mė shumė se sa nė vitin mė pėrpara. Nga viti 2006, investimet janė rritur 3 herė, krahasuar me mesataren e 3 vjetėve tė fundit”, tha Berisha.

Koha Ditore

Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Aeroporti rrit numrin e udhėtarėve dhe fitimet
> Shtetet ballkanike tė bashkėpunojnė pėr hir tė zhvillimit ekonomik
> Shqipėria synon tė bėhet superfuqi energjie nė rajon
> Coca Cola sė shpejti sėrish prodhohet nė Kosovė
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Fletushka e IPAK Vienna / ECIKS - prill 2008
> Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
> Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Rėndėsia e promovimit tė investimeve dhe tregimi mbi ECIKS-in
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 eciks.org