_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Rėndėsia e promovimit tė investimeve dhe tregimi mbi ECIKS-in

Uk Lushi, New York

Sot kur konkurrenca pėr investime direkte tė jashtme (FDI) ėshtė mė e ashpėr se kurrė Kosova duhet tė fillojė promovimin e saj nė mėnyrė agresive dhe profesionale. Ēfarė mundet vendi ynė tė mėsojė nga pesė ish-studentė tė Kosovės nė Austri?

Promovimi i investimeve pėrfshinė aktivitete tė ndryshme tė njė vendi pėr tė tėrhequr investime direkte tė jashtme (FDI). Kėto aktivitete mund tė jenė seminare, panaire, ekspozita, shpėrndarje e materialeve informuese pėrmes mediumeve tė ndryshme, projekte marketingu, reklamim i shtetit dhe qeverisė nė publikime me renome dhe qarkullim tė madh, organizim vizitash tė investitorėve nė vendpunishtet e Kosovės, gjetje e partnerėve lokalė pėr investitorėt e jashtėm etj. Arsyet e nevojshmėrisė sė promovimit tė investimeve janė te shumta, si p.sh. konkurrenca pėr kapitalin e jashtėm apo barrierat gjuhėsore, kulturore dhe gjeografike. Sidoqoftė arsyeja kryesore pse qeveritė, sidomos ato tė vendeve nė zhvillim, duhet tė promovojnė vendet dhe potencialin investues tė tyre ėshtė dėshtimi i tregut si mekanizėm i ndėrshkėmbimit tė informatave.

Siē kanė vėrtetuar Bruce Greenwald dhe Joseph Stigliz, ky i fundit laureat i ēmimit Nobel pėr Ekonomi me 2001, investitorėt e jashtėm, nėse done tė investojnė nė njė vend pėr te cilin nuk kanė informacionin e njėjtė sikur vendoret, ballafaqohen me problemin e asimetrisė sė informatave. Pra investitorėt e huaj janė nė disavantazh sepse tregu i informatave ėshtė i ndryshėm nga ēdo lloj tjetėr tregu dhe pėr shkak tė informacionit imperfekt kėto tregje ka mundėsi se nuk gjenerojnė optimumin eficient tė Paretos, qė ėshtė i pranishėm si ekuilibėr ne tregjet tjera. Investitorėt e jashtėm tė interesuar tė investojnė nė vendet nė zhvillim nė fakt janė tė hendikepuar edhe nga fakti se statistikat nė kėto ekonomi shpesh janė rudimentare dhe informatat tė paorganizuara. Duke pėrhapur dhe propaganduar informacionin pėr potencialet dhe mundėsitė ekonomike tė tij njė vend ka mundėsi tė rregullojė kėtė anomali tė tregut, tėrheqė investitorėt e jashtėm dhe lejojė alokimin eficient tė kapitalit.

Platforma e promovimit tė investimeve mbėshtetet nė katėr shtylla: ndėrtimi i imazhit tė shtetit (qeverisė), pėrfitimi i investimeve, shėrbimet pėrcjellėse pėr investitorėt qė investojnė dhe advokimi i tė drejtave tė investitorėve. Ekzekutimi i platformave tė investimeve direkte tė jashtme bėhet nga agjencitė e promovimit tė investimeve (API). Nė aspektin juridik API-t janė tė organizuara nė forma tė ndryshme si drejtori brenda ministrisė (zakonisht asaj tė ekonomisė ose tregtisė), agjenci publike autonome, entitete tė pėrziera publike-private apo si entitete krejtėsisht private. Statusi juridik i njė API ėshtė i rėndėsishėm sepse ka efekt nė rezultatet e punės. Kosova ka disa vite qė ka krijuar API-n e vet qė quhet Agjencia pėr Promovimin e Investimeve tė Kosovės (APIK).

APIK-u ėshtė krijuar si agjenci ekzekutive nėn administrimin e Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės dhe ėshtė e rregulluar nė bazė tė Ligjit pėr Investime tė Jashtme 02/L-33, artikulli 19. Deri mė tash rezultatet megjithatė nuk kanė qenė ato mė tė dėshirueshmet. Pas shpalljes sė pavarėsisė ėshtė e domosdoshme qė vrapi i angazhimit konkret tė pėrshpejtohet dhe APIK-u tė hape zyrat e saj nė SHBA, Britani tė Madhe, Suedi, Turqi dhe vendet arabe siē paralajmėrohet nė uebsajtin e APIK-ut dhe vende tjera ku ka interesim tė konsiderueshėm investitorėsh pėr Kosovėn. APIK-u duhet tė bėhet prioritet qeveritar. Agjencia ende ėshtė me drejtor ekzekutiv tė pėrkohshėm edhe pse Kosova kurrė mė shumė nuk ka pasur nevojė pėr investime direkte tė jashtme pėr tė rritur mirėqenien e qytetarėve tė saj dhe pėr tė luftuar papunėsinė.

Sukseset mė tė mėdha tė APIK-ut kanė ardhur nga zyra nė Vjenė tė Austrisė, e cila nė fakt ka filluar si njė iniciativė e shkėlqyeshme vullnetare dhe private nga Kujtim Dobruna, Edmond Shabani, Hamėz Morina, Ali Vishaj dhe Margita Preni. Pesėshja e pėrmendur, ish-studentė nė Austri me 2003 u mblodhėn dhe formuan njė organizatė pėr promovimin e Kosovės dhe potencialeve tė saj. Neė fillim ata ishin pa mjete dhe pa mbėshtetje dhe tė pajisur vetėm me diturinė qė kishin marrė nga fakultetet austriake. Por nuk u dorėzuan. Bazuar nė profesionalizmin e tyre dhe dėshirėn t’i ndihmonin Kosovės ata formuan Nismėn Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS), njė organizate jopėrfituese pėr promovimin e potencialeve tė Kosovės nė hapėsirėn gjermanofolėse. Pas njė pune tė vlefshme disavjeēare, nė nėntor te vitit 2006, ekipi i ECIKS-it i propozoi Agjencisė Austriake pėr Zhvillim ADA financimin e projektit ku ECIKS do tė shndėrrohej nė pėrfaqėsues tė APIK-ut nga Prishtina nė vendet gjermanofolėse, hap ky qe beri zyrėn e ECIKS-it pėrfaqėsinė e parė zyrtare ekonomike tė Kosovės jashtė vendit.

Mund tė thuhet se ECIKS deri mė tani jo vetėm se ka arritur tė pėrmbushė objektivat, qėllimet dhe mandatin e saj si quasi-pėrfaqėsi e Kosovės por ka kontribuar edhe nė forcimin dhe edukimin e vetė stafit tė APIK-ut nė Prishtinė. ECIKS dėrgon informatorin e pėrmuajshėm me tė rejat e ekonomisė sė Kosovės nė adresat e 2600 bizneseve dhe investitorėve. Pėrpos kėtyre punėve tė dobishme ECIKS ka marrė pjesė nė 14 paraqitje pėr promovimin e investimeve nėpėr tėrė Evropėn, ka organizuar ose bashkėrenditur me APIK-un 35 vizita investitorėsh nė Kosovė, ka publikuar 284 artikuj pėr ekonominė e Kosovės nė anglisht dhe 15 nė gjermanisht dhe ka kontaktuar me 556 investitorė tė interesuar tė investojnė nė vendin tonė. Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme rezultatet e ECIKS-it kanė filluar tė shihen konkretisht. Ata kanė qenė instrumentale nė sjelljen e dy investimeve solide nė Kosove dhe momentalisht mbėshtesin me shėrbime dhe informacion 10 kompani austriake qė tashme kanė investuar nė shtetin tone. Gjithė kėto aktivitete kanė hapur 106 vende te reja. Aktualisht ECIKS ėshtė nė proces te pėrgatitjes sė njė investimi i cili mund tė krijojė deri nė 1000 vende pune.

Rasti i ECIKS-it ėshtė njė rast model qė duhet tė shtyjė qeverinė e Kosovės tė bėjė ēmos qė tė inkurajojė edhe kuadro nga vendet e tjera ku jetojnė qytetarėt e Kosovės, qoftė nė Evropė qoftė nė kontinentet tjera, qė tė pėrfshihen nė projektin e shtetndėrtimit dhe ofrimit tė ndihmės profesionale pėr zhvillimin dhe pėrparimin ekonomik tė vendit tonė. Bashkėpunimi i ECIKS-it me APIK-un ėshtė njė shembull i bukur i benefiteve tė dyanshme. Nė njerėn anė ka pėrfituar APIK-u nga know-how dhe profesionalizmi i ekipit tė Dobrunės dhe nė anėn tjetėr ECIKS nė partneritet me APIK-un, e cila ka nga prapa fuqinė qeveritare, ėshtė pozicionuar si palė me kredibile dhe efikase pėr promovimin e ekonomisė sė Kosovės si njė rast i mire pėr investitorėt e jashtėm.

Agjencitė pėr Promovimin e Investimeve janė tė rėndėsisė sė madhe pėr tė gjitha shtetet, edhe pėr ato tė zhvilluara, dhe nė raste tė shumta njė seri entitetesh janė tė involvuara nė pėrcaktimin e politikave tė tyre promovuese si fjala bie zyra e presidentit dhe/ose kryeministrit, ministria e jashtme, financave, industrisė, e deri te ministria e tregtisė. Strategjia e API-ve bazohet thellėsisht nė planin strategjik nacional tė zhvillimit tė ekonomisė dhe sektorėve tė rėndėsisė primare pėr shtetin. Kosova i ka disa sektorė tė ekonomisė qė janė avantazh i qartė absolut dhe nėse APIK-u dhe partneret e saj, qė tė shpresojmė pėrpos Vjenės do tė jenė nė qendrat e kapitalit global sė shpejti, koncentrohen nė kėta sektorė atėherė investimet direkte tė jashtme (FDI) do tė rriten. Shekulli i ri ka sjellė edhe konkurrencė mė tė madhe tė shteteve pėr investime direkte tė jashtme dhe nėse oferta pėr kapital nuk prezantohet si investimet direkte tė jashtme do tė shkojnė nė vendet fqinje ose nė ndonjė regjion tjetėr tė globit. Studime tė shumta qė janė bėrė kanė treguar njė korrelacion tė qartė mes punės sė API-ve dhe shumave tė investimeve direkte tė jashtme. Kosova si shtet i ri i duhet tė vrapojė kur tė tjerėt mbase kanė komoditetin vetėm tė ecin. Dhe tė promovojė vetveten sa te mundet mė shumė.


(Autori punon si menaxher investimesh ne Wall Street, ky shkrim i tij ėshtė botuar nė tė pėrditshmen kosovare Koha Ditore mė 11 qershor 2008)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org