![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | KLIENTËT TANË | SHËRBIME | PROJEKTE | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGËZA | |||||
25.03.2008, 12:05Qeveria do tė marrė nėn kontroll AKM-nė para qershorit PRISHTINĖ - Qeveria e Kosovės do tė marrė nėn kontroll Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit e bashkė me tė edhe tė gjitha kompetencat pėr ndėrmarrjet publike dhe ato shoqėrore, mė sė largu deri nė muajin qershor tė kėtij viti. Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe zėdhėnės i Qeverisė, ka bėrė tė ditur pėr Kohėn Ditore se marrja e tė gjitha kompetencave tė AKM-sė do tė nėnkuptojė edhe kėrkesėn pėr kontroll tė menaxhimit tė mjeteve tė buxhetit, qė u jepen nė shfrytėzim ndėrmarrjeve publike, siē ėshtė Korporata Energjetike e Kosovės. Kėsaj tė fundit, gjatė tetė vjetėve tė pasluftės, qė nga vitit 2000 e deri sivjet, Qeveria i ka dhėnė nga arka e Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės, gati gjysmė miliardė eurosh, pėr shfrytėzimin e tė cilave KEK-u asnjėherė nuk ka raportuar para Kuvendit tė Kosovės dhe as para Qeverisė. Arsyetimi i vetėm pse nuk ėshtė bėrė njė gjė e tillė, sipas drejtuesve tė KEK-ut, ka qenė se ajo ėshtė nėn menaxhimin e AKM-sė, dhe se kjo e fundit bazuar nė Rregulloren mbi themelimin e saj, duhet ti raportojė vetėm PSSP-sė. Ndėrkohė qė te neni 20 i Rregullores sė ndryshuar tė AKM-sė 2005\18 mbi themelimin e saj, thuhet se Bordi i AKM-sė i paraqet Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm raporte tremujore, tė cilat duhet tė pėrmbledhin aktivitetin e Agjencisė dhe ti pasqyrojnė rezultatet financiare. Ndėrsa, nė nenin 20.3 tė kėsaj rregulloreje thuhet se drejtori menaxhues duhet tė pėrgatisė buxhetin vjetor tė tė hyrave dhe shpenzimeve tė parapara tė Agjencisė pėr miratim nga Bordi. Megjithatė, sipas zėvendėskryeministrit Kuēi, Qeveria shumė shpejt do tė ketė nė dorė mundėsinė pėr ndryshimin e kėtyre procedurave ligjore, e bashkė me tė edhe kontrollin e menaxhimit tė mjeteve qė i jepen KEK-ut nga buxheti i Kosovės. Nivelin e llogaridhėnies e kemi parim nė qeveri dhe kjo vlen pėr tė gjithė shpenzuesit e buxhetit tė Kosovės. Njė gjė tė tillė ne do ta kėrkojmė vazhdimisht, njėkohėsisht qė me transferimin e kompetencave tė gjitha ndėrmarrjet publike do tė kalojnė nėn autoritetin e qeverisė, ka nėnvizuar Kuēi. Ai ka shtuar se pėr kėtė gjė, Qeveria do ti bėjė edhe pėrgatitjet legale, por edhe organizimet e tjera tė duhura. Edhe AKM-ja do tė bartet nėn kompetenca tė qeverisė, ka thėnė Kuēi, duke shtuar se pėr kėtė institucion do tė nxirret ligj i veēantė pėr AKM-nė, pėr ēka, sipas tij, tashmė ka kaluar njė dokument, i cili mė tepėr ka tė bėjė me ndėrmarrjet shoqėrore. Por do ta kemi edhe ligjin pėr ndėrmarrjet publike dhe tė gjitha kėto ndryshime do tė ndodhin pėrpara qershorit, ka saktėsuar Kuēi. I pyetur nėse qeveria Thaēi do tė kėrkojė raportim nga KEK-ut rreth shpenzimit tė parave tė buxhetit edhe pėr vitet e kaluara, Kuēi ka thėnė: Kjo ėshtė ēėshtje e auditimit, por ne do ti shikojmė tė gjitha, edhe raportet rreth mjeteve tė buxhetit qė i janė dhėnė nė vitet kur PDK-ja nuk ka qenė drejtuese e pushtetit. Dhe kėtė do ta bėjmė, jo nė kuptimin qė tė hakmerremi, por pėr ta respektuar dhe plotėsuar kėrkesėn ligjore. Muhamet Mustafa, kryetar i institutit pėr hulumtime zhvillimore Riinvest, ka deklaruar pėr gazetėn se as AKM-ja dhe as KEK-u nuk kanė raportuar asnjėherė deri tani nė qeveri dhe as nė Kuvend lidhur me atė se ku kanė shkuar paratė e buxhetit, me tė cilat ėshtė subvencionuar KEK-u. Sipas tij, ēdokush qė shpenzon mjetet e buxhetit, duhet tė japė llogari para Parlamentit dhe tė sjellė raport tė shkruar lidhur me atė se ku kanė shkuar kėto mjete. Ndėrkohė, Nezir Sinani, zėdhėnės nė KEK, ka pohuar se menaxhmenti aktual deri mė tani nuk ka raportuar asnjėherė nė Kuvend, lidhur me shpenzimet e parave tė buxhetit qė i janė ndarė KEK-ut. Ai ka shtuar se lidhur me paratė qė i janė ndarė KEK-ut gjatė kohės sė menaxhmenteve tė tjera duhet pyetur AKM-ja. Bazuar nė njė raport tė Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave, ku janė pėrmbledhur mjetet e buxhetit qė i janė dhėnė KEK-ut, secilin vit qė nga paslufta, shihet se nė vitin 2000 KEK-ut i janė dhėnė mbi 11 milionė e 600 mijė euro, nė vitin 2001 rreth 46 milionė euro; njė vit mė pas, mė 2002, KEK-u ka marrė rreth 103 milionė euro tė buxhetit, dhe kjo ėshtė bėrė pas avarisė sė zjarrit qė pati djegur termocentralin Kosova B. Pastaj, nė vitin 2003 KEK-ut i janė dhėnė rreth 53.5 milionė euro tė buxhetit, nė vitin 2004 rreth 27.5 milionė euro, njė vit mė pas, nė 2005-n i janė dhėnė mbi 50 milionė euro, nė vitin 2006 rreth 44 milionė euro, nė vitin 2007 rreth 54.2 milionė euro, dhe nė vitin 2008 nga buxheti pėr KEK-un janė ndarė 59.5 milionė euro, ku madje nuk ėshtė pėrfshirė huaja e paraparė pėr kėtė ndėrmarrje nė vlerė prej 94 milionė eurosh. Salie Gajtani-Osmankaq / Koha Ditore |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||