Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Raundi i 29-tė i privatizimit


PRISHTINĖ, 12 DHJETOR - Tetė ndėrmarrje shoqėrore janė shitur pėr 4.177.308 milionė euro nė valėn 29-tė tė privatizimit, ndėrsa tre ofertues kanė kaluar fazėn e parė pėr privatizimin me spin-off special tė dėrmarrjes ‘Morava e Binēės’ nė Gjilan.

Zėvendėsdrejtori i AKM-sė, Ahmet Shala, me rastin e hapjes sė ofertave ka thėnė se deri nė shkurt tė vitit 2008 pritet tė fillojė procesi i likuidimit dhe paratė nga Fondi i Mirėbesimit pėr ndėrmarrjet e shitura nė kėtė mėnyrė do t’u kthehen pronarėve tė ligjshėm. Sipas Shalės, mjetet qė do tė zhbllokohen janė ato qė janė mbledhur nga likuidimi dhe do tė bėhen edhe pagesat e para tė 80- pėrqindėshit.

Shala ka bėrė tė ditur qė nė vitin 2007 gjithsej janė tenderuar 545 ndėrmarrje tė reja, ndėrkaq janė nėnshkruar 343 kontrata. Ai ka deklaruar se viti 2007 ishte njė vit stabil pėr sa i pėrket privatizimit me gjithė problemet me kadastrėn dhe mungesėn e pėrkrahjes nga disa institucione tė Kosovės.

Sipas tij, privatizimi nė Kosovė ka pasur efekte pozitive. “Efektet e privatizimit janė ngritja e punėsimit real prej 24- pėrqindėsh dhe dhjetėfishimi i eksportit krahasuar me vitin 2003”, ka thėnė ai.

Nė anėn tjetėr ai ka pranuar qė deri tani ka pasur ngecje nė shpėrndarjen e 20-pėrqindėshit duke thėnė se nė vitin 2008 Agjencia Kosovare e Mirėbesimit do tė rrisė pėrpjekjet pėr pėrfundimin e kėtij procesi. Ai ka bėrė tė ditur se deri mė tani nga 20-pėrqindėshi janė shpėrndarė 16 milionė euro dhe janė punėsuar dymbėdhjetėmijė punėtorė. Shala ka shtuar se Komisioni Evropian ėshtė pajtuar qė tė financojė stafin e AKM-sė edhe pėr disa vite nė mėnyrė qė tė mund tė pėrfundohen proceset e filluara.

Ndėrkaq Paul Acda, shef i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, ka thėnė qė deri nė dhjetor nė fondin e privatizimit janė grumbulluar 388 milionė euro dhe pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore ka pasur nėntėdhjetėmijė ofertues. Ai dhe shefi i privatizimit nė AKM Kirk Adams kanė vlerėsuar qė AKM-ja ka bėrė njė punė tė mirė rreth privatizimit. Nė kėtė valė tė privatizimit mė sė shtrenjti janė shitur tokat bujqėsore nė Varosh dhe nė Komogllavė. Shuma totale e parave tė grumbulluara nė Fondin e Privatizimit ėshtė 4,1 milionė euro. Toka bujqėsore nė Varosh me sipėrfaqe tokėsore prej rreth 46 hektarėsh, tri kilometra nė jug tė Ferizajt ėshtė shitur pėr 922,222 euro.

Toka bujqėsore nė Komogllavė me sipėrfaqe tokėsore pėrafėrsisht 56 hektarėsh, dhe largėsi prej 5 kilometrash nga Ferizaj ėshtė shitur pėr 888,888 euro.

Ndėrkaq Supermarketi ‘Urata’ Nr 5 me sipėrfaqe prej 173 metrash katrorė nė qendėr tė Prishtinės, pėrkatėsisht nė katin pėrdhes tė ndėrtesave pėr banim nė sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ėshtė shitur pėr 698 mijė euro. Mekanizmi nė Ferizaj me sipėrfaqe prej pėrafėrsisht 3,311metrash katrorė ėshtė shitur pėr 205, 499 euro. “Bujqėsia” nė Drenoc me sipėrfaqe prej 240 hektarėsh ėshtė shitur pėr151, 700 euro.”Ndėrtesa administrative dhe toka bujqėsore Rakosh me sipėrfaqe prej afro 73 hektarėsh dhe ndėrtesa administrative afėr Istogut ėshtė shitur pėr 117,001 euro. Toka bujqėsore nė Prelez me 31 hektarė ėshtė shitur pėr 265 mijė euro dhe dyqani ‘Banana’ i Qyqavicės nė Vushtrri me njė sipėrfaqe prej rreth 36 metrash katrorė ėshtė shitur pėr 20 mijė euro.

Pėr ndėrmarrjen ‘Morava e Binēės’ e cila do tė privatizohet me spin-off special tre ofertues e kanė edhe njė raund tė garės. Ofertuesi P63 ka ofruar ēmimin prej 4.150.000 eurosh, investime prej 13.510.000 eurosh dhe punėsim tė 220 personave, P51ka ofruar ēmimin prej 4.111.100 eurosh, investimet prej 13.432.500 eurosh dhe punėsimin e 210 punėtorėve, ndėrkaq P53 ka ofruar ēmim prej 4.085.500 eurosh, 13.358.000 euro investime dhe punėsim tė 205 punėtorėve.

Marrė nga Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Raundi i 29-tė i privatizimit
Vala privatizohet nga mesi i vitit tė ardhshėm
ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail