Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Vala privatizohet nga mesi i vitit tė ardhshėm


Prishtinė, 10 djetor 2007 - Privatizimi i operatorit tė telefonisė mobile “Vala”, sipas menaxhmentit tė PTK-sė, ėshtė mė se i nevojshėm dhe duhet tė bėhet sa mė parė qė tė jetė e mundur pėr tė qenė konkurrent i barabartė nė tregun e telefonisė mobile nė Kosovė.

Drejtori i PTK-sė nė dorėheqje, Etrur Rrustemaj, thekson se “Vala” ėshtė e gatshme pėr t’u privatizuar dhe se Qeveria e Kosovės ėshtė vonuar nė kėtė drejtim. Sipas tij, vlera e kėtij operatori aktualisht sillet nga 800 mijė deri nė 1 miliard euro, prandaj ėshtė koha ideale pėr t’u shitur, kur ka arritur numrin e konsumatorėve nė 860 mijė.

”Si pjesė e PTK-sė, ky operator do ta ketė tė vėshtirė qė tė konkurrojė nė treg me operatorin e dytė tė telefonisė mobile, ngase nuk ėshtė i barabartė si ndėrmarrje publike kur pėrballet me barriera legjislative”, ka thėnė Rrustemaj. “’Vala’ ėshtė gati nė ēdo moment tė privatizohet, ngase do ta ketė
vėshtirė karshi konkurrencės pėr shkak tė barrierave legjislative qė ka si ndėrmarrje publike”. Ai hedh poshtė pohimet se privatizimin e kompanisė e pengon
Rezoluta 1244, meqė, sipas Rrustemajt, “Vala” ėshtė themeluar nė vitin 2001 dhe nuk ekzistojnė ndalesa pėr shitjen e saj me rezolutė.

Burime tė “Kohės Ditore”, brenda PTK-sė, mėsojnė se arsyeja e shpejtimit tė privatizimit tė kėsaj ndėrmarrjeje ėshtė hyrja nė treg e operatorit tė dytė tė telefonisė mobile “IpkoNet” dhe se “Vala” nuk ka kapacitet teknik tė pėrballet me konkurrencėn.

“Nė rast se nuk privatizohet ‘Vala’, brenda gjashtė muajve tė parė tė hyrjes nė treg tė operatorit tė dytė, do t’i bjerė vlera pėr 40 pėr qind, pasi qė rreth 50 pėr qind e klientėve do tė largohen”, pohojnė burime tė “Kohės Ditore”. Bordi udhėheqės i PTK-sė katėr herė radhazi ka shpallur konkurs pėr angazhimin e njė kompanie konsulente e cila do ta pėrgatiste “Valėn” pėr privatizim, por qė ka dėshtuar nė pėrzgjedhje pėr shkak tė numrit jo tė mjaftueshėm tė kompanive qė kanė konkurruar nė tender. Nė bazė tė kushteve tė tenderit ėshtė dashur qė tė konkurrojnė sė paku tri kompani, derisa nė tė gjitha rastet kanė konkurruar vetėm nga dy sosh, e qė nuk janė plotėsuar kriteret e konkursit, prandaj ėshtė dashur tė shpallet konkursi pėrsėri.

Megjithatė, mėsohet se javėn e ardhshme do tė zgjidhet kompania vlerėsuese e cila do t’ia caktojė ēmimin kėtij operatori para se tė shitet dhe ta bėjė tė pavarur nga PTK-ja. Kėshilltari qė do tė ofrojė kėshilla pėr pėrgatitjen e privatizimit do ta fillojė punėn nė janar tė vitit tė ardhshėm dhe brenda tetė javėsh duhet t’ia dorėzojė bordit raportin se ēfarė hapa duhet tė merren nė tė ardhmen me tė tria subjektet “Valėn”, Postėn e Kosovės dhe Telefoninė fikse. Zyrtari pėr informim i PTK-sė, Menduh Abazi, pranon se janė duke u bėrė pėrgatitjet pėr angazhimin e njė kompanie konsulente qė do ta pėrcaktonte
vlerėn reale tė “Valės”, konkurs ky qė sipas tij ka dėshtuar disa herė radhazi.

“Bordi udhėheqės ka aprovuar kėrkesėn e menaxhmentit pėr angazhim tė njė kompanie konsulente nga jashtė, e cila ka pėr detyrė qė ta ndajė ‘Valėn’ si njėsi tė veēantė tė biznesit dhe do tė tregojė se cila do tė jetė vlera e saj pėr privatizim”, ka theksuar Abazi. Megjithėse ende nuk ėshtė shpallur ndonjė datė se kur do tė hapet tenderi pėr privatizimin e “Valės”, zyrtarė tė PTK-sė bėjnė tė ditur se tė interesuar janė para se gjithash Telekomi austriak dhe telefonia gjermane “T-Mobile” e “Mobilkom Austria”, kompania “Vodafone” dhe shumė kompani tė tjera qė aktualisht janė nė tregun e telefonisė nė rajon.

Kreu i PTK-sė, nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore”, pati theksuar se qė nga viti 2001, kur u krijua “Vala” apo “PTK-ja” nė vitin 2000, deri nė prill tė vitit 2006 ka pasur vetėm 269 mijė konsumatorė, numėr ky qė tashmė ėshtė shumėfishuar dhe “Vala” numėron mbi 800 mijė konsumatorė.

Gjatė vitit 2006 deri nė qershor tė kėtij vitit ėshtė bėrė ristrukturimi i PTK-sė, me ē’rast janė specifikuar departamentet dhe pikat e njerėzve se ēfarė tė kryejnė. Sipas tij, vetėm gjatė vitit 2006 janė larguar diku rreth 18 kėshilltarė ndėrkombėtarė dhe janė zėvendėsuar me faktorė vendės, dhe kjo llogaritet si njėra ndėr arsyet qė PTK-ja i ka arritur kėto rezultate.

“Mė 1 prill 2006 kanė qenė 22 apo 23 kėshilltarė ndėrkombėtarė, qė do tė thotė se shumica e vendimeve prej krijimit tė PTK-sė janė marrė prej faktorėve ndėrkombėtarė. Kjo ka filluar tė ndėrrohet qė nė fillim kur e kemi marrė PTK-nė”, pati thėnė Rrustemaj.

Si produkt tė parė qė konsumatori e ka kėrkuar ka qenė lėshimi i SMS-ve internacionalė, pastaj menaxhmenti vendės gjatė njė viti ka lansuar mbi 15 produkte tė “Valės” dhe nė telefoninė fikse, si dhe nė rrjetin qendror janė shtuar mbi 300 kilometra kabllo optike.

Marrė nga Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Raundi i 29-tė i privatizimit
Vala privatizohet nga mesi i vitit tė ardhshėm
ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail