Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Buxheti mbi 1 miliardė euro


Buxheti i Kosovės pėr vitin 2008 do tė jetė 1 miliard e 27 milionė euro, ndėrsa tė hyrat 815 milionė euro. Rezervat shtetėrore janė gati zero. Nė rast tė ndonjė fatkeqėsie, qeveria lė kosovarėt nė duart e Zotit. Opozita vlerėson se qeveria po e harton buxhetin kot, ndėrsa ekspertėt rritjen e deficitit e vlerėsojnė tė rrezikshėm.

Prishtinė, 2 nėntor 2007 (Express) - Ende ėshtė aktuale rritja enorme e artikujve elementarė ushqimorė, duke filluar nga buka. Qeveria nuk pati fuqi tė reagojė, por nuk ėshtė mbushur mend. Avazi i njėjtė do tė vazhdojė edhe gjatė vitit 2008, kur do tė shtirren gati krejtėsisht rezervat, tė cilat do ta mbulojnė deficitin buxhetor.

Qeveria ėshtė pėrkujdesur sėrish tė bėjė njė sensacion gjatė fushatės zgjedhore, kėsaj radhe me peshėn e kuletės shtetėrore. Buxheti i Kosovės pėr vitin 2008 do tė jetė fiks 1 miliard e 27 milionė euro. Ministria e Ekonomisė dhe Financave (MEF) tashmė ka finalizuar draftin e kėtij buxheti dhe gjatė javės sė ardhshme pritet t'ia dėrgojė sė pari qeverisė pėr miratim e mė pas edhe Kuvendit tė Kosovės.

"Jemi nė limitet kohore. Shpenzimet buxhetore do tė jenė rreth 1 miliard e 27 milionė euro, ndėrsa tė hyrat rreth 815 apo 816 milionė euro", tha Behxhet Brajshori, zėvendėsministėr i Ekonomisė dhe Financave. Sipas tij, pėr kėto ėshtė konsultuar edhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) dhe deri tani ata nuk kanė dėrguar asnjė koment negativ. Shefi i FMN-sė pėr Kosovėn, Edgardo Ruggiero, nuk ka dashur tė komentojė kėtė me arsyetim se pėr momentin ėshtė shumė i zėnė me prioritete tjera.

Por, sipas burimeve tė Express, FMN-ja ėshtė kundėr kėsaj strukture buxhetore. Madje kjo shihet edhe nė Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve (KASH) tė pėrpiluar nga vetė MEF-i. Aty ceket qartė se nė koston rrjedhėse qeveria ėshtė marrė vesh me FMN-nė pėr njė rritje vetėm prej 43 milionė eurosh. Ndėrsa, nė bazė tė draft buxhetit, shpenzimet do tė rriten pėr 300 milionė euro. Tė hyrat e parapara prej 815 milionė eurosh janė 60 milionė euro mė tė larta se ato tė parashikuara nė KASH, duke paraqitur njė deficit tė parashikuar prej 210 milionė eurosh. Arka e shtetit rrezikon tė mbetet pa para, sepse mbi 500 milionė euro parashihet tė vilen nė kufij, ndėrsa Kosova tashmė ka liberalizuar tregun me tė gjitha vendet e rajonit prej nga vijnė pjesa kryesore e mallrave tė importuara.

Brajshori tha se paratė do tė sigurohen nga rritja e tė hyrave qė parashihet nga tė gjitha llojet e tatimeve. MEF-i ka nė dispozicion edhe suficitin e parashikuar tė kėtij viti, qė vije kryesisht nga 75 milionė euro tė paguara gjatė kėtij viti nga operatori i dytė i telefonisė mobile-Ipko Net, si dhe tepricat tjera tė cilat janė duke u krijuar si mungesė e investimeve kapitale.

Por rezervat shtetėrore me kėtė buxhet do tė zbriten edhe mė tutje. Sipas KASH-it, ato do tė ulen duke kaluar nga 17 milionė euro sa janė gjatė vitit 2007 nė vetėm 10 milionė euro mė 2008. Qeveria nuk ka bėrė tė ditur investimet nė ndonjė projekt tė madh kapital as vitin e ardhshėm. Por rritja e buxhetit ka tė bėjė mė shumė mė rritjen e pagave nė sektorin e arsimit, si dhe rritjen e pensioneve pėr kontribuuesit gati 100 pėr qind. Si vendimin pėr hartimin e buxhetit, ashtu edhe atė pėr rritjen e pensioneve, sipas opozitės, qeveria po e bėn kot.

"Kjo qeveri qė ėshtė nė fuqi nuk do tė mund ta dėrgojė buxhetin nė Kuvend. Atė duhet ta bėjė qeveria e re. Kjo nėnkupton se ne nė vitin e ardhshėm do tė hyjmė pa buxhet tė miratuar. Pėr dy muaj do tė bėhet financimi i jashtėzakonshėm i institucioneve, ndėrsa buxheti do tė miratohet tek kah fundi i marsit", tha Nazim Jashari, anėtar i Komisionit tė Kuvendit pėr buxhet nga Partia Reformiste ORA. Sipas tij, prioritetet rreth buxhetit i takojnė qeverisė sė re.

Ekspertėt vlerėsojnė se qeveria ėshtė treguar e paaftė dhe nuk ia ka bėrė hyzmetin rritjes sė buxhetit.

"Qeveria aktuale gjatė gjithė kohės nuk ka treguar aftėsi profesionale pėr tė menaxhuar mjetet publike", tha Flamur Keqa nga Oda Ekonomike e Kosovės. Ai vlerėsoi se kjo qeveri ka pasur mundėsi tė ndėrmerr reforma nė shumė sfera ekonomike me ēka do tė ndikonte realisht nė shtimin e buxhetit.

"Pėrkundėr rekomandimeve dhe kėrkesave pėr reforma tė drejtuara nga OEK-u por edhe akterė tjerė, institucionet qeveritare nuk kanė treguar gatishmėri pėr kėtė", tha Keqa. Sipas tij, sikur kėto kėrkesa tė ishin miratuar mė herėt, atėherė ai beson se viti 2008 do tė rezultonte me rritje tė tė hyrave buxhetore dhe rrjedhimisht edhe rritje tė shpenzimeve buxhetore.

"Prandaj ėshtė paradoksale dhe jo pa rrezik shtimi i deficitit", tha Keqa. Sa i pėrket ēėshtjes se a duhet ta hartojė buxhetin qeveria aktuale apo t'i lihet qeverisė sė re, Keqa tha se mė i rrezikshėm ėshtė potezi i vendimmarrjes nga aspekti profesional, sepse procesi i miratimit tė buxhetit kėrkon kohė, qė do tė thotė sė duhet inicuar mė herėt dhe i ka afatet e veta.

Gazeta Express

 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail