![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA | |||||
15.02.2013, 15:42Mbahet takimi i dytė i negociatave pėr Tregtinė e Lirė me Turqinė Grupi Negociator i Marrėveshjes pėr Tregtinė e Lirė me Turqinė qė udhėhiqet nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė ka pritur grupin negociator nga Turqia, ku pėr dy ditė me radhė ėshtė diskutuar pėr pozitat fillestare nė lidhje me produktet industriale. Deri nė takimin e ardhshėm tė negociatave, palėt u pajtuan qė tė shkėmbejnė listėn e produkteve industriale. Gjithashtu, tė dy grupet negociatore u pajtuan qė deri nė raundin e ardhshėm tė shkėmbejnė listėn e produkteve bujqėsore dhe kėrkesat reciproke pėr mbrojtjen e tyre. Kosova dhe Turqia nė kėtė raund tė negociatave shkėmbyen informacione pėr pozicionet e tyre fillestare nė sektorin e shėrbimeve. Nė kėtė drejtim ata u pajtuan qė tė promovojnė bashkėpunimin e ngushtė nė mes tė dy vendeve nė fushėn e shėrbimeve. Nė kėtė raund tė negociatave palėt pėrfunduan punėn nė tekstin pėr draftin ligjor tė marrėveshjes.Raundi i ardhshėm i negociatave do tė mbahet nė muajt e ardhshėm. Negociatat pėr Marrėveshjen e Tregtisė sė Lirė nė mes Kosovės dhe Turqisė filluan nė Shtator tė vitit 2012. Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė CEFTA-s, kėto janė negociatat e para qė Kosova ėshtė duke i negociuar si vend i pavarur. /Telegrafi/
Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½ |
||||||||||||
|
||||||||||||