![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
11.03.2012, 22:00Kosova lė gjurmė nė Berlin Konferenca e nivelit tė lartė mbi investimet nė Kosovė, e mbajtur me 7 mars nė Berlin nėn organizimin e Nismės Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) dhe institucioneve partnere, vlerėsohet tė ketė dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė fillimin e ndryshimit tė percepetimeve gjermane pėr kushtet dhe mundėsitė e investimeve dhe tė tė bėrit biznes nė Kosovė. Mbi njėqind investitorė potencial, pėrfaqėsues tė interesave tė biznesit gjerman, parlamentarė, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme Gjermane, diplomatė e vendimmarrės nga politika dhe ekonomia kanė dėgjuar dėshmi nga pėrfaqėsuesit e Kosovės, investitorėt e huaj qė tashmė kanė investuar nė Kosovė dhe nga personalitete tė rėndėsishme publike gjermane e austriake mbi aktualitetin politik dhe ekonomik nė Kosovė. Nė panelin e parė ku merrnin pjesė zėvendėskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, udhėheqėsi i Konferencės sė Sigurisė nė Mynih Wolfgang Ischinger, ish-vicekancelari austriak Erhard Busek, ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, kryetari i ECIKS Kujtim Dobruna, pėrfaqėsuasi i Ministrisė gjermane pėr Ekonomi dhe Teknologji Helge Tolksdorf si dhe drejtori i komitetit gjerman pėr marrdhėnie ekonomike Rainer Lindner, u tha se Kosova ka arritur tė krijojė njė bazė tė shėndoshė tė zhvillimit ekonomik, e cila duhet tė pėrcjellet me reforma tė vazhdueshme politike dhe ekonomike. Pėrkundėr sfidave aktuale, ekonomia e Kosovės vazhdon tė shėnojė rritje dhe tė tėrheqė investime tė huaja. Kosova, krahas Ukrainės dhe Turqisė, do tė jetė edhe sivjet njė ndėr shtetet me shkallėn mė tė lartė tė rritjes ekonomike nė Evropė. Pėr tė rritur atraktivitetin si destinacion pėr investime tė huaja, vendit i duhet tė vazhdojė me reformat nė klimėn afariste, tė forcojė sundimin e ligjit dhe tė investojė mė shumė nė arsim dhe nė mbėshtetjen e sektorit privat, u tha mes tjerash nė kėtė panel. Konferenca, qė u hap nga ambasadori i Republikės sė Kosovės nė Berlin, Vilson Mirdita dhe u pėrshėndet nga ambasadori austriak nė Berlin Ralph Scheide dhe nga pėrfaqėsuesja e Commerzbankės, vazhdoi me panelin e dytė, ku u paraqitėn storjet e suksesit tė investitorėve tė huaj. Pas fjalės hyrėse tė shefit tė IPAK, Valdrin Lluka, dhe shpalosjes sė bazės ligjore pėr investimet e huaja nga avokati Dastid Pallaska, pėrfaqėsues tė tri kompanive tė huaja qė kanė investuar nė Kosovė Pro-Credit Bank, Birra Peja/Union dhe Xella paraqitėn pėrvojat e tyre duke inkurajuar investitorėt gjermanė qė tė mos hezitojnė tė mėsyjnė tregun e Kosovės, sepse realiteti ėshtė mė i mirė se sa perceptimet ekzistuese. Konferenca ėshtė organizuar nga Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) nė vazhdėn e aktiviteteve pėr promovimin e Kosovės nė regjionin gjermanofolės, dhe ėshtė mbėshtetur nga Ambasada e Kosovės nė Berlin, Komiteti Gjerman pėr Marrdhėnie Ekonomike dhe Shoqata Gjermane pėr Evropėn Juglindore, me financim nga qeveria austriake. KOMUNIKATĖ PĖR SHTYP NISMA EKONOMIKE PĖR KOSOVĖN (ECIKS) 09.03.2012
Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½ |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||