|
Nė 2006 doganat kanė sjellur 459.6 milionė euro
Prishtinė, 2 mars 2007 - Shėrbimi Doganor gjatė vitit 2006 ka realizuar 459.6 milionė euro tė hyra pėr buxhetin e Kosovės, tha sot Petter Uoker drejtor gjeneral i SHDU-sė. "SHDU-ja ka njė rritje prej 12.5 pėr qind nė krahasim me vitin e fundit dhe atė kryesisht, pėr shkak tė rritjes sė efikasitetit nė arkėtimin, trajtimin e problemeve tė pėrmbushjes, procedurave tė thjeshtėsuara nė pėrfitim tė tregtisė dhe tė ekonomisė, si dhe parandalimin dhe luftimin efikas tė praktikave korruptive", tha Uoker.
Po ashtu Shėrbimi Doganor gjatė vitit qė shkoi ka iniciuar mbi 600 procedura pėr shkelje administrative dhe ka rritur efikasitetin e parandalimit tė korrupsionit. Ndėrsa, Naim Huruglica zėvendės drejtor gjeneral, tha se objektivat e doganės gjatė vitit 2006 kanė qenė mbledhja e tė hyrave, lehtėsirat tregtare, pėrmbushja e zbatimi i ligjit dhe ndėrtimi i kapaciteteve. Ndėrkaq, Bujar Shatri, drejtor i operimit tė tė hyrave, tha se ėshtė tejkaluar plani i tė hyrave pėr mė shumė se 34 milionė euro, nga 425.3 milionė euro, qė kishte parashikuar Ministria e Ekonomisė dhe Financave. Ai tha se doganat kanė krijuar 459 milionė euro, pėrkatėsisht 70 pėr qind, nga 656 milionė euro e buxhetit tė Kosovės. Ekrem Hajdari drejtor pėr ēėshtje ligjore, tha se gjatė vitit 2006 janė regjistruar 638 kundėrvajtje doganore, nga tė ccilat 40 janė klasifikuar si vepra penale dhe janė nė procedura nė prokuroritė pėrkatėse nė Kosovė. "Vlera potenciale e kėtyre shkeljeve besohet tė jetė mbi njė milion euro", tha Hajdari. Po ashtu kallėzime penale janė bėrė kundėr zyrtarėve doganor, pėr shkak tė dyshimit tė keqpėrdorimit tė detyrės zyrtare. Doganat gjatė vitit tė shkuar ka konfiskuar mbi katėr kilogram heroinė, 21 tonė cigare pa banderola me vlerė rreth 700 mijė euro, 130 kilogram ari tė pa doganuar me vlerė 1.3 milionė euro.
ECIKS / RTK
|