|
BE vazhdon ndihmėn nė kontrollin e Financave Publike
Prishtinė, 1 mars 2007 - Bashkimi Evropian sot nisi projektin nė vlerė prej 1.5 milion eurosh pėr tė vazhduar ndihmėn per Kontrollin e Financave Publike dhe Revizionin e Brendshėm nė Kosovė. Synimi i pėrgjithshėm i kėtij projekti ėshtė tė ngrisė kapacitetet e funksionimit tė Revizionit tė brendshėm nė tė gjitha Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės (IPVQ). Ne kuadėr tė projektit do tė ndihmohet zhvillimi dhe zbatimi i strategjisė pėr kryerjen e revizioneve tė brendshme gjithėpėrfshirėse nėpėr institucionet e Kosoves, do tė ndihmohet rishikimi i Ligjit mbi revizione tė brendshme dhe do tė identifikohen pėrmirėsimet qė mund tė bėhen nė legjislacion. Kjo gjithashtu pėrfshin zbatimin e rregulloreve si dhe mbėshtetjen e zhvillimit tė njė Plani tė Veprimit pėr zbatimin e Ligjit mbi revizionet e brendshme. Shėrbyesit civilė nė institucionet e Kosovės do tė trajnohen nė kuadėr tė njė programi gjithėpėrfshirės, si edhe do tė organizohen punėtori dhe punė praktike pėr zhvillimin e shkathtėsive tė revizorėve tė brendshėm. "Ky projekt, i cili do tė zgjasė deri nė shtator 2008, eshtė vazhdimesi e programit tė mėparshėm tė Agjencisė pėr ndėrtimin e kapaciteteve, i cili mbėshteti forcimin e funksionimit tė revizionit tė brendshėm nė tė gjitha ministritė dhe komunat", thotė Nadia Kostantini, menaxhere e programit pranė Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim. Ajo shtoi se "institucionet e Kosovės kanė nevojė pėr mbėshtetje tė mėtejme nė forcimin e kėtyre proceseve, ne menyre qė zyrtarėt publik tė menaxhojnė nė mėnyrė mė tė efektshme procesin pėr tė siguruar njė shkallė mė tė lartė tė transparencės dhe efektshmėrisė sė kontrollit financiar tė shpenzimeve publike". Pritet qė deri nė fund tė projektit, Ligji mbi Revizionin e Brendshėm dhe Strategjia e Revizionit tė Brendshėm do tė zbatohen tėrėsisht dhe Qeveria do tė ketė njė kuadėr profesional tė revizionit tė brendshėm, i aftė pėr tė pėrmbushur rolin e tij tė rėndėsishėm.
ECIKS / QIK
|