|
Bjeshkėt mbulojnė bakrin
Kompania Phelps Dodge do ti fillojė hulumtimet pėr xehen e bakrit nė Bjeshkėt e Nemuna. Bakėr dyshohet tė ketė edhe nė bjeshkėt e Pashtrikut dhe tė Sharrit. Po gjetėn bakėr, amerikanėt do ti investojnė sė paku 500 milionė euro. Janė tė interesuar tė gjithė pėr Kosovėn, tha pėr Express kėshilltari i ministrit Ēeku, Lorik Haxhiu
Prishtinė, 25 nėntor - Bjeshkėt e Nemuna, ato tė Sharrit dhe tė Pashtrikut vitin e ardhshėm mund tė mos jenė vetėm atraksione turistike dimėrore. Sipas ministrisė sė Energjetikės dhe Minierave, aty janė vėrejtur shumė anomali, disa nga kėto me sipėrfaqe me mbi 10 mijė metra katrorė sidomos nė zonėn e Pashtrikut, tė cilat pėrmbajnė mbi 1 pėr qind bakėr.
Se a ekziston njė pasuri e vėrtetė e bakrit nė nėntokėn e kėtyre bjeshkėve, do ta hulumtojė prodhuesi mė i madh i bakrit nė botė, kompania amerikane Phelps Dodge.
Ata kanė paralajmėruar se nėse del qė nė Kosovė ka bakėr, atėherė do tė investojnė direkt nė Kosovė mbi 500 milionė euro, tė mjaftueshme, sipas tyre, pėr ndėrtimin e njė mega-miniere tė bakrit.
Hulumtimet Phelps Dodge duhet ti fillojė domosdoshmėrisht brenda 90 ditėsh, kohė tė cilėn e parasheh edhe licenca pėr hulumtime. Alexander Valenta, pjesėtar i Komisionit tė Pavarur pėr Miniera dhe Minerale, tha se vite me radhė kanė dyshuar se regjioni ėshtė i pasur me resurse tė bakrit.
Pėrpos Phelps Dodge janė tė interesuara edhe disa firma tė mėdha qė merren me minerale, si pėr
bakėr ashtu edhe pėr minerale tjera. Presim interesim edhe mė tė madh gjatė muajve tė ardhshėm, tha Valenta.
Sipas tė dhėnave tė MEM, vetėm disa nga lokacionet nė Kosovė janė verifikuar me shpime hulumtuese.
Nė ultabazitet e Gjakovės dhe Rahovecit gjatė hulumtimit tė kromit janė hasur dukuritė e mineralizimit kompakt tė bakrit (Cu) nė asociacion me kromin, hekurin, nikelin dhe kobaltin.
Bakri ėshtė njė risi nė nėntokėn kosovare, ngase sėshtė eksploatuar asnjėherė nė Kosovė. Ky metal nė bursėn ndėrkombėtare ėshtė ndėr mė tė kėrkuarit, pas atyre qė janė eksploatuar dekada me radhė nė Kosovė si ari, argjendi, plumbi dhe nikeli. Lorik Haxhiu, kėshilltar i ministrit tė Energjetikės dhe Minierave Ethem Ēeku, tha pėr Express se shpimet pėr hulumtimin e bakrit do tė bėhen nė fillim tė vitit tė ardhshėm nė Kosovėn verilindore.
Si lokacion fillestar pėrmenden Bjeshkėt e Nemuna. Shpresojmė tė gjejnė diēka. Kryesorja ėshtė se Kosova ka hyrė nė vėmendje tė kompanive tė mėdha, tha Haxhiu i sapokthyer nga konferenca Minierat dhe Paratė, qė u mbajt nė Londėr. Sipas Haxhiut, nė atė conference njė nga pyetjet mė tė shumta qė u ėshtė bėrė pėrfaqėsuesve kosovarė nga kompanitė e fuqishme ndėrkombėtare nė fushėn e energjetikės dhe minierave, ka qenė stabiliteti politik i Kosovės. Ata ishin shumė mirė tė informuar pėr bisedimet pėr statusin. Kosovėn e njohin edhe nėpėrmes Trepēės dhe Ferronikelit, dhe e kanė pėrshėndetur privatizimin e kėtij tė fundit, tha Haxhiu. Ai theksoi se pėrpos interesimit pėr minerale, tė gjithė janė tė interesuar edhe nė fushėn e energjetikės.
Nė kėtė konferencė kanė marrė pjesė tė gjithė drejtorėt e kompanive qė merren me teknologjinė e minierave dhe bankave tė ndryshme. Nga Kosova pos Haxhiut morėn pjesė edhe ministri Ēeku, zėvendės kryeadministratori Ruecker dhe pėrfaqėsues tė AKM Ministri Ēeku ka bėrė njė prezantim pėr Kosovėn dhe mundėsitė e saj pėr njė tė ardhme nė sektorin e xehetarisė.
Delegacioni ka biseduar me mjaft kompani tė interesuara pėr tė investuar nė Kosovė, si amerikane ashtu edhe evropiane.
Marrė nga Gazeta Express
Autorė: Viktor Buzhala, Kushtrim Ahmeti
|