Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit


PRISHTINĖ, 23 SHTATOR – Vendimi i Kėshillit Ekonomik Fiskal pėr heqjen e tarifave doganore pėr importin e grurit dhe tė miellit ėshtė pėrshėndetur nga Oda Ekonomike e Kosovės ndonėse kohė mė parė ajo ka kėrkuar shuarjen e KEF-it.

Kėtė vendim e kanė pėrkrahur edhe prodhuesit e mėdhenj tė miellit, derisa pėr prodhuesit e vegjėl do tė jetė njė shtytės drejtė falimentimi. Safet Gėrxhaliu nga OEK-u thekson se duke pasur parasysh se nė treg ėshtė krijuar njė kaos dhe pėr tė minimizuar atė njė hap i tillė i Qeverisė vlerėsohet pozitiv. “Pasi qė nuk pėrmbushet nevoja me grurė nga prodhimi vendės nė Kosovė, heqja e taksave pėr importin e grurit dhe miellit bėhet pėr mbrojtjen e popullatės”, ka thėnė Gėrxhaliu. Sipas tij, situata e krijuar me ēmime tė larta tė bukės ka qenė mė tepėr spekulim i tregtarėve, mirėpo tashmė janė krijuar tė gjitha parakushtet pėr tė zbritur ēmimin e bukės.

Ai nuk ėshtė optimist se qytetarėt do tė kenė mundėsi tė blenė bukė me ēmim tė njėjtė sikur edhe para tė shtrenjtohej, por kjo mbetet nė kompetencė tė tregtarėve, tė cilėt sipas tij kanė qenė shkaktarė tė krijimit tė kaosit me miell. Lidhur me atė se importi i miellit pa doganė do ta dėmtojė biznesin kosovarė, posaēėrisht prodhuesit e miellit, Gėrxhaliu thekson se nuk do tė ketė ndikim nė kėtė drejtim, por duhet tė ketė njė kontroll mė tė lartė institucional.

Nė anėn tjetėr, vendimi i KEF-it, ėshtė i mirėseardhur vetėm pėr prodhuesit e mėdhenj tė miellit, tė cilėt tashmė do tė pėrballen me njė konkurrencė mė tė lartė pėr tė cilėn thonė se janė tė pėrgatitur. Mirėpo, prodhuesit e vegjėl, ka rrezik tė pushojnė sė funksionuari karshi importit tė miellit nga jashtė, pėr shkak tė kostos sė prodhimit dhe sasisė sė vogėl tė pėrpunimit. Zėvendėsdrejtori i pėrgjithshėm i kompanisė “M&Sillosi”, Adnan Merovci, pohon se sa i pėrket afarizmit vendimi i KEF-it ėshtė pozitiv dhe e mirėpret atė, megjithėse duhet tė jetė e qėndrueshme edhe pėr miell edhe pėr grurė, pėrndryshe thotė se do tė krijojė telashe.

“Nė pėrgjithėsi ky ėshtė njė gjest i mirė, pėr qytetarėt e Kosovės dhe pėr afarizmin dhe e mirėpresim heqjen e doganės pėr grurin dhe miellin, por duhet tė jetė i qėndrueshėm pėr tė dy produktet, sepse nėse lejohet vetėm mielli atėherė na dėmton neve prodhuesve”, thotė Merovci. Gjithashtu, sipas tij, efektet e heqjes sė kėtyre taksave tė miratuara, do tė paraqite nė treg sapo tė filloj tė implementohet ky vendim, me qė rast duhet tė zbresin edhe ēmimet e bukės. Kompania e tij, sipas Merovcit, ėshtė e gatshme t’i bėjė ballė importit nga jashtė mirėpo shumė mullinj mė tė vegjėl do ta pranojnė me vėshtirėsi njė gjė tė tillė pėr shkak tė kapaciteteve tė vogla prodhuese qė kanė.

Kėtė e pranon edhe pėrfaqėsuesi i shoqatės sė mullisėve tė Kosovės, Bekim Kryeziu, njėherėsh edhe pronar i mullirit “Burimi Company”, nė Lypjan, sipas tė cilit shumė prodhues tė miellit janė para falimentimit. “Nuk ka grurė nė treg, nėse edhe njė javė vazhdon kjo gjendje atėherė mbi 100 prodhues tė miellit do tė falimentojnė”, thekson Kryeziu. Ai e ka mbyllur tashmė mullirin e tij dhe nuk prodhon, pasi qė nuk ka grurė pėr tė pėrpunuar dhe lajmi i heqjes sė taksave doganore pėr miellin dhe grurin nuk e shqetėson shumė, por ka frikė se rrugėn e tij do ta trasojnė edhe shumė prodhues tė tjerė.

ECIKS / Marrė nga Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Luten pėr embargo
I zmadhojnė borxhet
Gjysma e PBB-sė nga sektori privat
Serbia fiton n`kurriz tė Kosovės
Shtrenjtohet buka



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail