Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Gjysma e PBB-sė nga sektori privat


PRISHTINĖ, 22 TETOR 2007 - Zhvillimi i sektorit privat dhe evitimi i barrierave teknike dhe legjislative, qė aktualisht e bllokojnė kėtė sektor, do tė jenė sfidat kryesore tė qeverisė sė re, qė do tė krijohet pas zgjedhjeve tė nėntorit. Nė debatin e organizuar tė hėnėn nga UNDP-ja rreth zhvillimit tė sektorit privat me partitė politike tė Kosovės, dhe me rastin e publikimit tė tretė tė buletinit informativ “Zhvillimi dhe transicioni”, ekspertė vendorė dhe ndėrkombėtarė tė ekonomisė rekomandojnė qė pas zgjedhjeve tė nėntorit, qeveria e re tė ketė nė prioritet krijimin e njė mjedisi tė qėndrueshėm ekonomik.

Ekspertėt e ekonomisė nė kuadėr tė partive politike kanė vlerėsuar se transicioni pėr Kosovėn ka filluar shumė vonė dhe si ekonomi e ish-sistemit komunist dhe shoqėri e dalė nga lufta, Kosova mbetet sfidė, jo vetėm nė fushėn e zhvillimit ekonomik, por edhe nė atė tė pėrcaktimit politik nė duart e bashkėsisė ndėrkombėtare. Pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i UNDP-sė nė Kosovė, Frode Maurig, ka pohuar se pėrfaqėsuesit e partive politike, tė cilėt do tė krijojnė qeverinė e re, duhet ta trajtojnė sektorin privat ashtu si bizneset qė i trajtojnė klientėt e tyre, si dhe tė krijojnė njė mjedis tė qėndrueshėm pėr zhvillimin e Kosovės.

“Edhe pse Kosova ka baza tė forta pėr zhvillimin e sektorit privat, siē ėshtė korniza ligjore dhe rregullative e bazuar nė praktikat mė tė mira tė cilat janė nė pėrkrahje tė biznesit privat, Kosova ėshtė e mbėshtetur kryesisht nė tregti qė e bėn njė vend me vėshtirėsi tė mėdha pėr tė gjeneruar aktivitetin ekonomik, rritje dhe vende tė punės”, ka theksuar Mauring. Sipas tij, pėr zhvillimin e kėtij sektori, Qeveria duhet t’u ofrojė pėrkrahje mė tė madhe bizneseve tė cilat do tė rrisin prodhimtarinė vendėse dhe do tė zvogėlojnė shkallėn e lartė tė deficitit tregtar qė aktualisht llogaritet tė jetė 50 pėr qind e bruto produktit tė brendshėm.

Ndėrkaq, Isa Mustafa, kandidat pėr kryetar tė Komunės sė Prishtinės nga Lidhja Demokratike e Kosovės, theksoi se problemi themelor qėndron nė faktin se transicioni nė Kosovė ka filluar shumė vonė, megjithatė, sektori privat e ka bėrė tė veten. Sipas tij, sektori privat ėshtė njė faktor, i cili do tė mundėsojė integrimin e ekonomisė sė vendit me ekonominė rajonale dhe me atė evropiane. Ai konsideron se sikur Kosova ta kishte statusin e zgjidhur, do tė kishte njė qasje mė tė mirė nė institucionet financiare ndėrkombėtare dhe ky sektor do tė ishte shumė mė komod. “Sektori privat merr pjesė nė krijimin mbi gjysmės sė produktit tė brendshėm bruto (PBB) tė Kosovės, po ashtu merr pjesė nė punėsimin e pjesės mė tė madhe tė tė punėsuarve, merr pjesė nė furnizimin e tregut me produktet vendore dhe ėshtė njė faktor shumė i rėndėsishėm i zėvendėsimit tė produkteve tė cilat ne i importojmė tani me produkte vendore”, ka pohuar Mustafa.

Gjithashtu, edhe pėrfaqėsuesi i Partisė Demokratike tė Kosovės, Bedri Hamza, ka vlerėsuar se ky sektor sado profitabil pėr ekonominė e vendit, ėshtė ngulfatur nga politikat jo tė favorshme makroekonomike. Ai ka pėrmendur si barrierė taksat pėr tatimin nė fitim, prej 20 pėr qind si tė pavolitshme pėr tėrheqjen e investimeve nė kėtė sektor. “Tė gjithė investitorėt janė tė interesuar pėr profit dhe nuk vjen askush me humb profitin kėtu pėr shkak tė taksave tė larta”, ka thėnė Hamza.

Drejtoresha e organizatės “Sheera”, Mirlinda Kusari, gjatė prezantimit tė njė pėrmbledhjeje lidhur me zhvillimin e sektorit privat nė ekonominė nė transicion, ka vlerėsuar se gjendja aktuale e sistemit tė furnizimit me rrymė duhet tė pėrmirėsohet, nėse sektori privat dėshiron tė bėhet udhėheqės i rritjes ekonomike nė Kosovė.

“Regjimi prej pesė orė me rrymė dhe njė pa tė mund tė jetė sė paku i pranueshėm pėr konsumatorėt vendorė dhe kompanitė e vogla tregtare, por edhe barrierė e madhe pėr zhvillimin e industrive prodhuese qė do tė gjenerojnė pasuri tė vėrtetė pėr popullin e Kosovės”, ka thėnė Kusari. Lidhur me pohimet se ēėshtja e pazgjidhur e statusit tė Kosovės ėshtė duke mbajtur peng zhvillimin ekonomik tė vendit, Gėzim Kiseri, ekspert pėr ēėshtje ekonomike, pohon se jostabiliteti aktual politik ėshtė duke pasur njė ndikim tė lartė mbi ekonominė e Kosovės.

Gjithashtu, sipas tij, dykuptimėsia e ligjeve dhe mosefikasiteti i gjyqėsorit janė duke shkaktuar probleme enorme dhe pėr kėtė ai ka kėrkuar qė Qeveria e Kosovės pas statusit tė shtrojė si nevojė urgjente krijimin e njė strategjie pėr tė definuar se mund ta promovojė zhvillimin privat.

Marrė nga Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

I zmadhojnė borxhet
Gjysma e PBB-sė nga sektori privat
Serbia fiton n`kurriz tė Kosovės
Shtrenjtohet buka
FMN-ja do tė reformohet



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail