|
Shtet social
Prishtinė, 1 tetor 2007 Derisa pėr zhvillimin e sektorit tė arsimit dhe shėndetėsisė, qeveria e Kosovės ka planifikuar qė deri nė vitin 2010 tė shpenzojė hiq me shumė se 49,5 pėrkatėsisht 55 milionė euro, ajo pėr financimin e shpenzimeve sociale ka paraparė qė deri nė kėtė vit tė shpenzojė 156,3 milionė euro.
Kėto tė dhėna pėr shpenzimet qeveritare deri nė vitin 2010 janė paraqitur nė dokumentin e Kornizės afatmesme tė shpenzimeve (KASH), e cila ėshtė pėrgatitur nga ekspertė tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave (MEF), USAID-it, Zyrės pėr ēėshtje fiskale tė UNMIK-ut dhe Bankės Botėrore. Kjo kornizė, gjithashtu, para dy javėsh ėshtė miratuar edhe nga Kėshilli Ekonomik Fiskal (KEF).
Sipas KASH-it, prioritetet tė cilat qeveria e Kosovės i ka quajtur si relevante pėr t'u financuar deri nė vitin 2010 janė: sundimi i ligjit dhe qeverisja, energjia, arsimi, transporti, bujqėsia si dhe zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i shėrbimeve mė efektive publike. Nė kategorinė e shpenzimeve sociale, pėr tė cilėn janė paraparė shpenzime rreth 156 milionė, prioritet kryesor do tė jetė rritja e pensionit bazė. Pėr kėtė kategori tė shpenzimeve sociale ėshtė paraparė qė deri nė vitin 2010 tė shpenzohen 16 milionė euro.
Pjesa tjetėr e buxhetit tė kategorisė sė shpenzimeve sociale, sipas KASH-it do tė pėrdoret pėr financimin e shpenzimeve kapitale tė kėsaj kategorie, krijimin e teknologjisė informative pėr tė gjitha qendrat e punės sociale, pėr ndihma familjeve tė martirėve tė luftės si dhe pėr financimin e programeve tė reja. Ndėrkaq sa i pėrket zhvillimit tė sektorit tė arsimit, qeveria e Kosovės ka paraparė qė nga shuma e pėrgjithshme qė janė ndarė pėr kėtė sektor (49,5 milionė euro), 10.1 milionė t'i shpenzojė pėr ndėrtimin e shkollave tė reja. Pjesa e mbetur ndėrkaq do tė investohet nė ndėrtimin e konvikteve dhe sallave sportive, ndėrtimin e objektit tė institutit, ndėrtimin e shkollės speciale nė Prishtinė, si dhe pėr blerjen e pajisjeve laboratorike dhe librave pėr fėmijėt e dėshmorėve. Pėr zhvillimin e sektorit tė shėndetėsisė nė Kosovė, qeveria ka planifikuar qė deri nė vitin 2010 tė shpenzojė 55 milionė euro shtesė, tė cilat kryesisht do tė investohen nė pajisje mjekėsore, nė renovimin e nyejve sanitare nė repartin e neurologjisė dhe repartit koronar, nė hartimin dhe zbatimin e programit kombėtare pėr shėndetin e nėnave dhe fėmijėve tė porsalindur si dhe pėr sigurimin e cilėsisė tė ujit tė pijes.
Gjithashtu nė Kornizėn afatmesme tė shpenzimeve pėr tri vitet e ardhshme ėshtė paraparė edhe zhvillimi i sektorit tė transportit, pėr tė cilėn fushė janė ndarė 62,1 milionė euro, zhvillimin e sektorit tė bujqėsisė, pėr tė cilin deri nė vitin 2010 janė paraparė tė shpenzohen rreth 8.1 milionė euro si dhe sektori privat dhe ai i ujit dhe mjedisit.
ECIKS / KosovaLive
|