|
AKM: Shitja e ndėrmarrjeve ėshtė kryer me rregull
PRISHTINĖ Pas reagimeve tė disa ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė dhe posaēėrisht tė Bashkėsisė sė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės lidhur me privatizim e ndėrmarrjeve tė para kosovare, pėrfaqėsuesit e AKM-sė dhe tė USAID-it kanė pėrkrahur procesin e privatizimit dhe kanė pohuar edhe njė herė se ndėrmarrjet janė shitur aq sa ėshtė vlera e tyre reale nė treg.
Lideri i USAID-it, Dale Pfeiffer, ėshtė shprehur pėr Koha Ditore se dyshimet e shfaqura pėr manipulimet e mundshme gjatė tenderimit janė tė pabaza, ngase gjithēka ka shkuar sipas rregullave tė shkruara. Pfeiffer ka ftuar kosovarėt qė me veprimet e tyre tė mbėshtesin AKM-nė nė procesin e privatizimit.
Zėvendėsmenaxheri i AKM-sė, Ahmet Shala, ka deklaruar pėr tė njėjtėn gazetė se kundėrshtimi i procesit tė privatizimit ėshtė edhe kundėrshtim i pavarėsisė sė saj. Nė njė intervistė tė botuar nė numrin e djeshėm, Shala ka mbrojtur shitjen e ndėrmarrjeve tė para me arsyetimin se nė ekonominė e tregut vlerat caktohen nga ligjet e natyrshme e jo nga ministritė apo zyrat politike, siē ishte rasti nė sistemin komunist. Shala ėshtė mjaft i sigurt se procesi i privatizimit nuk do tė dėshtojė, ngase Kosova me Institucionet e saj dhe forcat vendimmarrėse ėshtė nė gjendje tė ēojė kėtė proces pėrpara drejt suksesit tė plotė.
ECIKS (K.D.)
|