Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Hapen ofertat pėr rrethin e tetė tė privatizimit


Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) zhvilloi sot nė Prishtinė ceremoninė e hapjes sė ofertave pėr rrethin e tetė tė privatizimit. Nė kėtė rreth, ku bėjnė pjesė 12 ndėrmarrje shoqėrore prej tė cilave do tė krijohen 15 ndėrmarrje tė reja, janė paraqitur 102 ofertues. “Qeveria e Kosovės ėshtė e kėnaqur me ecurinė e procesit tė privatizimit, dhe Agjencia pėr promovimin e investimeve, pritet tė ndikojė pozitivisht nė tėrheqjen e investimeve tė huaja”, u shpreh ministri i Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugolli

Prishtinė, 12 tetor 2005 - Pėr 12 ndėrmarrje tė rrethit tė tetė tė tenderit tė privatizimit, prej tė cilave do tė krijohen 15 ndėrmarrjeve tė reja, janė paraqitur 102 oferta. Rrethi i parė i hapjes sė ofertave ėshtė zhvilluar, por blerėsit e pėrkohshėm tė kėtyre ndėrmarrjeve pritet tė shpallen pasdite, nė rrethin e dytė tė ofertimit, ku ofertuesit do tė mund tė ngritin ēmimin e ofertave. Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, drejtori i bordit tė AKM-sė, Joachim Ruecker u shpreh se privatizimi nuk ėshtė proces aspak i lehtė, por falė angazhimit tė personelit tė AKM-sė dhe bordit tė kėsaj agjencie, ky proces tani po rrjedh mjaft shpejt: “Kjo ėshtė njė mundėsi e mirė pėr ekonominė e Kosovės dhe investimet private. Personeli i AKM-sė dhe bordit ka punuar shumė qė tė pėrgatisė ndėrmarrjet pėr privatizim, dhe nuk ka qenė aspak e lehtė, pasi ka pasur edhe mjaft ankesa pėr pronėsinė e disa ndėrmarrjeve”. Ruecker u bėri thirrje ofertuesve qė kanė ankesa qė tė drejtohen pranė odės sė veēantė, dhe theksoi se gjatė javėve tė ardhshme do tė mund tė kompletohen disa rrathė tė privatizimit.

Ndėrsa ministri i tregtisė dhe industrisė, Bujar Dugolli tha se qeveria ėshtė e kėnaqur me ecurinė e privatizimit, dhe ėshtė angazhuar pėr profesionalizimin e politikave operuese tė kėtij procesi: “Njėkohėsisht qeveria ėshtė duke bėrė njė punė tė madhe dhe themelimi i Agjencisė pėr promovimin e investimeve ndikon pozitivisht nė koordinimin e punėve, qė sa mė shumė tė ofrojmė investitorė tė huaj qė tė marrin pjesė nė procesin e privatizimit, dhe tė vijnė kompani serioze pėr tė investuar nė Kosovė. Sfida dhe vėshtirėsi ka por janė tė kalueshme”. Dugolli premtoi angazhim tė vazhdueshėm pėr dinamikėn e mėtejshme tė kėtij procesi.

Nė rrethin e tetė, do tė privatizohen: Ndėrmarrja e re “Flamme-ing” nė Prizren, “Komuna” Prizren, “ Metal Holding” nė Lypjan, “KosovaTex” nė Prishtinė, “28 Nėntori” nė Gjilan, “Kosovatrans”- Kamenicė, “Stacioni i Veterinės” nė Vushtrri, “IMB” nė Mitrovicė, Restorant “Peja”, Hotel “Korzo” si dhe “Kombinati i Lėkurė Kėpucėve” nė Pejė.

Rrethi i ardhshėm do tė mbahet nė dhjetor, ndėrkaq nė janar pėrmes metodės sė spin-offit special do tė shiten ndėrmarrjet qė konsiderohen margaritarė tė ekonomisė sė Kosovės, si miniera e Goleshit, “Birraria e Pejės” dhe hoteli Grand. Data e parakualifikimit pėr kėto ndėrmarrje ėshtė 11 janari 2006, raundi i parė i ofertimit ėshtė caktuar mė 18 janar, ndėrsa raundi i dytė mė 25 janar 2005. Nesėr pritet qė Bordi i AKM-sė tė shpall rrethin e dhjetė tė privatizimit, ndėrkaq nga rrethi i nėntė e tutje pritet tė mbahet vetėm njė rreth i dorėzimit tė ofertave.

ECIKS / RTKLive
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit
Ritme tė shpejta ndėrtimi nė autostradėn Durrės-Kukės



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail