|
U prezantua Strategjia e Zhvillimit tė Sektorit Privat
Promovimi i Agjencisė pėr promovimin e investimeve nė Kosovė u bė nė njė konferencė tė mbajtur nė Prishtinė, nė tė cilėn u prezantua Strategjia e Zhvillimit tė Sektorit Privat, e cila ėshtė vlerėsuar pozitivisht nga ministri Bujar Dugolli si dhe pėrkrahėsit e saj nga Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim, USAID-i si dhe Banka Botėrore.
Prishtinė, 13 shtator 2005 - "Krijimi i Agjencisė pėr Promovimin e Investimeve nė Kosovė ishte njė nga rekomandimet kyēe tė strategjisė pėr zhvillimin e sektorit privat. Me kėtė agjenci, synohet ngjallja dhe rimėkėmbja e ekonomisė kosovare, me rritje tė investimeve tė huaja dhe njėkohėsisht shtimin e eksportit" tha me rastin e shefi ekzekutiv i kėsaj agjencie, Ejup Fejza."Tani investitorėt e huaj e kanė vendin ku do ti adresojnė ēėshtjet me interes pėr ta, duke filluar nga taksat, rryma elektrike, procedurat doganore, regjistrimi dhe licencimi i bizneseve", tha Fejza. Strategjia e zhvillimit tė sektorit privat nė Kosovė realizohet me pėrkrahjen e Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim me rreth 2 milionė euro, pastaj tė USAID-it, Bankės Botėrore etj. Ministri Bujar Dugolli duke iu falėnderuar kėtyre donatorėve, u shpreh se strategjia ėshtė nė interes jo vetėm tė biznesit por edhe tė popullit tė Kosovės. Qasja e koordinuar si njė rast unik pėr Kosovėn ka mbėshtetjen e plotė tė donatorėve kryesorė. Kjo strategji ėshtė e orientuar nė mėnyrė tė fuqishme drejt inkurajimit tė eksportit dhe investimeve tė huaja tė drejtpėrdrejta dhe ministria tashmė ka krijuar agjencinė pėr promovimin e investimeve dhe si rezultat, donatorėt tashmė janė zotuar se do ta mbėshtesin agjencinė, tha ministri Dugolli. Rekomandimet tjera tė strategjisė pėr zhvillimin e sektorit privat, janė edhe krijimi i zonės sė tregtisė sė lirė dhe inkubatorėt, puna intensive me njė rreth tė ngushtė tė kompanive me kapacitet dhe ambicie, pėrmirėsimi i mundėsive financiare pėr bizneset e sektorit privat etj.
ECIKS / RTKLive
|